- Katër të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Pejë
- Në kërkim të një jete më të mirë, amerikanët po largohen masivisht nga SHBA-ja
- Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS: Jam deputete e pavarur
- Van Dijk vendos të pensionohet pas Kupës së Botës 2026
- Dasmë në Ferma VIP 3 – Iliri dhe Mimoza shkëmbejnë puthje në buzë
- Gjermania në histori të Botërorit pas shtatë golave ndaj Curaçaos
- Anna Faris flet për divorcin nga Chris Pratt: Isha shumë e trishtuar
- YouTube zgjeron funksionin e mesazheve private edhe në nëntë vende të tjera
Author: korrektpress
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ka folur hapur për situatën e tij në klub, duke zbuluar se drejtuesit e kishin konsideruar largimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.“Nuk mund të ankohesh, paguhen shumë mirë, por diferenca ishte e madhe. Kjo nuk ka qenë kurrë motivi im kryesor. Nëse një ditë duhet të luaj në Arabinë Saudite, do ta bëj”, ka thënë fillimisht Fernandes.Ai shtoi se një ndryshim i tillë do të ndikonte jo vetëm në jetën e tij, por edhe të familjes. “Stili im i jetesës do të ndryshojë, jetët e fëmijëve do të jenë më të ndriçuara.…
Në Konferencën ndërqeveritare në Bruksel, Mali i Zi mbylli pesë kapituj në negociatat në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, që përfaqëson një nga hapat më të rëndësishëm të vendit përpara në rrugën e tij evropiane.Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq tha se mbyllja e pesë kapitujve është sukses i madh për vendin dhe sinjal i qartë se qëllimi i përfundimit të plotë të negociatave është i arritshëm.”Jemi shumë të lumtur për rezultatet që kemi arritur. Mbyllja e pesë kapitujve është lajm i shkëlqyer për Malin e Zi dhe aspiratat e tij evropiane, por edhe një konfirmim se është…
Me fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025, Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka ritheksuar kërkesën ndaj partive politike për respektimin e plotë të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë procesit zgjedhor.Në njoftimin e saj, AIP thekson se “aktivitetet e përpunimit të të dhënave personale gjatë fushatës zgjedhore duhet të realizohen në pajtim të plotë me udhëzimet e Agjencisë që rregullojnë komunikimin me votuesit”, duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.Agjencia ka kërkuar nga subjektet politike…
Këshilli i Bashkimit Evropian mirëpret faktin që integrimi evropian mbetet një objektiv strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe i bën thirrje të intensifikojë përpjekjet e saj për të çuar përpara reformat që lidhen me BE-në. Kjo thuhet, ndër të tjera, në draft-përfundimet e Këshillit të Zgjerimit të BE-së, përpara samitit të Unionit dhe udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohet nesër, më 17 dhjetor në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.Duke kujtuar përfundimet e korrikut 2022, Këshilli vëren se Maqedonia e Veriut ende nuk i ka miratuar ndryshimet kushtetuese për të cilat është zotuar.”Këshilli konfirmon gatishmërinë e tij për të…
Rusia nuk ka gjasa të bjerë dakord për ndonjë marrëveshje paqeje ose garanci sigurie për Ukrainën që nuk do të siguronte kontrollin e plotë të Moskës mbi Ukrainën në të ardhmen.Kjo, sipas Ukrinform, është thënë nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW), në një raport të ri të tij, përcjell Telegrafi.”Kremlini ka treguar vazhdimisht se do të refuzojë çdo marrëveshje paqeje që ofron garanci të besueshme sigurie për Ukrainën dhe ka shumë pak gjasa të pranojë një zgjidhje që përmban ndonjë dispozitë që mbron integritetin territorial të Ukrainës”, thuhet në raport.ISW arriti në këto përfundime pasi analizoi një raund të…
Manchester City ka vendosur të përshpejtojë planifikimin e tyre dhe të mos presë deri në verë për të forcuar pjesët kryesore të skuadrës. Klubi nga Etihad e kupton se orari i ngarkuar kërkon që ata të veprojnë herët.Ekipi i Pep Guardiolës tashmë po punon me shifra konkrete dhe një plan të përcaktuar për janarin, me dy emra që janë në qendër të vëmendjes në zyrat e Etihad: Tino Livramento i Newcastle United dhe Antoine Semenyo i Bournemouth.Investimi total është rreth 140 milionë euro dhe ndjek një logjikë të qartë: thellësi sulmuese dhe një zgjidhje strukturore në pozicionin e mbrojtësit të…
Xheneta Fetahut duket se nuk po i pëlqen aspak roli i Leonora Jakupit si opinioniste në Big Brother VIP Kosova.Ajo ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj përmes një postimi të fundit në InstaStory, ku ka lënë të kuptohet se mendon se opinionet e dhëna në spektakël nuk kanë nivelin e duhur të artikulimit.Në reagimin e saj, Xheneta ka kërkuar rikthimin e stilistit Valdrin Sahiti, i cili ishte pjesë e spektaklit për një ditë si opinionist zëvendësues dhe u prit me shumë komente pozitive nga publiku. Foto: Instagram“Kur opinioni s’ka artikulim, debati humb kuptimin. Ndoshta është koha me e pa prapë…
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka bërë thirrje që të respektohet Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe të ndalohet çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve gjatë festave të fundvitit.Sipas një njoftimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se me afrimin e festave të fundvitit dhe rritjen e kërkesës për produkte dhe shërbime, Autoriteti i Konkurrencës u bën apel të gjitha bizneseve dhe operatorëve ekonomikë që të përmbahen nga çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve, në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.“Rikujtojmë se çdo marrëveshje, bashkërendim apo veprim i njëanshëm ndërmjet bizneseve që ka për qëllim ose efekt rritjen…
Shkëndija e Tetovës ndodhet përballë një prej sfidave më të rëndësishme të sezonit evropian. Të enjten, kuqezinjtë janë mysafirë të AEK Larnaca në Qipro, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të UEFA Ligës së Konferencës, duel që mund të përcaktojë vazhdimësinë e ekipit tetovar në arenën ndërkombëtare edhe gjatë pranverës, njofton Telegrafi.Në prag të kësaj përballjeje vendimtare, optimizëm shpreh edhe Sebastjan Spahiu, i cili po rikthehet gradualisht në formën e tij më të mirë. “Ndjehem shumë mirë, jo vetëm për golin ndaj Slovan Bratislavës, por kam filluar të ndjehem mirë e më mirë, pasi e dinë të gjithë…
MPB njofton se mbrëmë në orën 21:00, oficerë policie nga SPB Manastir në Resnjë kanë ndaluar O.D. (51) nga Resnja.Po atë ditë, oficerë policie nga SPB Manastirit dhe Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim, me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, kryen kontrolle në një shtëpi në fshatin Kurbinovë, rajoni i Resnjës, dhe në një apartament në Resnjë, në pronësi të O.D., gjatë të cilave u gjetën një pushkë gjuetie, 144 fishekë gjuetie, një pushkë ajrore, rreth 100 copë piroteknikë, fishekzjarrë, 20 plumba dhe vaj kanabisi.Pas dokumentimit të rastit, do të ngritet një padi përkatëse kundër O.D./Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari