Author: korrektpress

Në përvjetorin e 7-të të formimit të Ushtrisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar një nga vendimet më të rëndësishme shtetformuese të pasluftës, duke theksuar se krijimi i Ushtrisë ishte një akt historik i marrë nga Qeveria Haradinaj me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.“Erdhëm në paqe, në rresht me ushtritë e paqes. Shtatë vite guxim, shtatë vite krenari, shtatë vite Ushtria e Kosovës krah nesh”, ka shkruar Haradinaj.Ai ka nënvizuar se Ushtria e Kosovës lindi nga sakrifica e madhe e luftës çlirimtare, nga gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe nga amaneti i atyre që nuk u kthyen kurrë,…

Read More

Policia australiane ka njoftuar se dy persona janë arrestuar pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri dhe lëndime në plazhin Bondi të Sidneit.“Operacioni policor është duke vazhduar dhe ne vazhdojmë t’i nxisim njerëzit të shmangin zonën”, deklaroi policia e Uellsit të Ri Jugor.Gazeta “Sydney Morning Herald” tha se disa persona ishin plagosur, ndërsa rrjetet televizive “Sky” dhe “ABC” transmetuan pamje që tregonin njerëz të shtrirë përtokë.“Pashë të paktën 10 persona në tokë dhe gjak kudo”, tha 30-vjeçari vendas Harry Wilson, i cili ishte dëshmitar i të shtënave.Over 2,000 members of the Jewish community held a Hanukkah celebration at Bondi…

Read More

Sot (e diele) do të zhvillohen edhe tre super përballje në kuadër të Superligës së Kosovës.Vëmendja padyshim do të jetë të derbi lokal Drita – Gjilan, por përballje tejet interesante pritet edhe mes Ballkanit e Prishtinës.Në anën tjetër, Llapi do ta presë skuadrën që po kalon një formë të shkëlqyer, Malishevën. Përpos Llapit, të gjitha skuadrat janë në diferencë të vogël pikësh prandaj do të provojnë t’i arkëtojnë vetëm pikët e plota.Kujtojmë, të tre takimet do të nisin me fillim nga ora 13:00./Telegrafi/

Read More

Pas më shumë se dhjetë vjetësh ndërprerjeje, naftësjellësi Selanik–Shkup po kthehet sërish në funksion, pasi në vitin 2013 kompania greke “Hellenic Petroleum”, sot HELLENiQ Energy, e nxori jashtë përdorimit duke e konsideruar jofitimprurës, informon Radio Evropa e Lirë. Rinisja e transportit të derivateve të naftës drejt Maqedonisë së Veriut pritet të ndodhë deri në fund të vitit, tha kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski.“Ne si shtet po i zbatojmë të gjitha hapat që ky naftësjellës, i cili për shumë vite ishte dëmtuar dhe konservuar, të vihet në funksion. Po vazhdojnë inspektimet, mendoj se tashmë kanë përfunduar, pritet të nisin provat e presionit.…

Read More

Kim Kardashian, ylli i njohur i televizionit dhe i rrjeteve sociale, po shfaqet në një nga video-lojërat më të popullarizuara, Fortnite. Njoftimi u bë nga vetë Kim në rrjetin X (ish-Twitter), ku shkroi “shihemi në lojën Fortnite”.Epic Games, kompania pas Fortnite, ka njoftuar organizimin e turneut “Kim Kardashian Icon Cup”, i cili fillon më 12 dhjetor. Lojtarët që performojnë më mirë do të kenë mundësinë të fitojnë qasje të parakohshme për të përdorur skin-in e yllit të famshëm. Ata që fitojnë të paktën 8 pikë do të marrin gjithashtu një spray ekskluziv në lojë.Përveç pjesëmarrjes në turne, veshja e Kardashian…

Read More

Pastërtia dhe respektimi i rregullave të trafikut janë shpesh ndër kontrastet e para që shumë njerëz vënë re kur vizitojnë vende më të zhvilluara.Një video e kohëve të fundit në Instagram e ndarë nga një grua që jeton në Dubai e ka vënë në qendër të vëmendjes këtë ndryshim.Klipi, i postuar nga Neha Jaiswal, tregon një rrugë në orën 4 të mëngjesit, me një veturë të vetmuar që pret me durim në një semafor të kuq pavarësisht se nuk ka trafik të dukshëm, një moment që ka bërë jehonë të gjerë në internet për nxjerrjen në pah të kulturës e…

Read More

Inteligjenca Artificiale po e riformëson me shpejtësi mënyrën se si projektohen veturat, duke shkurtuar kohën e zhvillimit dhe duke thjeshtuar rrjedhat e punës që dikur ishin komplekse.Kurioz për të parë se sa larg mund të shkojë kjo teknologji, një dizajner profesionist i vuri vetes një sfidë: të krijonte një veturë konceptuale të tërë brenda një dite të vetme, duke filluar me disa skica të lira të vizatuara me dorë dhe duke përfunduar me renderime fotorealiste me rezolucion të lartë, të gjeneruara tërësisht nga Al.Personi që qëndron pas këtij eksperimenti është Antonin Cohen, një dizajner francez automobilistik që aktualisht punon për…

Read More

Kryeministri Edi Rama komentoi në podkastin e tij “Flasim” vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hoqi pezullimin nga detyra për zv.kryeministren Belinda Balluku.Rama tha se vendimi i dha fund një precedenti unik në botë ku gjykatësi dhe prokurori morën kompetencat e qeverisë dhe kuvendit.“Në aspektin ligjor u eliminua një precedent unik në botë dhe u zmbraps një brutalitet, ndërsa në aspektin ndërinstitucional kjo befasi ku një prokuror dhe gjykatës morën kompetenca e kryeministrit, parlamentit duke tollovitur shtetit kërkon medoemos një reflektim ndërinstitucional. Jo thjesht e vetëm mbi këtë rast, po në tërësi mbi simptomat shqetësuese të ushtrimit me papërgjegjshmëri të pavarësisë…

Read More

Pas kthimit të tij nga vendi ku ishte fshehur, Labi u përball me Londrimin, duke shkaktuar një moment tensioni në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4. Londrimi, i acaruar nga gjesti i Labit, i tha: “Pas gjestit që bëre sot, tani përfundimisht e kam parë që më s’ka çfarë të kërkojë këtu. Kerko falje, ofendo edhe një herë më shumë, prandaj ke dalë”.Labi u përgjigj qetësisht: “Faleminderit”. Londrimi e pyeti më tej: “Domethënë je i vetëdijshëm se çfarë ke bërë?” Ndërsa Labi, përgjigjet herë po e herë jo, duke mos qenë serioz. BBVK/InstagramLondrimi shprehu se nuk mund të kapte…

Read More

Real Madridi mund ta shkarkojë Xabi Alonson që javën e ardhshme, mes shqetësimeve serioze për nisjen e dobët të sezonit 2025/26, por kjo nuk do ta ndryshojë largimin e qendërsulmuesit Endrick.Tekniku spanjoll ka hasur vështirësi për të nxjerrë maksimumin nga skuadra që prej ardhjes nga Bayer Leverkusen gjatë verës dhe për këtë arsye pozita e tij është vënë në dyshim. Sipas raportimeve, Alonso mund të lirohet nga detyra nëse “Los Blancos” pësojnë humbje në cilëndo nga tri ndeshjet e mbetura para pushimit dimëror.Një largim i mundshëm i Alonsos mund të shihet si lajm i mirë për disa lojtarë që thuhet…

Read More