- Sulmohet me thikë dhe grabitet një shtetase e huaj në Prishtinë
- ESPN: Kartoni i kuq i Balogun është i diskutueshëm, vendimi mund t’i kushtojë SHBA-së
- LAMM: Komunikacioni zhvillohet në rrugë me lagështi por pa probleme
- Asnjëherë nuk duhet t’i pastroni këto sende me uthull, mund t’i dëmtoni përgjithmonë
- Policia në Rajonin e Ferizajt shqiptoi 1,744 gjoba për tejkalim të shpejtësisë gjatë muajit qershor
- Numri i të vdekurve në Venezuelë është të paktën 2,295, ndërsa kriza mjekësore zgjerohet
- Për gjashtë muaj, rreth dy mijë pacientë morën shërbime stomatologjike në QKMF “Nënë Tereza” në Klinë
- Shiu i rrëmbyeshëm në Dardani dhe Zllatar të Ferizajt shkaktoi vërshime
Author: korrektpress
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Energjisë për muajin tetor 2025 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.Sipas njoftimit bëhet e ditur se në tetor 2025 ka më pak thëngjill të prodhuar sesa në tetor 2024.”Gjatë muajit tetor të vitit 2025 energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 616.967 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 458.175 GWh apo 16.96% më i madh krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”.Po ashtu thuhet se pjesëmarrja e…
Komuna e Gjakovës njofton se ekipet e mirëmbajtjes së Rrugëve, nga KRM Çabrati, po vijojnë aksionet e pastrimit në rrugët kryesore dhe lagjet e qytetit.Sipas njoftimit, punimet kanë përfshirë rrugët: Nëna Tereze, Bardhyl Qaushi, UÇK, Ismail Qemajli, Shefki Shasivari, Vëllezërit Frashëri, Skenderbu, Enver Gjerqeku, Migjeni, Mic Sokoli, Faik Konica, Jashar Salihu, Aleksander Moisiu, Kasim Uka, Domenik Pergegaj, Luigj Pala, si dhe shetitoren e lumit Krena.Komuna apelon tek qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke i ftuar të mos bllokojnë rrugët gjatë kryerjes së punimeve, me qëllim ofrimin e kushteve sa më të sigurta dhe të pastra për qarkullim. /Telegrafi/
Citroën ka publikuar imazhet zyrtare të konceptit ELO, një MPV kompakt plotësisht elektrik që do të debutojë publikisht në Motor Show në Bruksel më 9 janar 2026. I ndërtuar mbi një arkitekturë të dedikuar elektrike, ELO ka gjatësi 4.1 metra dhe synon të ofrojë hapësirë për deri në gjashtë pasagjerë falë bazës së gjatë të rrotave dhe mbivendosjeve të shkurtra. Emri ELO i referohet tre skenarëve të përdorimit—REST, PLAY dhe WORK—që udhëheqin dizajnin fleksibël të kabinës. Nga jashtë, koncepti ndjek profilin “one-box” tipik të MPV-ve, ndërsa skema e ndriçimit me elementë LED pasqyrohet edhe në pjesën e pasme. Rrotat e…
Drin “makazze” Shaqiri ishte në top katër lojtarët më të vlerësuar në Majorin e Counter Strike 2, që u mbajt në Budapest.Natus Vincere mahniti të gjithë duke arritur deri në gjysmëfinale të Majorit, aty ku u mposht nga rivali i vjetër, FaZe Clan.Pavarësisht paraqitjes fantastike të “makazze”, FaZe bëri një përmbysje nga 1-0 në 2-1 në mape për ta siguruar biletën.Sidoqoftë, duke llogaritur rrugëtimin nga play-off i Majorit, “makazze” ka qenë lojtari i katërt më i vlerësuar me notën 1.32 në gjashtë mape.Vendi i parë, ashtu siç pritej i takon lojtarit më të mirë Danil “donk” Kryshkovets, që u vlerësua…
Një kalë i arratisur shkaktoi habi në aeroportin JFK në Nju Jork, pasi u pa duke vrapuar mes trafikut në autostradë. Dy oficerë të Autoritetit Portual arritën të ndërhyjnë, pasi kafsha kishte hyrë edhe në territorin e aeroportit. – YouTube www.youtube.com Pas disa përpjekjeve, kali u kap pa lëndime, kur iu afrua njërit prej oficerëve. Autoritetet konfirmuan se kali kishte ikur nga një qendër hipizmi pranë aeroportit dhe u kthye i sigurt në stallë. /Telegrafi/
Rreth 350 të punësuar në Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë kanë paralajmëruar se nesër do të bojkotojnë punën. Edhe pse do të jenë të pranishëm në vendet e punës, ata nuk do të lëshojnë asnjë dokument.Arsyeja e bojkotit është fakti se, sipas tyre, institucionet përgjegjëse prej një viti nuk ua nënshkruajnë marrëveshjet kolektive që do të mundësonin rritje të pagave prej 20 për qind. Ata thonë se marrin paga minimale dhe paralajmërojnë se, nëse nuk ka rritje, është i mundur edhe një grevë e përgjithshme.“Të punësuarit kanë marrë vendim që nesër, të martën, të jenë në vendet e tyre…
Ekipet e mirëmbajtjes së “Eko Regjion-it” kanë vijuar sot punimet për pastrimin e kanalit kullues në lagjen Marash të Prizrenit.Sipas njoftimit të Komunës, gjatë aksionit janë larguar mbeturinat, balta dhe materialet e grumbulluara, me qëllim parandalimin e bllokimeve dhe përmbytjeve të mundshme, si dhe rikthimin e pamjes së pastër dhe të hijshme në këtë zonë të gjelbër në qendër të qytetit.Komuna e Prizrenit thekson se këto aksione janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe sigurimin e një ambienti të pastër dhe të sigurt për qytetarët. /Telegrafi/
Secretlab ka prezantuar një karrige të re gaming në bashkëpunim me McLaren, e frymëzuar nga makinat sportive të markës britanike. Dizajni i saj bazohet te përdorimi i fibrës së karbonit, një material i lehtë dhe shumë i fortë, që McLaren e ka përdorur prej vitesh në makinat e saj. Karrigia ka një pamje sportive dhe materiale cilësore, të menduara për rehati dhe përdorim të gjatë. – YouTube www.youtube.com Ajo është e prodhuar në vetëm 100 copë në të gjithë botën, çka e bën një artikull të rrallë për koleksionistët. Dalja e parë në treg është planifikuar për 15 dhjetor. Deri…
Drejtori i Bayer Leverkusenit Fernando Carro ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij me mënyrën se si Real Madridi po e trajton Xabi Alonson, duke dërguar një mesazh të qartë mbështetjeje për ish-trajnerin e skuadrës gjermane.Pas fitores 2-0 të Bayer Leverkusenit ndaj Kolnit, Carro foli për mediat dhe theksoi se Alonso është gjithmonë i mirëpritur për t’u rikthyer në klubin gjerman.“Gjatë pauzës së ndeshjeve të përfaqësueseve, kalova një fundjavë në Madrid dhe stafi teknik, bashkë me familjen e tij, na vizituan dy herë. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Xabin, në fund të fundit, gjatë atyre tre viteve ishim si…
Ekipet e KRU “Hidrodrini” – Sektori i Kanalizimit nga Peja kanë kryer punime pastrimi dhe debllokimi në shtatë lokacione të qytetit dhe një intervenim në Njësinë e Deçanit.Siç njofton zyra për media e KRU “Hidrodrini”, intervenimet janë kryer për shkak të bllokimeve në sistem, të shkaktuara nga gjësende të ngurta, mbeturina dhe ushqime të hedhura në mënyrë të papërshtatshme, të cilat dëmtojnë funksionimin normal të rrjetit.Debllokimet kanë përfshirë rrugët: Tahir Demaj, Myrvete Maksutaj, Halil Turku, Mbreti Bardhyl, Bekim Berisha-Abeja, Serbeze Gashi dhe Luigj Gurakuqi.Sipas KRU “Hidrodrini”, qëllimi i këtyre veprimeve është përmirësimi i rrjedhshmërisë së ujërave të zeza dhe ruajtja…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari