Author: korrektpress

Sulmuesi ynë që luan te Mallorca, aktualisht i dyti në garën për “Pichichin” e La Liga me 16 gola, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka nisur muajin e shenjtë të Ramazanit, shkruam Marca.Ramazani ka filluar mbrëmjen e së martës, më 17 shkurt, dhe do të përfundojë më 19 mars. “Ramadan Mubarak” – ka shkruar Muriqi në “story”-n e tij në Instagram.Deri në atë datë, Mallorca do të zhvillojë katër ndeshje të rëndësishme në kampionat, ndaj Celta de Vigo, Real Sociedad, Osasuna dhe Espanyol.Agjërimi nga lindja deri në perëndimin e diellit është një nga pesë shtyllat themelore të fesë islame…

Read More

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka ndezur entuziazmin e fansave duke paralajmëruar publikimin e këngës së dytë nga albumi i saj i ri në ardhje, “Dirty Blonde”, e cila do të publikohet këtë të premte. Projekti i ri titullohet “Çike Çike” dhe pritet me shumë interes, veçanërisht nga audienca shqiptare, pasi përmban vargje në shqip që tashmë janë bërë virale në rrjete sociale: “Çike çike luj belin çike, ti je një bombë, bombë atomike”.Kënga do të vijë e shoqëruar me videoklip, pasi albumi “Dirty Blonde” është konceptuar si një album vizual, ku të 13 këngët do të publikohen secila…

Read More

Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Geci, shprehu kundërshtimin e tij ndaj dyfishimit të mbështetjes financiare për katërshen e ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se ata nuk mund të konsiderohen si themelues të shtetit.“Ata nuk janë themelues të shtetit. Siç tha deputeti Tahiri, meqenëse është në përfundim, nuk konsideroj se është e arsyeshme të vazhdojmë për mbrojtje të tyre”, deklaroi Geci gjatë seancës.Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Bedri Tahiri, iu kundërpërgjigj, duke theksuar se çështja se kush është themelues i shtetit të Kosovës i përket historisë, ndërsa mbështetja shtesë për ish-krerët e UÇK-së është e nevojshme.“Sa i përket çështjes së themeluesve, mendoj se…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se sulmi në Banjskë ishte tentativë për destabilizim të Kosovës dhe se burimi i kërcënimeve në rajon mbetet qasja hegjemoniste e Serbisë.Në “Përballje Podcast” në Telegrafi, ai theksoi se rreziku për Ballkanin Perëndimor nuk është i izoluar.“Baza e vërtetë e çdo kërcënimi për siguri në Ballkanin Perëndimor qëndron te qasja hegjemoniste që politika në Serbi vazhdon ta ketë”, deklaroi Maqedonci.Duke folur për ngjarjet në Banjskë, ai e cilësoi sulmin si përpjekje për okupim të pjesës veriore të vendit.“Sulmi i Banjskës ishte tentativë për okupimin e pjesës veriore të vendit tonë nga grupe terroriste…

Read More

“Për shkak të dëshirës së kotë për një aeroplan më të madh dhe të ri për luks, Gordana Siljanovska tha sot se kolegët presidentë komentuan për moshën e aeroplanit qeveritar maqedonas dhe thanë se ishte nga koha e vëllezërve Wright. Ata thanë se aeroplani ishte i vogël, por nuk është çështje se sa të vogla janë pagat. Vetëm për aeroplanin. Cilët kolegë? Ndoshta kolegu Mickoski ose kolegu Nikolloski. Sepse mosha e aeroplanit qeveritar në Maqedoni është rreth 20 vjet. Aeroplani qeveritar kroat është më i vjetër – 27 vjet, aeroplani slloven është gjithashtu 23 vjet i vjetër, dhe të dy…

Read More

Policia ka ngritur kallëzim penal kundër S.N. (29 vjeçar) nga Rosomani për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”.Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në periudhën nga gushti 2024 deri në shtator 2025, S.N., në cilësinë e kryetarit të Komunës së Rosomanit, në dy raste ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve zyrtare dhe nga Buxheti i Komunës.Në mënyrë të paligjshme janë përfituar mjete financiare në vlerë të përgjithshme rreth 500.000 denarë, të cilat janë arkëtuar me detyrim nga përmbaruesi për një borxh personal të S.N.

Read More

Këngëtari i njohur nga Mitrovica, Blero Muharremi, po përjeton një nga periudhat më të lumtura të jetës së tij personale, pasi pritet të bëhet baba për herë të dytë. Lajmi është bërë i ditur nga burime të emisionit Prive by Liberta Spahiu, të cilat kanë zbuluar se ai dhe bashkëshortja e tij, Eronita Karavidaj, janë në pritje të një fëmije.Sipas të njëjtave burime, çifti pritet të bëhen prindër të një djali, duke shtuar kështu një kapitull të ri në jetën familjare të artistit. Kjo vjen vetëm pak muaj pasi Blero kurorëzoi dashurinë me Eronitën, duke nisur një etapë të re…

Read More

Mërgim Vojvoda ishte një nga protagonistët e ndeshjes së xhiros së 24-t në Serie A, ku Como barazoi 1-1 me AC Milan. Përveç golit, ndeshja u shënua edhe nga tensione mes trajnerëve, Massimiliano Allegri dhe Cesc Fàbregas.Ky sezon po shënon një rikthim të bukur të Comos nën drejtimin e trajnerit spanjoll, dhe në këtë sukses kontribuon edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda. Ai është pjesë e formacionit bazë dhe në përballjen ndaj Milanit tregoi aftësi të jashtëzakonshme me topin.Klubi i Comos postoi në rrjetet sociale një video ku Vojvoda driblon me elegancë lojtarët e Milanit, duke treguar teknikë dhe qetësi…

Read More

Ka ndërruar jetë Naim Krasniqi, aktivist i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka shprehur ngushëllimet dhe ka vlerësuar kontributin e tij në parti dhe në jetën publike.“Herët na paska lënë Naim Krasniqi. Naimin e kam pasur kryetar nëndege para disa viteve, e kujtoj si sot angazhimin dhe kontributin e tij për LDK-në. Ai përveçse aktivist i palodhshëm ishte familjar i përkushtuar, mik i vërtetë dhe profesionist i respektuar”, ka shkruar Bajrami.Ajo ka theksuar se, përveç angazhimit politik, Krasniqi do të kujtohet edhe për kontributin…

Read More

Donald Trump deklaroi sot në Bordin e Paqes se po zhvillohen “bisedime të mira” me Iranin, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara kanë shtuar praninë ushtarake në Lindjen e Mesme.Presidenti amerikan përmendi disa nga konfliktet që i ka zgjidhur gjatë mandatit të dytë presidencial dhe e përshkroi Iranin si “një pikë të nxehtë aktualisht”. Ai tha se përfaqësuesit e tij kanë pasur takime “shumë interesante” me zyrtarë iranianë, raporton ap.Komentet e tij vijnë në një kohë tensioni, ku bisedimet bërthamore ndërmjet Teheranit dhe Uashingtonit mbeten pezull, Irani zhvillon stërvitje ushtarake me Rusinë dhe amerikanët kanë vendosur një tjetër aeroplanmbajtëse në rajon.“Ka…

Read More