Author: korrektpress

Presidenti i Liberal International, Karl-Heinz Paque, ka shprehur mbështetjen e tij të drejtpërdrejtë për Partinë Demokratike e Kosovës dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën përmes një videomesazhi publik.Paque, i cili njëkohësisht është edhe Kryetar i Bordit të Friedrich Naumann Foundation for Freedom, theksoi se Kosova ndodhet në një moment vendimtar, duke nënvizuar se mungesa e një qeverie funksionale për gati një vit i ka shkaktuar vendit humbje të konsiderueshme financiare dhe politike, përfshirë miliona euro fonde të humbura nga Bashkimi Evropian.Sipas tij, përparimi i Kosovës dhe shfrytëzimi i potencialit të saj të plotë janë të mundshme vetëm përmes ndërtimit të…

Read More

Një interceptues ukrainas me emrin “General Cherries AIR” ka rrëzuar me sukses një dron të rrallë rus të zbulimit, të njohur si “Knyaz’ Vyshchy Oleg”, duke treguar një tjetër shembull të aftësive të avancuara të forcave ukrainase në mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit. Ky interceptim nuk është thjesht një akt i thjeshtë taktiko-operativ, por pjesë e një strategjie më të gjerë për të parandaluar mbikëqyrjen dhe grumbullimin e informacionit nga forcat ruse mbi lëvizjet dhe pozicionet e ushtrisë ukrainase.Droni i rrëzuar përfaqëson një nga modelet më të reja të zhvilluara nga Rusia, të dizajnuara për operacione të zbulimit të…

Read More

Xhavit Haliti, një nga themeluesit e UÇK-së, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të votojnë masivisht për PDK-në.“Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë për PDK-në dhe për Bedri Hamzën kryeministër. Me UÇK-në në shpirt. Me PDK-në drejt fitores”, ka shkruar Haliti në rrjetet sociale.Xhavit Haliti mban numrin 14 në listën e PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës.Xhavit Haliti një nga themeluesit e UÇK-së, ju ka bërë thirrje qytetarëve që masovisht të votojnë për PDK-në, më 28 dhjetor.”Ftoj të gjithë qytetarë të votojnë për PDK-në, për Bedri Hamzën kryeministër.Me UÇK-në në shpirt. Me PDK-në drejt fitores”, ka…

Read More

Pensionistët dhe familjet e tyre do të marrin mbështetje më të madhe financiare në momentet më të vështira. Bordi Drejtues i Fondit Pensional të Republikës së Maqedonisë ka vendosur të rrisë kompensimin në rast vdekjeje nga 35.000 në 40.000 denarë, në përgjigje të kostove në rritje të shërbimeve të varrimit dhe presionit të shtuar social mbi këtë kategori qytetarësh.Vendimi, i iniciuar nga Organizata e Regjistruar për Fondin e Solidaritetit, parashikon pagesën e një shume më të lartë në rast të vdekjes së përfituesit të pensioneve, ndërsa zbritja mujore nga pensionet për fondin e solidaritetit do të rritet nga 140 në…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar.Rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Gjilan, të enjten në ora 10:15. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shenjë revolte për shqiptimin e një tikete për kundërvajtje në trafik, ka ofenduar edhe sulmuar zyrtarët policorë”, thuhet në raport.Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Read More

Nga: Matt Robison / Newsweek Përkthimi: Telegrafi.comPër rivalët, tallja e presidentit Donald Trump është bërë thuajse refleks automatik, aq bajat saqë mezi shkakton interesim edhe kur është plotësisht e merituar. Por, ajo që po bëhet interesante në fund të vitit është se sa shumë po përhapet ky sentiment: duket se shumë prej mbështetësve të Trumpit po e kuptojnë se gjithçka që kanë marrë gjatë vitit 2025 ka qenë vetëm zhurmë.Viti i Trumpit, me fjalët e Makbethit, “nuk është veç se prrallë, prej budallaj, plot buj’ e plot tërbim” [sipas përkthimit të Nolit – shën. i Telegrafit]. Në një çështje pas…

Read More

Në mbrëmjen festive të 25 dhjetorit, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje”, të moderuar nga Arbana Osmani, ku zhvilloi një intervistë të gjerë dhe të veçantë.Në një rrëfim të hapur dhe reflektues, ai ndau me publikun aspekte nga jeta personale, filozofia e drejtimit dhe vizioni për zhvillimin e futbollit shqiptar.Gjatë bisedës, Presidenti Duka u ndal te puna e përditshme në krye të Federatës, te progresi i futbollit kombëtar dhe ambicia për kualifikimin e Kombëtares shqiptare në Kampionatin Botëror, një objektiv që, sipas tij, mbështetet në punën e vazhdueshme dhe potencialin…

Read More

Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, dhe partnerja e tij, Vesa Vllasaliu, ditë më parë dhanë publikisht lajmin e gëzueshëm se janë bërë prindër për herë të parë. Ky moment i veçantë shënoi një kapitull të ri dhe shumë emocionues në jetën e çiftit.Prindërit e rinj zbuluan gjithashtu se vajza e tyre quhet Miresa, një emër unik që përçon një lidhje simbolike me emrat e tyre. Vesa Vllasaliu/InstagramDeri më tani, çifti nuk kishte ndarë asnjë imazh krah vajzës së tyre.Megjithatë, Vesa vendosi të ‘thyente akullin’. Ajo publikoi një video shumë të ëmbël në rrjetet sociale, ku Mirlindi shfaqet…

Read More

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.Sipas aktakuzës, më 16 korrik 2025, rreth orës 19:17 min, në Pikën Kufitare në Vërmicë, i pandehuri I.K., në cilësinë e personit zyrtar, si zyrtar i Doganës së Kosovës, ka tejkaluar kompetencat e tij duke shkelur procedurat standarde të operimit të Doganës së Kosovës.“I njëjti, duke mos zbatuar detyrimet ligjore për kontroll të automjeteve, personave dhe mallrave, ka lejuar kalimin pa kontroll të një automjeti…

Read More

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për rregullimin e ujësjellësit në fshatin Pjetërshticë, projekt ky në vlerë rreth 400 mijë euro.Sipas njoftimit, projekti financohet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe synon zgjidhjen përfundimtare të problemit të furnizimit me ujë të pijshëm në këtë fshat.Punimet tashmë kanë nisur dhe pritet të vazhdojnë me intensitet të lartë gjatë muajve në vijim, varësisht nga kushtet atmosferike.Kryetari Aliu theksoi se realizimi i këtij projekti është në përputhje me zotimet e dhëna ndaj qytetarëve, duke vlerësuar se investimi do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me ujë për…

Read More