Author: korrektpress

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “HIDRODRINI” ka njoftuar se do të mbajë grevën paralajmëruese më 17 dhjetor 2025, nga ora 09:00 deri në 10:00, në objektin e zyrave qendrore të ndërmarrjes në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë.Sipas njoftimit thuhet se vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Grevës më 11 dhjetor 2025 dhe, sipas sindikatës, vjen si pasojë e mungesës së përgjigjeve zyrtare nga menaxhmenti i kompanisë dhe institucionet përgjegjëse, pavarësisht shkresave dhe negociatave të zhvilluara deri më tani.Punëtorët kërkojnë rritje lineare të pagave në vlerë prej 110 euro për të gjithë punonjësit, barazim të shujtës së mëngjesit…

Read More

Ka kaluar një vit që kur ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, shokoi opinionin publik me pamjet e saj në një televizion amerikan. Në atë intervistë, ajo u prezantua me emrin ‘Nolfe’ dhe tregoi betejën e përditshme për mbijetesë në rrugë, një imazh që preku zemrat e shqiptarëve kudo.Viti 2025 solli ndryshime pozitive për të: Parashqevi u ribashkua me djalin, Lukën, dhe gjeti strehim në Manhattan falë një biznesmeni kosovar. Foto: InstagramPor pati sërish pasiguri sa i përket jetesës së saj dhe kthimit në realitet, për një jetë normale.Për të siguruar që kjo të mos ndodhë, miku i saj, Elton…

Read More

Atletico Madrid po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Manchester City, Nathan Ake, gjatë afatit kalimtar të janarit.Lojtari i kombëtares së Holandës ka pasur një rol të kufizuar këtë sezon nën drejtimin e Pep Guardiolës, duke startuar vetëm një herë në Ligën Premier dhe një herë në Ligën e Kampionëve. Kjo situatë ka ngritur shqetësime edhe në radhët e kombëtares, pasi muajin e kaluar trajneri Ronald Koeman deklaroi publikisht se mungesa e minutave mund të ndikojë negativisht në perspektivat e Akes për Kampionatin Botëror.Sipas gazetarit Nacho Donado, Atletico Madrid po kërkon të përforcojë repartin e majtë të mbrojtjes në…

Read More

Pas disa ditëve me raport të ftohtë me Edin në shtëpinë e Big Brother Kosova 4, Dolce duket se ka vendosur të mbyllë këtë kapitull. Ajo u shfaq sot në mëngjes dhe pasdite me humor më të qetë, duke treguar një anë më të relaksuar të vetes dhe gatishmërinë për të shijuar momentet e përditshme në lojë.Një nga momentet më të veçanta të ditës ishte kur Dolce u përfshi në një vallëzim të përbashkët me Londrimin. BBVK/InstagramTë dy banorët u dukën në humor të mirë, duke treguar energji pozitive që tërhoqi vëmendjen e banorëve të tjerë dhe të publikut. Vallëzimi…

Read More

Në episodin e 56-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital, ortopedi dhe traumatologu Arian Bujupi dhe kirurgu ortoped Imran Shaqiri, ndanë me publikun diskutime të rëndësishme mbi shëndetin e sistemit muskuloskeletor, stilin e jetesës, preventivën dhe zhvillimet më të reja në kirurgjinë ortopedike.Të dy mjekët folën për dëmtimet ortopedike më të shpeshta me të cilat përballen në praktikën e tyre. – YouTube www.youtube.com Bujupi i cili ka pasur një përvojë të gjatë profesionale në spitalet e Gjermanisë tha se trauma në Kosovë dhe në Gjermani është përafërsisht e njëjtë.“Sot në botë, trauma që zë…

Read More

Në Gostivar sot ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilën ka humbur jetën një person.Nga atje thonë se kanë ndaluar personin i cili shkaktoi aksidentin.”MPB njofton se sot (16.12.2025) rreth orës 13:00 në Gostivar, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë ndaluar shoferin H.M. (44) nga Gostivari, duke vepruar pas një denoncimi se në orën 12:35, në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Sedek Kostovski” në Gostivar, një kamion “Mercedes” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga H.M., ka goditur një biçikletë të drejtuar nga I.M. (76) nga Gostivari.I.M. është transportuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar,…

Read More

Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës kanë goditur sistemin raketor rus BM-27 Uragan, dhe personelin në rajonin e Donetskut.U raportua se natën e 15-16 dhjetorit, njësitë e SOF-it shënjestruan pozicionet ruse në territorin e pushtuar të rajonit të Donetskut duke përdorur dronë FP-2, transmeton Telegrafi.Në vendbanimin Blahodatne, SOF goditi vendndodhjen ku ishte pozicionuar një BM-27 Uragan MRLS dhe ekuipazhi i tij.Për më tepër, SOF shënjestroi një grup personeli rus në afërsi të Pokrovskut.Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin operacionin dhe aksionin e mirëorganizuar nga forcat ukrainase. /Telegrafi/

Read More

Nga: Christophe Clavé (marrë nga Les Voies de la Stratégie / Shtigjet e strategjisë) Përktheu: Agron TufaZhdukja e vazhdueshme e kohëve të foljeve (e shkuara e thjeshtë, e pakryera, trajtat e përbëra të së ardhmes, paskajorja etj.) dhe e mënyrave (nënrenditëse, kushtore, urdhërore etj.) krijon të menduarit në të tashmen, të kufizuar në një çast, të paaftë për t’u projektuar në kohë. Përgjithësimi i informalitetit, zhdukja e shkronjave të mëdha dhe shenjave të pikësimit janë të gjitha goditje fatale ndaj finesës së shprehjes. Heqja e fjalës “mademoiselle” (zonjushë) nuk do të thotë vetëm heqje dorë nga estetika e një fjale,…

Read More

“Për herë të parë, vetë prokurori pranon atë që e gjithë publiku e ka thënë – se Prokuroria Publike nuk mund të vazhdojë të funksionojë me legjitimitet të humbur, nën barrën e ndikimit politik dhe me drejtësi selektive”.Kjo u theksua sot në një konferencë për shtyp nga deputeti i OBRM-PDUKM-së, Brane Petrushevski, në lidhje me dorëheqjen e Prokurorit Publik të Shtetit, Ljupço Kocevski.”Fakti që kjo dorëheqje po vjen vetëm tani, dhe jo që nga dita e parë kur ishte e qartë se institucioni ishte i kompromentuar, vetëm sa konfirmon më tej thellësinë e problemit dhe përpjekjet për muaj të tërë…

Read More

Presidenti i rrëzuar i Sirisë, Bashar al-Assad, dhe familja e tij po jetojnë një jetë të izoluar luksoze në Moskë më shumë se një vit pas rënies së regjimit të tij, me al-Assad që thuhet se është rikthyer në profesionin e tij të mëparshëm si oftalmolog.Al-Assad, i cili u trajnua si mjek i syve në Londër përpara se “të merrte përsipër rolin e të atit”, iku nga Siria në orët e para të 8 dhjetorit 2024, ndërsa forcat e opozitës përparuan drejt Damaskut nga drejtime të shumta.Sipas raportimeve, ai u shoqërua nga forcat ruse në bazën ajrore Khmeimim në bregdetin…

Read More