Author: korrektpress

Ish-komandanti ushtarak ukrainas Valeriy Zaluzhnyi, i cili tani është ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, ka folur për qëllimet e tij politike.Një sondazh i Ipsos i publikuar muajin e kaluar tregoi se mbështetja për Zaluzhnyin në zgjedhjet e ardhshme të mundshme ishte 23% krahasuar me 20% të Zelenskyt, që do të thotë se ai është konkurrenti më i madh i presidentit ukrainas.Zelensky më parë ka këmbëngulur se Ukraina do të mbajë zgjedhje vetëm pasi të arrihet një armëpushim, shkruan skynews.Ndërkohë, analisti politik Volodymyr Fesenko, i cili jeton në Kiev, shpjegoi se shumë ukrainas e shohin Zaluzhnyin si një figurë…

Read More

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se pas monitorimit të vazhdueshëm të cilësisë së ujit, veçanërisht në zonat që furnizohen nga burime vetanake, gjatë kësaj jave është konstatuar rritje e parametrave të turbullirës.Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj rritjeje, uji aktualisht nuk i përmbush standardet e përcaktuara për ujë të pijshëm në zonat e Opterushës dhe Hoqës së Madhe.Nga KRU “Gjakova” bëjnë të ditur se qytetarët do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim të mëtejmë lidhur me cilësinë e ujit. /Telegrafi/

Read More

SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër J.V. (83), V.Dz. (80) dhe T.A. (68), të gjithë nga Shtipi, për shkak të ekzistencës së dyshimeve të bazuara se kanë kryer vepër penale të vazhdueshme “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe vepër penale të vazhdueshme “mashtrim në marrjen e një kredie ose përfitimi tjetër”, si dhe kundër Z.S. (44) nga Shtipi për shkak të ekzistencës së dyshimeve se ajo ka kryer një vepër penale të vazhdueshme “mashtrim në marrjen e një kredie ose përfitimi tjetër”.Tre të pandehurit e parë, në periudhën nga shtatori 2012 deri në tetor 2024, në cilësinë e…

Read More

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj dy drejtuesve të mjeteve për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit, të dokumentuara përmes video-incizimeve.Sipas njoftimit zyrtar, më 15 janar 2026 një kundërvajtës ka tejkaluar ndjeshëm shpejtësinë e lejuar, duke drejtuar veturën me 186 kilometra në orë në një zonë ku kufizimi ligjor ishte 80 km/h. Shkelja është incizuar nga vetë kundërvajtësi, ndërsa më 18 shkurt 2026 ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative dhe masë mbrojtëse ndalim drejtimi për gjashtë muaj.Në një rast tjetër, më 16 shkurt 2026, në rrugën Klinë–Pejë, në fshatin Grabanicë, një autobus është…

Read More

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Ysabel Society ka nisur një iniciativë humanitare me qëllim mbështetjen e fëmijëve me autizëm.Përgjatë kësaj përiudhe, restaurantet Italian & Asian në Ysabel Society do të dhurojnë 1euro nga çdo vizitor që i frekuenton gjatë Ramazanit, duke e kthyer çdo darkë në një kontribut real për një kauzë të rëndësishme sociale.Kjo iniciativë pasqyron angazhimin e Ysabel Society për të qenë pranë komunitetit dhe për tëkontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në çështje me ndikim shoqëror. Ramazani, si muaj solidariteti dhe reflektimi, përfaqëson një moment të veçantë për të bashkuar forcat dhe për tëmbështetur ata që kanë…

Read More

Mjeku dhe nutricisti Agron Rexhepi, gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital ka ndarë këshilla të rëndësishme se si të ushqehemi gjatë muajit të Ramazanit dhe ndikimin pozitiv që ka agjërimi në shëndetin e njeriut.Rexhepi tha se gjatë pas 10 orë agjërim vjen deri procesi i glukoneugjenezës. “Çka ndodh në këtë rast. Gjatë kohë së urisë, agjërimit, në syfyr e kemi marr ushqimin e fundit. Në orët e para të paradites ato materie ushqyese që i ke marr shfrytëzohen si karburant për proceset metabolike, energji-dhënëse, por me kalimin e kohës ato shpenzohen.E tash, kur e…

Read More

MPB Maqedoni njofton se një person nga një fshat i Komunës së Zhelinës, e ka mashtruar një person tjetër nga fshati Kamjan i Komunës së Bogovinës, duke i premtuar ndihmë sociale dhe banesë sociale. Më 18.02.2026 në orën 15:00 në SPB Tetovë, një burrë 55-vjeçar nga një fshat në komunën e Zhelinës ka denoncuar se është mashtruar nga S.R. nga f. Kamjan, komuna e Bogovinës”. “Sipas denoncimit, gjatë vitit 2024 S.R. i ka premtuar të dëmtuarit se do të ndërmjetësojë që ai të marrë ndihmë sociale dhe një banesë sociale, për çka i ka paguar në disa raste një shumë…

Read More

Andrew Mountbatten-Windsor, vëllai i Mbretit Charles është arrestuar nën dyshimet për sjellje të keqe në detyrën publike.Një deklaratë nga policia tha: “Sot kemi arrestuar një burrë në të 60-at nga Norfolk me dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike dhe po kryejmë kërkime në adresa në Berkshire dhe Norfolk. Burri mbetet në paraburgim policor në këtë kohë”.Policia ka qenë duke vlerësuar akuzat se Mountbatten-Windsor – i njohur më parë si Princi Andrew – ka ndarë informacione të ndjeshme me miliarderin Jeffrey Epstein, kur ai ishte një i dërguar tregtar i Mbretërisë së Bashkuar.Policia e Thames Valley tha më parë…

Read More

Petrol Company është një nga kompanitë më të njohura dhe më të besueshme në sektorin ederivateve në Kosovë. Me mbi 30 pika të shpërndara në të gjithë vendin, në qytete të ndryshme dhe në lokacione strategjike, Petrol Company është gjithmonë pranë klientëve të saj,duke ua bërë udhëtimin më të lehtë.Prej një kohe tashmë, Petrol Company është duke punuar në një ide inovative dhe shumë tëveçantë për tregun kosovar. Kjo ide bazohet në një parim të thjeshtë, por shumë domethënëspër konsumatorin: e njëjta sasi e derivateve, por më shumë kilometra të përshkuara. Në krahasim me kompanitë e tjera të derivateve në…

Read More

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, e ka përgëzuar kryeministrin Albin Kurti për mandatin e ri në krye të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.Në letrën drejtuar Kurtit, Merz ka theksuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësor, duke vënë në pah rëndësinë e vendimeve që do të ndërmerren në proceset integruese të Kosovës.“Jam i bindur se me përvojën tuaj do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejmë euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Merz, duke shtuar se gjatë këtyre proceseve Kosova e ka një…

Read More