- MINTI publikon çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më lirë
- Përplasje trenash në Angli – 89 të lënduar, 11 prej tyre në gjendje shumë të rëndë
- “Qilima fluturues” në fund të oqeanit – krijesat mahnitëse që duken si në përrallat e Aladinit
- Data e publikimit dhe porositë paraprake – kur del Grand Theft Auto 6?
- Drake reagon për ndarjen nga jeta të producentit të tij të vjetër, trupi i të cilit u gjet pa shenja jete brenda një apartamenti në Nashville
- Dje më e mira, sot më e pështira
- Rail accident in Munich – two train carriages fall from overpass
- LAMM: Pritje deri në 40 minuta në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran
Author: korrektpress
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë–Leposaviq, në fshatin Rudar, ku janë përfshirë dy automjete, një civil dhe një zyrtar i Policisë së Kosovës.Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:23. Në vendin e aksidentit kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe stafi mjekësor emergjent, përcjell Telegrafi. Pesë persona kanë pësuar lëndime, tre nga automjeti civil dhe dy policë, të cilët janë duke marrë trajtim mjekësor.“Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Lidhur me ngjarjen është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës”, bëhet e ditur në raportin e…
Bullgaria i ka ofruar furnizime emergjente me mazut Maqedonisë në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në vend për shkak të vështirësive me prokurimin, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë bullgare.Me urdhër të kryeministrit në largim Rosen Zheljazkov, ministri në largim i Energjetikës, Zheço Stankov kontrolloi furnizimet e vendit me naftë. Kontrolli përcaktoi se Bullgaria ka sasi të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e brendshme.Bazuar në këtë informacion, ministri në largim i Ministrisë së Jashtme bullgare i paraqiti qeverisë së Maqedonisë së Veriut një propozim për ndihmë emergjente përmes furnizimeve me naftë. Propozimi u bë gjatë një bisede telefonike…
Marcos Senesi është kthyer në një nga emrat më të kërkuar të afatit kalimtar evropian. Pas paraqitjeve shumë bindëse me Feyenoord dhe më pas me Bournemouth, mbrojtësi argjentinas ka arritur pjekurinë e duhur për të bërë një hap të madh në karrierë. Stabiliteti, qetësia në lojë dhe eksperienca në nivele të larta e bëjnë një profil shumë të vlefshëm për klubet elitare.Situata kontraktuale e Senesit e rrit edhe më shumë interesin. Kontrata e tij përfundon në fund të sezonit dhe nuk pritet rinovim me Bournemouth, çka do ta bënte të lirë në verë. Kjo ka shtyrë disa klube të mëdha…
Një stacion i ngarkimit të veturave elektrike në qytetin e vogël Katrineholm të Suedisë po tërheq vëmendjen e drejtuesve të automjeteve elektrike në gjithë Evropën. Falë energjisë diellore të prodhuar direkt në vend, ngarkimi i shpejtë kushton vetëm 15 centë për kWh, një nga çmimet më të ulëta në kontinent.Stacioni ETC Solpark ofron dy ngarkues të shpejtë me kapacitet 150 kW, të cilët mund të shërbejnë deri në katër automjete njëkohësisht. Oferta e lirë vlen gjatë ditës, nga ora 08:00 deri në 16:00, ndërsa pas kësaj ore çmimi rritet në 0,43 euro për kWh – megjithatë, edhe kjo mbetet më…
Policia apel qytetarëve që festat e fundvitit të kalohen qetë dhe pa përdorim të mjeteve piroteknike
Policia e Kosovës në prag të festave të fundvitit ka bërë apel që festat të kalohen qetë dhe pa përdorim të mjeteve pirotenike.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në një mesazh drejtuar qytetarëve bën të ditur se kanë hartuar planet policore të cilat parashohin masat dhe shtimin e prezencës policore.“Tani jemi në prag të festave të fundvitit. Në emër të Policisë së Kosovës ju urojmë festat e fundvitit, me urimin që ju dhe familjet tuaja të gëzoni shëndet dhe mbarësi në jetë.Si çdo vit edhe këtë vit, pritet të organizohen manifestime të ndryshme, si në ambiente familjare, në ambiente…
Në prag të festave të fundvitit, Komuna e Gjakovës organizoi një aktivitet të veçantë për fëmijët nën përkujdesjen e familjeve strehuese, ku 8 fëmijë morën dhurata simbolike, duke përjetuar gëzim dhe vëmendje nga komuniteti.Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, së bashku me zyrtarë të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, uroi fëmijët dhe familjet e tyre për festat e fundvitit. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për këto familje:“Familjet strehuese luajnë një rol të veçantë dhe ofrojnë kontribut të pazëvendësueshëm në jetën dhe mirëqenien e fëmijëve. Është detyrë jonë të jemi gjithmonë pranë tyre, veçanërisht në ditët festive”, u shpreh…
Blloku B1 i Termocentralit Kosova B ka dalë jashtë funksionit që nga mëngjesi i së mërkurës, sipas të dhënave të publikuara nga Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemeve të Transmetimit për Energji Elektrike (ENTSO-e).Të dhënat tregojnë se gjatë mëngjesit kanë qenë në operim blloqet A3, A4, A5 dhe B2, ndërsa B1 nuk ka prodhuar energji. Një ditë më parë, ky bllok kishte kapacitet prodhues mbi 200 megavat për orë, shkruan Telegrafi. Foto: entsoe.eu/PrscRënia e B1 ndodh në një kohë kur autoritetet kanë paralajmëruar kursime dhe reduktime të energjisë për shkak të mbingarkesës së sistemit.Kandidati për deputet nga LDK-ja, Janina Ymeri,…
Në një bisedë me Alba Pollozhanin dhe Labinot Rexhën, Shkurta Haxhiu, ka ndarë detaje nga periudha e luftës, duke përshkruar jetën e vështirë si refugjate.“Ne kemi qenë në Maqedoni, aty ka pasur shumë refugjatë, ka qenë jeta shumë e rëndë, sa edhe për bukë ke hjek”, tha Haxhiu.Ajo shpjegoi se kur ishin larguar nga Prishtina, nuk kishte pasur asnjë ide për çfarë po ndodhte. Foto: YouTube“Kur jemi nisur, unë s’kam ditë asgjë çka po ndodh”, theksoi mes tjerash.Por, kujton me gëzim momentin kur kishin arritur të gjenin ushqim dhe se si kishin arritur të largoheshin nga kampi ku kishin qëndruar.”Ka…
Mbrëmë në orën 1:45 të mëngjesit, u raportua se një grua e moshuar e vdekur është gjetur në Parkun e Qytetit në Strumicë.Sipas policisë, bëhet fjalë për L.K. (71) nga fshati Edrenikovë, Strumicë, e cila është gjetur pa shenja jete.”Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore i Strumicës ka konfirmuar vdekjen, ndërsa një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Strumicës ka kryer inspektim. Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi”, njoftoi SPB Strumicë.Lajmi fillimisht u konfirmua nga Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave në Strumicë.
Kosova ka shënuar përparim në Indeksin e Pasaportave Henley, një renditje ndërkombëtare që mat fuqinë e pasaportave, duke u renditur tani në vendin e 62-të globalisht. Sipas këtij indeksi, qytetarët kosovarë mund të udhëtojnë pa vizë në 81 vende të botës, shkruan Telegrafi.Ky është një përmirësim krahasuar me vitin 2024, kur pasaporta kosovare ishte në vendin e 68-të, derisa matjet e fundit janë kryer më 10 dhjetor. Foto: henleyglobal.comRritja reflekton përpjekjet diplomatike të Kosovës dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare që lehtësojnë lëvizshmërinë e qytetarëve.Në rajon, Kroacia vazhdon të mbetet lider, duke zënë vendin e shtatë me 184 vende të aksesueshme…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari