Author: korrektpress

Si pjesë e festimeve për 100-vjetorin, General Motors ka lansuar në Brazil programin Chevrolet Vintage, i cili synon restaurimin e modeleve klasike të prodhuara lokalisht për qëllime bamirësie. Projekti i parë ishte një Chevrolet Omega CD i vitit 1994, i restauruar plotësisht sipas standardeve të fabrikës. Automjeti u shit në ankand për rreth 80 mijë dollarë amerikanë – ose afërsisht 73,000 euro. – YouTube www.youtube.com GM e cilëson Omega-n si një nga makinat më luksoze të prodhuara ndonjëherë në Brazil, duke ofruar teknologji të avancuar për fillimin e viteve ’90. Restaurimi përfshiu çmontim të plotë, përdorimin e pjesëve origjinale dhe…

Read More

Çdo kilometër ka rëndësi dhe Petrol Company e di mirë këtë.Prandaj, qëndron premtimi për t’i dhënë klientëve më shumë kilometra me çdo mbushje, falë derivateve të pastra dhe teknologjisë së avancuar që përmirëson djegien e karburantit.Derivatet e Petrol Company janë projektuar për të ngritur efikasitetin e motorëve modernë.Falë përbërjes së tyre të balancuar kimikisht, ato rrisin performancën e motorit, duke ulur konsumin dhe duke lejuar që çdo litër të përkthehet në më shumë kilometra të përshkuar.Rezultati është i dukshëm qysh pas mbushjeve të para: automjeti lëviz më gjatë, më qetë dhe me më pak shpenzime.Çdo pikë karburanti është ndërtuar me…

Read More

Raportohet se një grua është sjellë pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Suharekë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:50, në Suharekë. Tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.“ Suharekë 14.12.2025-21:50. Është raportuar se në QKMF Suharekë viktima femër është sjell pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read More

Jorganxhiu 74-vjeçar në Edirne të Turqisë, Ali Biyik, e ka ushtruar profesionin e tij për 60 vjet pa e lëshuar kurrë gjilpërën dhe fillin. Biyik, me origjinë nga Trabzoni, shkoi në Eskisehir në vitin 1965 përmes të njohurve për të mësuar zanatin pasi mbaroi shkollën e mesme.Duke mësuar hollësitë e punimit të jorganëve dhe zanatin nga bashkëqytetarët e tij, ai punoi së bashku me prodhuesit e jorganëve në Stamboll dhe në qytetin e tij të lindjes përpara se të vinte në Edirne 42 vjet më parë dhe të hapte dyqanin e tij. Duke vazhduar profesionin e tij në dyqanin e…

Read More

Nvidia ka informuar klientët kinezë se po shqyrton rritjen e kapaciteteve të prodhimit për çipin e fuqishëm të inteligjencës artificiale H200, pasi kërkesa ka tejkaluar ofertën aktuale. Ky zhvillim vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA do të lejojë eksportin e çipeve H200 drejt Kinës, duke vendosur një tarifë prej 25% për këto shitje. Kompani të mëdha kineze si Alibaba dhe ByteDance kanë shprehur interes të fortë për të bërë porosi të mëdha. Megjithatë, autoritetet kineze ende nuk kanë dhënë miratimin për importin e këtyre çipeve dhe po zhvillojnë takime urgjente për të marrë një vendim. H200 është…

Read More

Një grua ka raportuar se ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën në Viti. “Person i zhdukur, Viti 14.12.2025. Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read More

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka marrë një kthesë të tensionuar mes dy banoreve, Alba dhe Bia. Përplasja mes tyre është përshkallëzuar aq shumë sa që e dyta ka paralajmëruar hapur Albën se sonte, gjatë Prime, njëra nga ato dy do të largohet nga shtëpia.Ky moment ka ndodhur pas një incidenti të vogël, i cili u bë shkak për grindjen e tyre më të madhe. BBVK/YouTubeSipas burimeve brenda shtëpisë, gjithçka nisi kur Alba i fryu tymin e cigare elektronike në sy Bias, një gjest që shkaktoi pakënaqësi dhe tension të menjëhershëm.Bia nuk ka ngurruar ta bëjë paralajmërimin…

Read More

Pesë persona janë arrestuar pasi janë përfshirë në rrahje mes vete. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:40, në fshatin Llabjan të Artanës (Noverbëdë). Tutje thuhet se të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.“Raportohet se janë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë përfshirë në rrahje mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read More

Mediat sportive në Madrid kanë nisur të shfaqin një qëndrim më mbështetës ndaj Xabi Alonsos, pas fitores 2-1 të Real Madridit në udhërim ndaj Deportivo Alaves.Kylian Mbappe dhe Rodrygo realizuan nga një gol, respektivisht në pjesën e parë dhe të dytë, duke i siguruar “Los Blancos” tre pikë të rëndësishme, një rezultat që i ka dhënë disi frymëmarrje projektit të drejtuar nga Alonso.Gazetari Emilio Contreras, në një analizë për La Tribuna, shprehu habinë e tij për mënyrën se si po vihet në dyshim trajneri spanjoll.“Jam i surprizuar që një bast trevjeçar si ai i Xabi Alonsos po vihet në diskutim…

Read More

Për shkak të rënies së mjegullave, dukshmëria është zvogëluar për 50 deri në 100 metra në rrugët Negotinë-Gradsko dhe Negotinë-Demir Kapi.Në rrugët e tjera shtetërore, trafiku zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.NP “Rrugët e Maqedonisë” u bënë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me drejtimin e automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.Në pikat kufitare, sipas njoftimit nga LAMM, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga ana Maqedonia./Telegrafi/

Read More