- Ishte rrëzuar nga trotineti elektrik në Gjilan, vdes një fëmijë në QKUK
- Grabitje në një pompë derivatesh në Prishtinë, hajnat e maskuar marrin mbi 2 mijë euro
- Vance mbërrin në Zvicër për bisedime me Iranin, zbulon prioritetet kryesore
- Raportohet për mospajtime në produksion, Arbana Osmani drejt largimit nga Ferma VIP?
- FIFA e kënaqur me Botërorin 2026 të zgjeruar, ekipet e reja po dëshmojnë konkurrencë të fortë
- 27 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së, kjo ishte marrëveshja
- Kim Kardashian surprizon me një pamje të re, shfaqet bionde në Beverly Hills
- Temperaturat deri në 32°C këtë të diel në Kosovë
Author: korrektpress
Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 pritet të sjellë emocione dhe tension të forta, pasi është paralajmëruar një eliminim i dyfishtë nga shtëpia më e famshme në vend. Në nominim këtë javë ndodhen Shkurta, Benita, Dolce, Labinot Rexha dhe Alba, ndërsa njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga gara. Banorët janë në pritje të ankthshme për rezultatin që do të vendoset nga publiku dhe produksioni.Kjo javë ka qenë e mbushur me debate, tensione dhe momente të ashpra, dhe pikërisht për këtë arsye, “Vëllai i Madh” ka vendosur që nominimi të mos vijë nga votimi i…
Kabineti i Japonisë miratoi të premten një plan rekord buxhetor për mbrojtjen që tejkalon 48.82 milionë euro për vitin e ardhshëm, duke synuar të forcojë aftësinë e saj kundërsulmuese dhe mbrojtjen bregdetare me raketa lundrimi dhe arsenale pa pilot, ndërsa tensionet rriten në rajon.Projektbuxheti për vitin fiskal 2026, që fillon në prill, është 9.4% më i lartë se viti 2025 dhe shënon vitin e katërt të programit pesëvjeçar të vazhdueshëm të Japonisë për të dyfishuar shpenzimet vjetore për armët në 2% të produktit të brendshëm bruto.“Është minimumi i nevojshëm, ndërsa Japonia përballet me mjedisin më të rëndë dhe më kompleks…
Në praninë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) të premten, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ka mbajtur ceremoninë tradicionale “Laureatët 2025”.Çmimet kryesore të mbrëmjes u fituan nga Egzon Gjuka dhe Tina Hetemi.Gjuka u shpall për herë të pestë radhazi hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovë. Ai udhëhoqi Rahovecin drejt titullit të kampionit dhe u dallua gjithashtu me paraqitje të shkëlqyera edhe në Kombëtaren e Kosovës.Ndërkohë, Tina Hetemi u shpall hendbollistja më e mirë e vitit për herë të parë. Ajo pati paraqitje shumë të…
Në një tubim madhështor, u prit me plot entuziazëm në Gjilan, Kryeminstri Albin Kurti. Ndërsa foli për punët e mira në këtë mandat të tij, veçoi ndërtimin e Stadiumit të qytetit dhe Kompleksin e Banesave për çiftet e reja e familjet në nevojë. Ai shpalosi para qytetarëve të Gjilanit edhe disa nga zotimet e tij për këtë komunë. Gjilani do të ketë hekurudhën, e cila lidhet me Prizrenin, Ferizajn e Bujanocin, si dhe do të përfitojë ujë të pijshëm me ndërtimin e Digës së Firajës. Nga Gjilani i Agim Ramadanit, siç e quajti, Kurti u zotua për ushtri të fortë…
Gjatë fushatës zgjedhore që nisi më 17 dhjetor në Kosovë, një pakartë e madhe e Listës Serbe dominon rrugët e Mitrovicës së Veriut, pas rikthimit të kësaj partie në pushtet në komunat veriore më 5 dhjetor. Një kontrast ky me kryeqytetin, Prishtinën, ku shihen shumë më pak pankarta zgjedhore dhe rrugët janë mbushur kryesisht me pemë të Vitit të Ri, drita festive dhe tregjet e fundvitit, të cilat kanë zëvendësuar mesazhet politike.Kosova zhvillon zgjedhjet e përsëritura parlamentare të dielën, më 28 dhjetor, vetëm dhjetë muaj pas zgjedhjeve të fundit të rregullta, të cilat u pasuan nga dy tentativa të dështuara…
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ai do të jetë personi që do të japë fjalën e fundit për një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës.Në një intervistë me Politico, Trump tha se, pavarësisht çdo gjëje që Zelensky propozon kur të takohen në Mar-a-Lago të dielën, presidenti ukrainas “nuk ka asgjë derisa Trump ta miratojë”.”Kështu që do të shohim se çfarë ka”, tha Trump.Zelensky tha se plani i tij i ri prej 20 pikash për paqen përfshin një zonë të demilitarizuar të propozuar me një kusht kyç: Rusia do të duhet të tërheqë forcat e saj nga një shtrirje përkatëse…
Posta e Maqedonisë ka promovuar sot pullën postare me figurën e Alija IzetbegoviqitSkender Asani, anëtar i Bordit të Filaterisë së RMV-së, tha se kjo pullë është një nderim për një politikan me vizion, i cili u përball me pushtuesit serbë për të mbrojtur popullin boshnjak nga asimilimi. Ai shtoi se edhe më herët janë promovuar pulla postare me figura historike që kanë qenë në mbështetje të popujve të vegjel dhe kundër tendencave për krijimin e Serbisë së Madhe. Drejtori i Postës, Orhan Kurtishi, tha se janë shtypur 6 mijë kopje të pullës, të cilat janë shpërndarë në të gjitha pikat…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Florida në fundjavë, ndërsa vazhdojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës në shkallë të plotë të Rusisë.Zelensky tha se priste që takimi të zhvillohej të dielën dhe të përqendrohej në një plan paqeje prej 20 pikash të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, si dhe në propozime të veçanta.Ndërkohë, Kremlini thotë se ndihmësi i lartë i presidentit Vladimir Putin ka zhvilluar bisedime të mëtejshme me zyrtarë amerikanë në telefon dhe se Rusia është zotuar të vazhdojë me negociatat.Rusia ka folur për “përparim të ngadaltë, por…
Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka bërë një koment që ka prekur zemrat e shumë njerëzve në rrjetet sociale, duke treguar edhe një herë anën e tij njerëzore jashtë fushës së blertë.Mesfushori shqiptar i ka dhënë mbështetje morale një tifozi të Sunderlandit, të cilit i ka ndërruar jetë babai, duke lënë një mesazh që u shpërnda me shpejtësi në platforma të ndryshme sociale.Në muajin prill, Ross Appleby, një përkrahës ikonë i Sunderlandit, vdiq pas një sëmundjeje të rëndë. Djali i tij, Ray, kishte shprehur dhimbjen për humbjen e babait përmes një postimi në TikTok, duke përmendur edhe rikthimin e Sunderlandit…
Në Pagliari dei Marsi, një fshat në shpatet e malit Girifalco në rajonin italian të Abrucos, macet kanë qenë prej kohësh më të shumta se njerëzit. Por heshtja që kishte jehuar nëpër rrugët e ngushta për dekada u thye në mars nga zhurma e një foshnje që qante. Lindi Lara Bussi Trabucco, foshnja e parë e fshatit në pothuajse 30 vjet, lindja e së cilës gëzoi të gjithë komunitetin, shkruan The Guardian.Me mbërritjen e Larës, popullsia e fshatit u rrit në rreth 20 banorë. Pagëzimi i saj në kishë ishte një ngjarje ku mori pjesë i gjithë komuniteti.”Vinin njerëz që…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari