Author: korrektpress

Herën e fundit që patëm një premierë epike nga Christopher Nolan, në vitin 2023, Oppenheimer – së bashku me Barbie – i dha kinemasë një shtysë të jashtëzakonshme, duke sjellë audienca masive në sallat e filmit. Tani shtrohet pyetja: a mundet The Odyssey i Nolan-it, së bashku me një ose dy filma të tjerë në vitin 2026, të përsërisë të njëjtin sukses?Industria e filmit është optimiste. Projekte shumë të pritura si Spider-Man 4 me Tom Holland, Super Mario Bros 2, dhe The Devil Wears Prada 2 pritet të kontribuojnë në një bum të madh të arkëtimeve. Pa harruar Avengers: Doomsday…

Read More

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.”Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia”, thonë nga LAMM.Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Read More

Akademikut Nexhat Daci do t’i jepet lamtumira e fundit sot (02/02/2026), në një ceremoni solemne me nderime shtetërore, ndërsa prehja e tij e përhershme do të jetë në varrezat e Dragodanit.Familjarët kanë bërë publike detajet e agjendës zyrtare të ceremonisë mortore. Sipas njoftimit, homazhet për të ndjerin do të zhvillohen në hollin e Kuvendit të Kosovës, në intervalin kohor nga ora 09:00 deri në 11:45.Më pas, nga ora 12:00 deri në 12:45, në sallën plenare të Kuvendit do të mbahet akademia përkujtimore, në nderim të jetës dhe veprimtarisë së tij akademike dhe publike.Ceremonia e varrimit është paraparë të zhvillohet nga…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave preferenciale për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit po vijon me intensitet.Sipas të dhënave të fundit, janë përfunduar 2,295 vendvotime nga 2,557 sa janë gjithsej, që përbën rreth 89.75 për qind të procesit të numërimit. Në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, prin Albin Kurti me mbi 312 mijë vota, duke ruajtur një epërsi të konsiderueshme. Pas tij renditet Glauk Konjufca me rreth 242 mijë vota. Albulena Haxhiu dhe Hekuran Murati ndodhen shumë afër njëri-tjetrit, me mbi 127 mijë, përkatësisht 126 mijë vota. Lista e më…

Read More

Ndërsa Liverpool vazhdon të mbetet i interesuar për transferimit e mbrojtësit të Crystal Palace, Marc Guehi, duket se Fenway Sports Group (FSG) është pranë finalizimit të një marrëveshjeje për një tjetër qendërmbrojtës, për një shumë të konsiderueshme, sipas një raporti.Interesimi i Liverpoolit për Guehin është dokumentuar gjerësisht, me burime që bëjnë të ditur se ylli i Crystal Palace është objektivi kryesor për repartin e mbrojtjes për kampionët në fuqi të Ligës Premier në vitin 2026.Guehi është pa kontratë në fund të sezonit dhe nuk ka ndërmend të rinovojë me klubin londinez.Megjithatë, sipas Bolavip, nuk është Guehi lojtari që është pranë…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Azir Ali ka bërë të ditur se po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme Zvicrës pas tragjedisë ku humbën jetën rreth 40 persona e mbi 100 të tjerë u lënduan.Aliu tha se janë në komunikim me autoritetet shëndetësore në Zvicër. Gjithçka që dimë deri tani për tragjedinë në Zvicër “Ministria e Shëndetësisë po shqyrton mundësitë dhe kapacitetet në dispozicion për t’i ofruar mbështetje të përshtatshme Zvicrës pas zjarrit tragjik në Kran-Montana.Tashmë jemi në koordinim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të RMV-së, ndërsa përmes Qendrës Koordinuese të BE-së për Reagim ndaj Emergjencave (EU ERCC) është…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ka shëndet “të përsosur”, merr më shumë aspirinë sesa rekomandojnë mjekët, përdor grim për të mbuluar mavijosjet në duar dhe nuk bën ushtrime të rregullta sepse i duket “e mërzitshme”.Në një intervistë të gjatë rreth shëndetit të tij, Trump i tha gjithashtu The Wall Street Journal se iu nënshtrua një skanimi CT në tetor.Trump, 79 vjeç, është presidenti më i vjetër i inauguruar në historinë e SHBA-së dhe shenjat e moshës kanë filluar të shfaqen. Ai duket se ka rënë në gjumë në disa takime dhe nuk është në gjendje të dëgjojë pyetje.WSJ…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vend do të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpeshta, të shoqëruara me intervale të shkurtra me diell.Sipas IHK-së, herë pas here priten reshje lokale, kryesisht në formë shiu. Megjithatë, në zona dhe momente të caktuara, reshjet mund të përzihen ose të shndërrohen në borë, si pasojë e mbetjeve të masave ajrore të ftohta që po tërhiqen drejt lindjes së kontinentit.Reshjet më të përqendruara parashihen në Rrafshin e Dukagjinit.Sa i përket temperaturave, ato minimale do të lëvizin nga -9 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet…

Read More

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht atyre përmes postës.Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror Zgjedhor.Sipas tij, nga dy kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë tërhequr mbi 28 mijë e 500 pako, prej të cilave 27,600 janë aprovuar, ndërsa mbi 950 janë refuzuar.Ndërkohë, nga votimi në përfaqësitë diplomatike kanë votuar 16,165 qytetarë apo 84.24%. /Telegrafi/

Read More

Barcelona e nis vitin 2026 me një situatë të pazakontë në zyrat e klubit.Për herë të parë pas një kohe të gjatë, klubi e fillon vitin e ri kalendarik me dy lojtarë të ekipit të parë që janë në pozitë të negociojnë lirshëm të ardhmen e tyre: Robert Lewandowski dhe Andreas Christensen. Kontratat e të dy lojtarëve skadojnë më 30 qershor dhe ata tashmë mund të shqyrtojnë oferta pa pasur nevojë të kalojnë përmes drejtuesve sportivë të klubit.Rasti i Robert Lewandowskit është më i bujshmi. Në moshën 38-vjeçare, sulmuesi po i afrohet fazës përfundimtare të karrierës së tij me një…

Read More