Author: korrektpress

Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka zhvilluar takim me Kryeprokurorin e Shtetit, Zejnulla Gashi, ku është diskutuar për forcimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në mbrojtje të interesave ekonomike dhe financiare të Kosovës.Gjatë takimit, Llugaliu e ka uruar Gashin për marrjen e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ndërsa ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Doganës së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit ekonomik e financiar.Në fokus të diskutimeve ka qenë intensifikimi i koordinimit institucional për parandalimin, zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale, veçanërisht atyre që lidhen me kontrabandën, evazionin fiskal, ekonominë…

Read More

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në “Click” të “RTV21” ka thënë se Marrëveshja e Ohrit ishte zgjidhja më e mirë për kohën, duke theksuar se ajo ishte kompromis.“Zgjidhje më të mirë për kohën sesa Marrëveshja e Ohrit nukkishte. Marrëveshja e Ohrit është e kompromisit, sepse palëtkanë qenë ndërluftuese. Zhvilloheshin luftime të ashpra, bombardime, pozicione ndërhynte komuniteti ndërkombëtar. Delegacioni i parë që e kemi takuar ka qenë përfaqësuesi i NATO-s”, tha Ahmeti.Ai tutje tha se marrëveshja është nënshkruar në dy faqe tëndryshme.“Marrëveshja është nënshkruar në dy faqe të ndryshme”, tha ai.Tutje, Ahmeti tha se shqiptarëve iu ishte mohuar çdo e drejtënë…

Read More

Shumë prindër të rinj përjetojnë “të qarën fantazmë” – ekspertët e lidhin me ndryshimet në tru, mungesën e gjumit dhe gjendjen e shtuar të alarmit pas lindjesNë javët e para pas lindjes së vajzës sime, mendova se po humbisja kontrollin. Pothuajse sa herë që hyja në dush, më dukej sikur e dëgjoja duke qarë.Dilja me nxitim nga dushi, me shampon ende në flokë dhe me gjurmë uji nëpër qilim, vetëm për ta gjetur foshnjën në krevatin pranë shtratit, të qetë, me sytë mbyllur dhe duke fjetur thellë.Kjo më ndodhi për muaj të tërë. Nuk e mbaj mend saktësisht kur pushoi,…

Read More

Abdullah Prapashtica, një nga figurat e hershme të organizimit politik shqiptar në Kosovë, ka rrëfyer në emisionin “Dosjet” në RTVDukagjini për rrethanat që, sipas tij, çuan në angazhimin e tij politik dhe në krijimin e një organizimi të ri në vitet ’70.Prapashtica ka thënë se rrethanat historike të asaj kohe ndikuan në vendimin e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij për t’u organizuar politikisht.“Mendoj që rrethanat historike të cilat mbretëronin atëherë ishin ato që diktuan kursin të cilin unë e mora bashkë me shokët e mi. Kosova doli nga ajo errësira e kohës së Rankoviqit dhe filloi të bëjë një…

Read More

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka konfirmuar se talenti i ri i mbrojtjes, Ifeanyi Ndukwe, duhet të largohet në huazim, pavarësisht paraqitjeve mbresëlënëse gjatë fazës përgatitore.Van Dijk, i cili zhvilloi ndeshjen e tij të parë miqësore para sezonit pas pushimeve të zgjatura pas Kupës së Botës 2026, foli për potencialin e mbrojtësit të ri. Kapiteni i “Reds” zbuloi gjithashtu se ka biseduar me Ndukwe gjatë ditëve të fundit.“Është një talent i madh, një djalë i madh”, deklaroi Van Dijk, duke vlerësuar veçanërisht gatishmërinë e tij për të mësuar dhe për t’u përmirësuar. Megjithatë, mbrojtësi holandez pranoi se rregulloret administrative…

Read More

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të produkteve të naftës. Naftëtarët kanë thënë se ky vendim po i dëmton rëndë bizneset, po e cenon konkurrencën e lirë dhe nuk po sjell përfitime reale për konsumatorët. “Vendimi nuk plotëson asnjërin nga kriteret e përcaktuara në nenin 15 të Ligjit nr. 08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. Gjithashtu është në kundërshtim Udhëzimin Administrativ (QRK) nr. 03/2022, sipas të cilit masa të tilla mund të zbatohen për një periudhë maksimale prej 90 ditësh”, thuhet në reagim. Shoqata ka…

Read More

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, po shijon disa ditë pushimi në Ibiza, Spanjë.Ai ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa pamje nga qëndrimi i tij në këtë destinacion të njohur turistik, duke treguar momente nga atmosfera dhe ditët e relaksit.Pas eksperiencës së tij në Big Brother VIP Kosova, ku arriti të triumfojë në finalen e madhe, Londrimi duket se ka zgjedhur të largohet për pak nga angazhimet dhe vëmendja mediatike për të shijuar pushimet. Foto: InstagramIbiza, e njohur për plazhet, jetën e natës dhe atmosferën verore, është një nga destinacionet më të…

Read More

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për forcimin e mbikëqyrjes së aktiviteteve ekonomike që zhvillohen në mjedisin digjital.Sipas marrëveshjes, dy institucionet do të zhvillojnë inspektime të përbashkëta dhe të koordinuara ndaj bizneseve online, faqeve në rrjete sociale, portaleve mediale dhe platformave të tjera digjitale, secila në kuadër të kompetencave të veta ligjore.Bashkëpunimi mes AIP-së dhe ATK-së vjen në një kohë kur tregtia dhe ofrimi i shërbimeve përmes internetit janë në rritje, ndërsa institucionet thonë se gjatë monitorimeve dhe trajtimit të ankesave janë evidentuar raste të mosrespektimit të kërkesave për mbrojtjen…

Read More

Gjykata Supreme e Rusisë e përjashtoi partinë liberale Jabloko nga fletëvotimi në zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm, duke bllokuar atë që do të kishte qenë grupi i vetëm që bën thirrje për përfundimin e luftës së Moskës kundër Ukrainës.Vendimi i 10 gushtit, i marrë gjatë një seance ku qindra rusë, kryesisht të rinj, u mblodhën jashtë gjykatës, shoi shpresat e kundërshtarëve të luftës se do të kishin një mundësi për të shprehur qëndrimet e tyre në zgjedhjet e 18-20 shtatorit.Ai theksoi shkallën e intolerancës së Kremlinit ndaj mospajtimit, e cila është bërë edhe më e ashpër që kur presidenti…

Read More

Nuk ka asgjë sekret. Qeveria ka një qëndrim të qartë dhe të vendosur se nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar, tha zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit i RMV-së, Aleksandar Nikolloski.Nikolloski për “Sitel” tha se bllokada nga Sofja është politike dhe nuk ka të bëjë fare me progresin e reformave të vendit dhe se Maqedonia aktualisht po arrin rezultatet më të mira në aspektin e axhendës së reformave.Duke iu referuar kritikave nga opozita për qëndrimin e Kryeministrit në Bruksel, Nikolloski i quajti ato “skandaloze”, duke shpjeguar se ishte një vizitë private dhe e drejta për pushime të…

Read More