Author: korrektpress

Kompania Rajonale e Menaxhimit të Mbeturinave “Pastrimi” falënderon punonjësit për angazhimin e tyre në mbajtjen e pastërtisë në qytet dhe apelon tek të gjithë qytetarët që të mos hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve.Kujdesi i secilit është i rëndësishëm, pasi mbeturinat e hedhura në mënyrë të gabuar përfundojnë në deponi ilegale, duke rritur ndotjen dhe krijuar probleme për komunitetin.“Kujdesi dhe respekti për ambientin është përgjegjësi e përbashkët. Bashkë mund ta mbajmë qytetin tonë pastër dhe të sigurt për të gjithë,” thuhet në njoftimin e KRM “Pastrimi”. /Telegrafi/

Read More

Jonathan HargreavesJavën e shkuar, ministrja e financave e Mbretërisë së Bashkuar [MB], kancelarja Rachel Reeves, publikoi buxhetin për vitin 2026 dhe janë tri gjëra që duhet t’i dini për mënyrën si po e përmirëson Mbretëria e Bashkuar ofertën e saj për biznesin dhe investimet ndërkombëtare. Së pari, rritja mbetet misioni numër një i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.Që nga marrja e detyrës, qeveria i ka rritur investimet kapitale për më shumë se 120 miliardë funta – në infrastrukturë, inovacion dhe energji të gjelbër – duke krijuar kushtet për lulëzim të industrive kyçe.Ky buxhet konfirmoi investimet publike në nivelin më të…

Read More

Në rajonin e Donetskut, operatorët e Regjimentit të 8-të të Forcave të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkatërruan një grup pushtuesish rusë që po përpiqeshin të depërtonin në prapavijë të pozicioneve ukrainase.Sipas Ukrinform, Forcat e Operacioneve Speciale e raportuan këtë në Telegram dhe publikuan një video, transmeton Telegrafi.Gjatë operacioneve speciale në zonën pyjore të rajonit të Donetskut, ushtarët ukrainas shkatërruan me sukses pesë ushtarakë rusë.Duke përfituar nga kushtet e motit, rusët donin të depërtonin në prapavijë të pozicioneve ukrainase, por Forcat e Operacioneve Speciale i penguan ata ta bënin këtë.Në video shfaqet i tërë aksioni i mirëorganizuar…

Read More

Policia e Tiranës ka kallëzuar në Prokurori Adriatik Lapajn pas vendimit për të protestuar para Kryeministrisë.Sipas policisë ata kanë zaptuar hapësirën publike si dhe kanë bllokuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë në këtë zonë.Sipas njoftimit të Policisë specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasit, A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes. /Tch/

Read More

Njëri nga të akuzuarit për zjarrin në diskotekën “Pulse”, Ministri pa portofol Shaban Saliu, iu drejtua sot gjykatës në seancën e sotme dëgjimore, duke thënë se për 9 vjet nuk kishte asnjë lidhje faktike apo ligjore me institucionin e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit, ku ishte drejtor në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2017. Ai thotë se nuk është fajtor për tragjedinë. Ai pretendon se akuza kundër tij është e pabazuar.”Akuza kundër meje bazohet në supozime, ai mund ta dinte, duhej ta dinte, kishte një detyrim, ndoshta të ngjashme. Është ligjërisht e palejueshme që akuza të bazohet në…

Read More

Nga: Át Zef Pllumi (Rrno vetëm për me tregue)Nuk mund të përcaktoj moshën që kishim: dy ose tri vjeç. Në shtëpi ishem un i vetëm. Nana kishte shkue te kushrijt. Më kapi nevoja me dalë jashtë e u nisa me hi në pyllin që kishim mbas shtëpije, larg 20-30 m. Në fillim të pyllit nën disa shkoza më ra në sy nji furrik pulash me tri vezë në te. Un hina ma thellë në pyllen me qarra, por kur bana me kthye te shtëpija i mora në këmishë ato tri kokrra vezë. I lashë afër zjarrit e shkova e mora…

Read More

Reperja e njohur, Loredana Zefi, ka dhënë së fundmi një koment për Big Brother VIP Kosova 4.Ajo ka folur për një nga Prime-t e fundit të programit që po mban audiencën të mbërthyer me ngjarjet dhe dramat brenda shtëpisë më të famshme televizive në vend.Në një postim të ndarë në InstaStory, Loredana ka shkruar: “Big Brother Kosova është vërtetë frikësues ndonjëherë”. E duket se ato tensionet e zhurma e madhe që u shkaktua nuk i kanë pëlqyer këngëtares me origjinë nga Ferizaj.Big Brother VIP Kosova vazhdon të jetë një nga formatet më të ndjekura në vend, dhe reagimet e personazheve…

Read More

Juventus do të kërkojë fitoren sonte ndaj Pafos-it në ndeshjen e Ligës së Kampioneve që nis në orën 21:00. Për herë të parë, sulmuesi kosovar Edon Zhegrova pritet të nisë një ndeshje nga minuta e parë për bardhezinjtë, një moment i rëndësishëm për të dhe për skuadrën.Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka vendosur të luajë me një skemë 3-4-2-1, ku Zhegrova do të ketë rol kreativ pas sulmuesit David, duke mbështetur edhe Yildiz në fazën ofensive. Formacioni i mundshëm i Juventusit është: Di Gregorio; Kalulu, Kelly, Koopmeiners; McKennie, Locatelli, Miretti, Cambiaso; Zhegrova, Yildiz; David. E konfirmon Spalletti: Zhegrova do të…

Read More

Policia e Kosovës rikujton rolin e saj si institucion i besueshëm dhe i afërt me qytetarët, duke falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm.Sipas raportit të Policisë, dje në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, qytetari S.P. dorëzoi një portofol të gjetur, i cili përmbante një shumë parash dhe dokumente personale. Pas verifikimit, Policia ka bërë të mundur kthimin e portofolit tek pronari i tij.“Ky është një shembull i qartë i solidaritetit dhe përgjegjësisë qytetare. Falënderojmë të gjithë qytetarët për kontributin e tyre në ndërtimin e një komuniteti më të sigurt dhe të përgjegjshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Read More

Policia e rajonit të Koçanit ka parashtruar kallëzim penal ndaj J.E. 51 vjeçe nga Koçani, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimeve” si drejtoreshë e një çerdhe.“E denoncuara, në cilësinë e ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Institucionit Publik Komunal – Kopshtit “Pavlina Veljanova” në Koçan, ka ndërmarrë veprime zyrtare duke kaluar kufijtë e autorizimeve të saj zyrtare”.”Ajo përmes një agjencie private punësimi ka angazhuar përkohësisht një person për pozicionin e kujdestarit për periudhën 01.12.2024 – 15.05.2025, pa poseduar licencë të vlefshme personi për këtë pozicion. Me këtë veprim, e denoncuara i ka…

Read More