- ZJARRI
- Kosova kërkon nga Serbia zbatimin e vendimit për kapacitetet energjetike ndërkufitare
- Vetura “fluturon” mbi një shtëpi në Bicaj të Kukësit, tre të lënduar
- ASK-ja publikon parashikimet e popullsisë dhe profilin e komunave
- Zakonet e shëndetshme gjyshërve tanë që ia vlen t’i përvetësojmë në ditët e sotme
- Pikat e grumbullimit të qumështit, ministria e Bujqësisë njofton fermerët
- Bozhinovska: Maqedonia po punon aktivisht për integrimin në tregun evropian të energjisë
- Maresca i kërkon drejtuesve të Man Cityt plotë 250 milionë euro për të kompletuar tri transferime të mëdha
Author: korrektpress
Mërgimtarët vitin e kaluar dërguan 310 milionë euro në Maqedoni, ose 2 për qind të PBV-së. Edhe pse po shënojmë suficit, dotacionet personale nga vendet e huaja për Maqedoninë në shifra absolute shënojnë rënie në vitet e fundit prej 319 milionë euro në vitin 2023 dhe 331 milionë euro në vitin 2022.Nga vendet e rajonit në shifra absolut më së shumti dotacione vitin e kaluar kishte diaspora e Serbisë, e cila ka dërguar 4.47 miliardë euro, pastaj vijon Bosnja e Hercegovina me 1.99, Kosova me 1,32, Shqipëria me 1,28 miliardë dhe Mali i Zi me 345 milionë euro.Në vitin 2024,…
Evropa është gati të udhëheqë një “forcë shumëkombëshe” në Ukrainë si pjesë e një propozimi të SHBA-së për një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, thanë udhëheqësit evropianë.Në një deklaratë, udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe tetë vendeve të tjera evropiane thanë se trupat nga një “koalicion i vullnetshëm” me mbështetjen e SHBA-së mund të “ndihmojnë në rigjenerimin e forcave të Ukrainës, në sigurimin e qiejve të Ukrainës dhe në mbështetjen e deteve më të sigurta, duke përfshirë edhe përmes operimit brenda Ukrainës”.Propozimi ishte pjesë e një pakete të re garancish sigurie, të mbështetur nga Shtëpia e Bardhë,…
Elia Zaharia lindi më 8 shkurt 1983 në Tiranë dhe që herët u formua në një mjedis artistik, duke ndërtuar një rrugëtim të qëndrueshëm mes teatrit, muzikës dhe letërsisë. Pas diplomimit në vitin 2002 në Liceun Artistik “Jordan Misja”, në degën e artit dhe skenografisë, ajo u zhvendos në Paris për të ndjekur studimet universitare dhe për të zgjeruar horizontin e saj krijues në një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të Evropës.Në vitin 2005 u diplomua në Konservatorin Kombëtar të Bordosë në art dramatik, ndërsa më pas ndoqi shkollën prestigjioze private të aktrimit Cours Florent në Paris. Studimet e…
Kosova ka qenë për një kohë të gjatë në pozicion defanziv në raport me krimet e luftës, për shkak të mungesës së dokumentimit institucional dhe të verifikueshëm.Kështu ka deklaruar drejtori i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës (IKKL), Atdhe Hetemi, në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com – YouTube www.youtube.com Sipas tij, mungesa e një arkive shtetërore të dokumentuar profesionalisht ka bërë që Kosova, ndonëse viktimë e krimeve të luftës, të mos ketë pasur mjetet e nevojshme për t’iu kundërvënë narrativave të rreme dhe propagandës nga Serbia. “Si rezultat i mungesës së dokumentimit në mënyrë të mirëfilltë dhe të institucionalizuar, Kosova…
Gjatë spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova, Olta Gixhari u shfaq me një paraqitje elegante dhe mjaft të komentuar, duke tërhequr vëmendjen që në momentin e parë të daljes së saj në skenë.Aktorja kishte zgjedhur një veshje tërësisht në ngjyrë të kuqe, një kombinim që theksonte linjat trupore dhe i jepte paraqitjes një dozë të fortë elegance dhe autoriteti. Kostumi përbëhej nga një xhakete e strukturuar, e ngushtë në bel, me detaje delikate përgjatë qepjeve dhe një dekolte të theksuar, e kombinuar me fund, që krijonin një siluetë të balancuar dhe shumë femërore. Olta Gixhari/InstagramNgjyra e kuqe, e…
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku sot do të prezantojë 110 kandidatët për deputetë dhe programin politik qeverisës nga ora 18:00 në AMC.Sipas Abdixhikut kjo listë është e përbërë me një ekip që di pse garon dhe për kë punon. Si dhe programi politik i tyre është vizion i bazuar në normalitet, zhvillim, drejtësi dhe shpresë reale për secilin qytetar.“Lista 123, është një listë e njerëzve me integritet, dije dhe përvojë; një ekip i ndërtuar për shtet, jo për propagandë. Një ekip që e di pse garon dhe për kë punon. Në këtë mbrëmje do të…
Nga koalicioni VLEN thonë se ligji për përfaqësim të drejtë ka marrë vulën evropiane dhe se së shpejti do të jetë në Kuvend.”VLEN po e mbyll njëherë e përgjithmonë një nga kapitujt më të mëdhenj të mashtrimit politik ndaj shqiptarëve: çështjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Ligji i ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është dëshmia më e qartë se ajo që për dy dekada u përdor si sllogan, alibi dhe vegël shantazhi politik, sot po shndërrohet në standard ligjor, të matshëm dhe të zbatueshëm.Për herë të parë, përfaqësimi i drejtë nuk mbetet peng i vullnetit politik të…
Trajneri i Barcelonës, Hans-Dieter Flick, komentoi komentet e Real Madridit për gjyqtarët, duke cilësuar kritikat si diçka të padrejta.Real Madridi me anë të televizionit të tyre Real Madrid TV vazhdon të bëjë presion ndaj gjyqtarëve, gjë që zakonisht zë vend në mediat botërore. Megjithatë, kjo taktikë e tyre është kritikuar nga rivali i tyre, trajneri i Barcelonës, Flick, i cili ka thënë se kjo nuk është mënyra e tij.“E dimë që gjyqtarët janë një pjesë e rëndësishme e lojës dhe nuk mund të luajmë pa ta”, ka thënë fillimisht Flick. “Të gjithë bëjnë gabime. Duhet të përqendrohemi te vetja dhe…
Ford të hënën tha se po tërheq planet e saj për automjete elektrike, një veprim që do të rezultojë në një “goditje” prej 19.5 miliardë dollarësh kundër fitimeve të saj që do të merret kryesisht në tremujorin aktual.Por duke përjashtuar këtë, kompania tha se ky duhet të jetë në fakt një tremujor mjaft i mirë për shkak të shitjeve të forta të kamionëve dhe SUV-ve të saj tradicionalë me benzinë. Ajo e rriti objektivin e saj të fitimit operativ për vitin me 7 miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.Por tërheqja e planeve të saj për automjete elektrike do të thotë gjithashtu se…
Një video e publikuar nga blogerja Zhang Kaiyi tregon momentin kur një djalë i vogël prek vazhdimisht një vitrinë në një ekspozitë në Pekin.Si pasojë, ai ka shkaktuar edhe rrëzimin e një kurore bashkë me mbulesën e saj mbrojtëse. Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi më 13 dhjetor në një ekspozitë të organizuar nga Zhang dhe bashkëshorti i saj. View this post on Instagram A post shared by Daily Express (@dailyexpress)Ajo tha se ekspozita ishte falas dhe prezantonte punime të disa artistëve.Zhang theksoi se nuk ishin shitur bileta dhe se aktiviteti nuk kishte karakter fitimprurës. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari