Author: korrektpress

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” njofton se sot gjatë ditës mund të paraqiten ndërprerje në furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra të komunës së Kaçanikut, për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike nga KEDS.Si pasojë e ndërprerjes së energjisë, pa ujë do të mbesin fshatrat Kaçaniku i Vjetër, Stagova dhe Begraca. KRU “Bifurkacioni” bën të ditur se furnizimi do të rikthehet sapo ekipet e KEDS të rregullojnë defektin.Nga kompania u bëhet apel konsumatorëve për mirëkuptim deri në zgjidhjen e problemit, i cili nuk varet nga KRU “Bifurkacioni”. /Telegrafi/

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist të ndodhur në Bondi Beach, Australi, duke e dënuar atë me forcë dhe duke shprehur solidaritetin e Shqipërisë me popullin australian.Kreu i Shtetit shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave të pafajshme dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit, duke theksuar se akte të tilla dhune janë të papranueshme dhe cenojnë vlerat themelore njerëzore, shkruan ATSH.Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Australinë në luftën kundër terrorizmit dhe urrejtjes.“Dënoj me forcë sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi. Ngushëllime familjeve të viktimave…

Read More

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka vizituar sot Komunën e Fushë Kosovës, duke theksuar përkushtimin e qeverisë dhe Lëvizjes për zhvillim dhe shërbim ndaj qytetarëve.Durmishi u prit nga kryetari i komunës, Valon Prebreza, nënkryetari Shpend Bardiqi dhe drejtori për Infrastrukturë, Arianit Tërmkolli.Ministri u shpreh i kënaqur me pritjen dhe theksoi rëndësinë e projekteve infrastrukturore që presin Fushë Kosovën, përcjell Telegrafi.“Është një ndjenjë e vërtetë krenarie të shohësh aktivistët e Lëvizjes në qeverisje dhe në shërbim të qytetarëve. Fushë Kosovën e presin shumë projekte infrastrukturore, ndërsa neve na pret shumë punë, punë për të cilën jemi të gatshëm dhe…

Read More

Raphinha u ka bërë të ditur njerëzve të afërt se nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona pa e fituar më parë Ligën e Kampionëve me klubin katalanas, raporton Diario Sport.Anësori brazilian ka fituar deri më tani pesë trofe me Barcelonën, dy tituj të La Ligës, një Kupë të Mbretit dhe dy Superkupa të Spanjës. Megjithatë, ai nuk ndihet plotësisht i realizuar derisa të ngrejë lart trofeun e Ligës së Kampionëve.Raphinha, i cili së fundmi ka mbushur 29 vjeç, ka marrë disa oferta shumë të majme financiare nga jashtë Evropës, por i ka refuzuar ato, pavarësisht shifrave të larta që…

Read More

Ndërsa zviceranët paguajnë deri në 60 përqind më shumë se mesatarja evropiane për të njëjtën shportë ushqimore, çmimet në Maqedoni janë më të ulëtat në kontinent. Dallimet në çmimet e ushqimeve në të gjithë Evropën janë të mëdha, dhe të dhënat e fundit të Eurostat zbulojnë se ku blerjet janë më të përballueshme dhe ku do të ushtrojnë më shumë presion mbi buxhetet e familjeve, shkruan “Euronews”.Ushqimi përfaqëson një nga shpenzimet më të mëdha për familjet evropiane, me një mesatare prej 11.9% të konsumit total në Bashkimin Evropian, ndërsa në vende si Rumania kjo pjesë rritet në 20%. Krahasimi i…

Read More

Bizneset në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të përballen me sfida serioze për rritjen dhe zhvillimin e tyre, sipas gjetjeve kryesore të raportit Balkan Barometer 2025, të publikuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).Tre pengesat kryesore për rritjen e biznesit janë: taksat e larta, ekonomia informale, konkurrenca e pandershme, dhe korrupsioni. Raporti tregon se vetëm 48% e bizneseve në rajon shprehen të kënaqura me klimën aktuale të biznesit në vendet e tyre, duke reflektuar një nivel të ulët besimi në mjedisin ekonomik dhe institucional.Ndërkohë, 67% e bizneseve raportojnë se gjatë 12 muajve të fundit janë përballur me rritje të kostove të energjisë,…

Read More

Dukagjini Publishing House ka filluar një seri prezantimesh të veçanta të lektyrave shkollore, duke sjellë librin më afër nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve në Pejë, Gjakovë dhe Fushë Kosovë.Ky aktivitet shënon fillimin e një faze të rëndësishme në promovimin e letërsisë shkollore, me fokus në tituj që prej vitesh janë pjesë thelbësore e formimit letrar të brezave të rinj.Në qendër të këtyre prezantimeve janë vepra të njohura si “Sarajet e bardha”,” Ngjarje dhe rrëfime për Skënderbeun”, “Shigjeta e kaltër”, si dhe shumë tituj të tjerë të përzgjedhur, që përfshijnë zhanre dhe tema të ndryshme, të përshtatura për nivele të ndryshme shkollore.…

Read More

Një debat i tensionuar ka ndodhur mes Fjollës dhe Labinotit mbrëmjen e kaluar, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve të shtëpisë. Konflikti nisi nga një diskutim i thjeshtë mbi një mbiemër, për të cilin Labinoti pyeti nëse është shqiptar, por kjo pyetje duket se e acaroi tej mase Fjollën.Situata u tensionua më tej kur Labi reagoi ashpër, duke i thënë Fjollës: “Me ke hipur mbi kokë, do të më kapë infarkt nga ti”. BBVK/YouTubeTensioni u rrit kur ai eskalon veprimin e tij: mori çipsat që ndodheshin pranë dhe i shkel me këmbë, për t’i futur më pas në gojën…

Read More

Manchester City ka përgatitur një ofertë të lartë për të siguruar qendërmbrojtësin e Newcastle Unitedit, Tino Livramento.Skuadra e Pep Guardiolas po synon përforcime në repartin defansiv, me Livramento që shihet si adekuati për sistemin e teknikut spanjoll, si dhe një projekt mjaft afatgjatë.Siç raporton “Fichajes”, oferta e Cityt është mjaftë ambicioze. Klubi anglez është gati të ofrojë 74 milionë euro, plus një futbollist për të gjetur “gjuhën e përbashkët” me Newcastle, pasi siç dihet nuk është lehtë të negociohet me klubin anglez. Lojtari i “sakrifikuar” thuhet se është James Trafford. Portieri është në një situatë të komplikuar që kur erdhi…

Read More

Ish-deputeti i LDK-së, Fetah Rudi tha se sot janë bërë 25 vjet nga dita kur jeta e tij mori një drejtim krejt tjetër.Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook Rudi ka shkruar se një atentat, një akt i errët dhune politike, e la atë në karrocë për gjithë këto vite. Por siç tha ai: “Nuk arriti kurrë të më thyejë shpirtin, vullnetin, as besimin tim në rrugën e Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës”.“Atentati ndaj meje nuk ishte thjesht sulm ndaj një individi, ishte sulm ndaj një ideali, ndaj një rruge që unë besoja me gjithë…

Read More