Author: korrektpress

OBRM-PDUKM i ka heshur poshtë akuzat e opozitës maqedonase për pranimin e emigrantëve në Maqedoninë e Veriut. Partia në pushtet paralajmëroi një rezolutë parlamentare që dënon dezinformatat, anulon marrëveshjet e mëparshme për kampet e migrantëve dhe vendos politika të qarta kundër migracionit të paligjshëm.“Rezoluta përbëhet nga 9 pika dhe në të dënohen dezinformatat për pranimin e supozuar të migrantëve dhe ndërtimin e kampeve, konfirmohet se politika të tilla nuk ekzistojnë dhe nuk do të ekzistojnë, anulohen të gjitha marrëveshjet e mëparshme të qeverisë së Zaevit lidhur me kampet e migrantëve dhe bëhet thirrje për diskurs të përgjegjshëm dhe të qartë,…

Read More

Aleksandar Vulin, president i Bordit Mbikëqyrës të “Srbijagas” dhe themelues i Lëvizjes Socialiste, ka publikuar një tekst ku propozon organizimin e një referendumi për Serbinë, ku qytetarët do të zgjedhin midis integrimit në Bashkimin Evropian ose politikës së ashtuquajtur “Bota Serbe”. Teksti i tij u publikua në të njëjtën ditë kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se mbështet idenë e anëtarësimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE njëkohësisht.Në shkrimin e tij në Veçernje Novosti, Vulin argumenton se integrimi evropian përbën pengesën më të madhe për unitetin dhe interesat e Serbisë, duke iu referuar strategjisë amerikane të…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar mbrëmë në Anagni, qytetin e Papëve, me Çmimin Bonifacio VIII, një vlerësim i dhënë nga Akademia Bonifaciana për angazhimin e saj institucional në promovimin e paqes dhe kontributin e vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar.Sipas njoftimit të Presidencës, ky çmim pasqyron misionin dhe frymën e Akademisë Bonifaciana, institucion prestigjioz që në qendër të veprimtarisë së tij ka drejtësinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen. Çmimi Bonifacio VIII u është ndarë edhe më herët personaliteteve të shquara botërore, përfshirë Shenjtërinë e Tij, Papa Gjon Palin II.Me rastin e pranimit të çmimit, Presidentja…

Read More

Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Halil Budakova, ka qenë së fundmi i ftuar në “Weekend” ku ka folur për jetën e karrierën.Ai nuk ka nguruar të shpreh publikisht revoltën dhe zhgënjimin që e ka ndaj institucioneve shtetërore.Artisti deklaroi se shteti nuk e ka mbështetur asnjëherë në punën e tij artistike dhe se ndihet i ‘lëçitur’ nga institucionet. Foto: YouTube“Sa i përket përkrahjes institucionale, unë jam i larguar familjarisht me ta”, tha ai fillimisht.Tutje shtoi: “Asnjëherë në jetë shteti nuk më ka përkrahur, domethënë Qeveria e Kosovës, institucionet përkatëse dhe Ministria e Kulturës, unë jam i lëçitur me ta”.Vetëm pak…

Read More

Ballkani e ka nisur me hov epokën e re nën drejtimin e trajnerit kroat Mislav Karoglan, duke dhënë sinjale të qarta se ambiciet e klubit janë të mëdha. Në vetëm katër ndeshje zyrtare në krye të skuadrës, Karoglan ka regjistruar katër fitore radhazi, duke e mbyllur fazën vjeshtore si kampion vjeshtor, kur ka mbetur edhe një ndeshje.Debutimi i tij në bankinën e Ballkanit ishte më shumë se premtues. Drita – Ballkani (2-3), një fitore e rëndësishme si mysafir, që shënoi fillimin perfekt të aventurës së tij në futbollin kosovar.Më pas, skuadra e tij vazhdoi me ritëm të njëjtë edhe në…

Read More

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, thotë se zgjedhjet e 28 dhjetorit, do të monitorohen vetëm nga Demokracia në Veprim.Rashiti vlerëson se ‘rreziku për manipulim kësaj here është më i madh”, duke shtuar se edhe organizatat ndërkombëtare do të varen nga vlerësimi i DnV-së.“Kësaj here jemi vetëm në dorë të Demokracisë në Veprim (DNV-së) për monitorimin e zgjedhjeve. Siç e kanë bërë gjithmonë, DnV-ja do e bëjë prapë më së miri. Rreziku për manipulim kësaj here është më i madh. Eugen Cakolli, Ismet Kryeziu….të gjithë, edhe organizatat ndërkombëtare, do të varen nga vlerësimi i DnV-së”, ka…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në kryeqytetin gjerman të Berlinit pasditen e 14 dhjetorit.”Unë jam tashmë në Gjermani”, tha Zelensky me tw arritur nw ekonominw mw tw fuqishme tw Evropws, transmeton Telegrafi.“Agjenda e sotme përfshin një takim me ekipin negociator amerikan. Ne po përqendrohemi në mënyrën se si të garantojmë me besueshmëri sigurinë e Ukrainës, në mënyrë që përvoja e Memorandumit të Budapestit dhe pushtimi i Rusisë të mos përsëritet kurrë. Ne mbështetemi në bisedime konstruktive”, shtoi presidenti ukrainas.Zelensky njoftoi më parë se do të zhvillojë takime me përfaqësues të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të diskutuar përfundimin e…

Read More

Prokuroria Publike ka dalë me njoftim për arrestimin e ish-avokatit të shtetit, Fehmi Stafa.Siç thonë nga Prokuroria i dyshuari Fehmi Stafa ka pranuar ryshfet prej 50 mijë euro për të ndikuar tek një gjykatës.Njoftimi i plotë nga Prokuroria.”Nëpunësit policor me urdhër të Prokurorit Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e arrestuan F.S. për kryerjen e veprës penale – Pranimi i shpërblimit për ndikim të paligjshëm. Në periudhën nga tetori deri më 13.12.2025, i dyshuari ka pranuar një shumë totale prej 50.000 eurosh për të ndërmjetësuar dhe për të përdorur ndikimin e tij real…

Read More

Kjo lojë ‘mendore’ po shkakton trazira në internet, duke i habitur përdoruesit e frustruar të Reddit.Nëse mendoni se keni sy për detaje dhe oreks për zgjidhjen e problemeve, është koha ta vini në provë, transmeton Telegrafi.Kjo foto që tregon qartë një krokodil duke u ngrohur në diell u bë një iluzion viral, kur fotografi postoi peizazhin ekzotik në temën “Gjeni snajperin” në Reddit.Pamja e gjerë paraqet një lumë të errët që rrjedh midis dy brigjeve. Fotografia mbante mbishkrimin “Pashë disa krokodilë në Puenta Tarcoles në Kosta Rika. Ja dy”.Më pas ai propozoi një sfidë për shikuesit që u tunduan nga…

Read More

Ndërsa shumica në dimër zgjedhin kombinime të sigurta, me shtresa që shkrihen me grinë urbane, Irina Shayk shkon në drejtim krejtësisht të kundërtVeshjet e saj të rrugës rregullisht shtyjnë kufijtë e së pritshmes, ndërsa një shëtitje në New York tregoi edhe një herë se moti i ftohtë mund të jetë skena ideale për një eksperiment të guximshëm mode, që bashkon luksin, stilin dhe një ndjeshmëri të pagabueshme ndaj trendeve…Irina Shayk dëshmoi edhe një herë pse është e pakontestueshme, këtë herë në rrugët e New Yorkut, ku të ftohtin e mposhti me një kontrast spektakolar mode.Modelja e famshme 39-vjeçare tërhoqi vëmendjen…

Read More