- “Ndoshta shkon në të dyja drejtimet”, deklarata e Milly Alcock për Supergirl ngjall debat para premierës së filmit
- Barcelona synon yllin e Borussia Dortmundit, transferimi kushton 75 milionë euro
- Bie edhe më tej çmimi i naftës në Kosovë
- Britma e një australiani hyn në histori si më e fuqishmja në botë
- Volkswagen drejt një strategjie të re – më pak makina, më shumë efikasitet
- Disa protestues kalojnë natën para Kryeministrisë, policia u kërkon largimin për të mos bllokuar bulevardin
- Lëvizjet demografike në Zvicër: Vazhdon rënia e lindjeve, numri i vdekjeve mbetet stabil
- Lëvizjet demografike në Zvicër: Vazhdon rënia e lindjeve, numri i vdekjeve mbetet stabil
Author: korrektpress
Daniel Curtis Lee, ish-kolegu i aktorit Tylor Chase, ka rrëfyer detaje tronditëse rreth një incidenti që ndodhi kur ai përpiqej t’i ndihmojë Chase-it, i cili kishte mbetur pa strehë në rrugët e Los Angeles-it. Lee tregoi se aktori i famshëm, i njohur nga seriali “Ned’s Declassified School Survival Guide”, shkatërroi dhomën e hotelit ku ishte vendosur disa orë pasi ai ishte pranuar atje me ndihmën e tij.Sipas Lee-t, pak pasi Chase u vendos në hotel, ai mori një telefonatë nga administrata e objektit. Ata i thanë se dera e dhomës ishte lënë hapur, mikrovala ishte hedhur brenda vaskës, ndërsa frigoriferi…
Në Shkodër, një burrë i la dy qese me plehra poshtë kontejnerëve të bërllokut, ndonëse kontejnerët ishin bosh, duke mos i vendosur kështu në vendin e duhur.E atypari rastësisht kaloi një makinë policie e bashkisë e cila e ndaloi. Pas këshillimit, i njëjti edhe u gjobit, raporton Euronews.al. View this post on Instagram A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)
Graham Walker, ish‑drejtor ekzekutiv i kompanisë amerikane Fibrebond me qendër në Luiziana, bëri histori kur i shiti biznesin e familjes për 1.7 miliard dollarë dhe siguroi që 540 punonjësit të marrin një pjesë të konsiderueshme të përfitimit. Para se të pranonte ofertën e blerjes nga kompania Eaton, Walker vendosi si kusht që 15 për qind e shumës së shitjes të shkonin tek punonjësit, edhe pse ata nuk zotëronin aksione në kompani. Në qershor, punonjësit filluan të marrin bonuse në vlerë totale prej 240 milionë dollarësh, me një mesatare rreth 443 mijë dollarë për secilin, të shpërndara gjatë pesë viteve –…
Një tërmet me intensitet prej tre shkallësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës u ndje mbrëmë në Ohër dhe zonën përreth.Tërmeti kishte një magnitudë Rihter prej 2.2 ballë dhe u ndje në orën 03:18.Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup njoftoi se epiqendra e tërmetit kishte origjinën nga zona epiqendrore Peshtani-Ohër-Strugë, rreth 105 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
Liverpooli ka nisur tashmë planifikimet për afatin kalimtar të janarit, por shqetësimet rreth repartit defensiv kanë filluar të shtohen gjithnjë e më shumë këtë sezon.Trajneri Arne Slot nuk është plotësisht i bindur nga opsionet aktuale në mbrojtje. E ardhmja e Ibrahima Konates mbetet e paqartë, ndërsa në të njëjtën kohë Virgil van Dijk nuk ka arritur ende nivelin e tij të zakonshëm gjatë këtij sezoni. Për këtë arsye, drejtuesit e Liverpoolit kanë nisur të shikojnë me vëmendje alternativa për përforcim. Klubi po kërkon një mbrojtës që mund të ketë ndikim të menjëhershëm dhe që është i aftë të përballojë kërkesat…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete.Rasti ka ndodhur në rrugën “Miran Hajra”, në jug të Mitrovicës, më 26.12.2025“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/
Aktorja Jennifer Aniston ka dhënë një pasqyrë të rrallë të jetës së saj private, duke ndarë me fansat imazhe nga mënyra se si e ka festuar Ditën e Krishtlindjeve me partnerin e ri. Sipas mediave, ajo publikoi në Instagram disa fotografi nga shtëpia e saj, ku shfaqet së bashku me të dashurin e saj, Jim Curtis, përfshirë një moment të veçantë ku ai mban një foshnjë në krahë. Fotoja, e publikuar më 25 dhjetor, tërhoqi vëmendje të madhe te ndjekësit, ndërsa aktorja shoqëroi setin e imazheve me mesazhin: “Ju dërgoj të gjithë dashurinë. Gëzuar festat!”, duke bërë të ditur se…
Në 206 faqe “esencë hetimi”, Prokuroria e Posaçme, SPAK, përshkroi veprimtarinë e AKSHI-t Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke zbuluar një rrjet të mirë organizuar kriminal në përvetësimin e qindra milionë eurove tendera publike, mes shantazhit, pengmarrjes dhe implikimit të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe policor të vendit.“Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, Gëzim Hoxha, si dhe persona të tjerë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar dhe implementuar një skemë për paracaktimin e fituesve në procedurat e prokurimit, të…
Përzgjedhësi i Shqipërisë Sylvinho beson se “Kuq e Zinjtë” mund të sigurojnë biletën për në Kampionatin Botëror 2026, sidomos pasi sipas tij lojtarët janë mësuar me ndeshjet e vështira.Në një intervistë ekskluzive për podcastin e “ESPN Brasil”, tekniku brazilian komentoi planet e ekipit dhe për mundësinë historike kanë për të siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës së ardhshme.“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për ekipin dhe për gjithë vendin. Që nga Kampionati Evropian kemi pasur shorte të forta, por sfidat janë pjesë e rrugës që duhet të ndjekim për të arritur objektivat tona”.“Që nga janari do t’i monitorojmë lojtarët…
Problemi me pitonët në Floridë ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut pas një videoje virale që u shpërnda në rrjetet sociale. Në video dallohet dashamirësi i gjarpërinjve Kev Pav (@snakeaholic) bashkë me një ekip gjuetarësh duke gjetur një piton gjigant nën degëza. Njëri prej ekspertëve e ngre gjarprin për kokë, ndërkohë që kolegët e tij vëzhgojnë me kujdes çdo lëvizje. Takimet e tilla me pitonë nuk janë të rralla në Floridë. Këta gjarpërinj janë specie invazive dhe shfaqen edhe në lagje banimi, duke bërë që banorët të thërrasin shpesh shërbimet e specializuara për t’i larguar në mënyrë të sigurt. Biologët…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari