Author: korrektpress

Shkëndija gjendet në bilancin e fundit të UEFA-s, paguan gjobë për përdorim të piroteknikës, njofton Telegrafi.Ekipi i Shkëndijës është përfshirë në bilancin më të fundit të UEFA-s, ku janë shënuar klubet që kanë marrë sanksione në kupat evropiane dhe në ndeshjet kualifikuese në të gjitha garat nën ombrellën e “shtëpisë evropiane të futbollit”.Për shkak të tifozëve të saj, ekipi nga Tetova do të paguajë një gjobë prej 1.500 eurosh në arkën e UEFA-s. Arsyetimi është përdorimi i piroteknikës në sektorin e mysafirëve. Po ashtu, një gjobë për piroteknikë kanë marrë edhe tifozët e Dritës, dhe klubi do të duhet të…

Read More

Sa para do t’i ketë Forca e Sigurisë së Kosovës për vitin 2026 ende nuk dihet për shkak se nuk ka buxhet të miratuar për këtë vit. Projektligji për Buxhetin 2026 që ishte miratuar nga Qeveria e Kosovës më 31.10.2025 nuk qe shqyrtuar fare në Kuvendin e Kosovës nga legjislatura e nëntë.Megjithatë, dihet se 202.8 milionë euro ishin ndarë për ushtrinë me buxhetin e vitit 2025. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një konferencë për media më 27.11.2025 kishte thënë se është arritur shifra prej 430 milionë eurove për blerje të sistemeve të armatimit, ndonëse nuk e kishte…

Read More

Agjencia e Kadastrit së patundshmërive në vitin 2025 ka zgjidhur gjithsej 1.040.137 lëndë, gjë që, thuhet në kumtesë, paraqet tregues të qartë për efikasitetin e rritur dhe përkushtimin e vazhdueshëm në sigurimin e shërbimit cilësor dhe me kohë. Paralelisht me këtë, nga Kadastri thonë se tërësisht janë zgjidhur lëndët e mbetura, ndërsa të gjitha kërkesat vijuese po zgjidhen me kohë, pa ngecje dhe në afatet ligjore.Në mënyrë shtesë, deri te Sektori për kontroll dhe mbikëqyrje pranë Agjencisë së Kadastrit, janë parashtruar 577 ankesa, prej të cilave 556, respektivisht 96,4 për qind, janë përpunuar tërësisht dhe janë mbyllur.Në pjesën e regjistrit…

Read More

Seriali i njohur “Stranger Things” mbylli zyrtarisht rrugëtimin e tij dhjetëvjeçar me publikimin e episodit të fundit të sezonit të pestë më 31 dhjetor 2025 në Netflix, duke shënuar fundin e një prej sagave më të dashura. Finalja, e titulluar “Chapter Eight: The Rightside Up”, u lançua në Netflix dhe u shfaq gjithashtu në një numër të madh të kinemave në SHBA e Kanada, ku shumë fansa patën mundësinë ta përjetonin historinë për herë të fundit në ekran të madh. Ky sezon përbëhet nga tetë episode të ndarë në tre pjesë: katër filluan më 26 nëntor 2025, tre të tjera…

Read More

Pesë ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave për kandidatët për deputetë që nga e hëna, ndërsa deri më tani janë numëruar mbi 95 për qind e votave.Sipas rezultateve aktuale, më poshtë janë kandidatët nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) që aktualisht sigurojnë mandatin e deputetit. Megjithatë, duhet theksuar se rreth 5 për qind e votave nga vendvotimet ende nuk janë numëruar, si dhe ekziston një numër i konsiderueshëm i votave me postë,…

Read More

Trajneri Pep Guardiola ka mohuar spekulimet për largimin e tij nga Manchester City, duke theksuar se nuk ka asnjë paqartësi rreth të ardhmes së tij në “Etihad”.Trajneri spanjoll ka rikujtuar edhe një herë se ka kontratë me kampionët e Anglisë dhe se ndihet i vlerësuar nga drejtuesit e klubit.“Do të jem trajner i City sezonin e ardhshëm? Oh Zoti im… kam kontratë. E kam thënë 1 milion herë”. “E di që shumë njerëz janë lodhur nga unë pas 10 vitesh këtu. Një ditë do të largohem, e premtoj. Por tani jam i lumtur, dua të luftoj me ekipin tim dhe…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump e priti vitin 2026 duke organizuar një festë të shkëlqyer të Vitit të Ri në Mar-a-Lago , ku morën pjesë djali i tij më i vogël dhe disa nga emrat më të mëdhenj në MAGA.Trump priti familjen e tij dhe disa nga aleatët e tij më të ngushtë , përfshirë ish-kryetarin e New Yorkut, Rudy Giuliani, dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe gruan e tij, Sara, në eventin madhështor.Djali më i vogël i presidentit, Barron, 19 vjeç, u fotografua i ulur pranë babait të tij 79-vjeçar dhe zonjës së parë Melania, 55 vjeç, e cila shkëlqente…

Read More

Ministria e Ekonomisë dhe Punës javën e ardhshme do të analizojë çmimet e produkteve në fund të muajit të kaluar dhe në fillim të këtij muaji për të përcaktuar nëse ka pasur rritje të çmimeve dhe sjellje devijante nga ana e tregtarëve.“Javën e ardhshme do të analizojmë të dhënat e çmimeve nga ditët e fundit të dhjetorit dhe ditët e para të janarit dhe do të informoheni nëse ka sjellje devijante nga ana e tregtarëve apo rritje të çmimeve. Do të informoheni se si do të veprojmë”, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.Në një konferencë për shtyp për…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar mbi 95 për qind të votave për kandidatët për deputetë, ndërsa në Lidhjen Demokratike të Kosovës po zhvillohet një garë jashtëzakonisht e ashpër për dy mandatet e fundit, pa përfshirë ende votat e diasporës.Sipas rezultateve aktuale, dallimet mes kandidatëve janë minimale: 14.Ermal Sadiku – 15,086 vota15.Fadil Hadergjonaj – 15,017 vota16.Arben Gashi – 14,480 vota17.Paris Guri – 14,219 vota Diferenca prej vetëm disa dhjetëra apo qindra votash mes kandidatëve e bën këtë garë një nga më të ngushtat brenda LDK-së, ndërsa votat e diasporës pritet të jenë përcaktuese për renditjen përfundimtare dhe fitimin e…

Read More

Kanë kaluar 21 vjet që kur Aurelio De Laurentiis bleu Napolin, 21 vjet të shënuara nga suksese, dështime, gëzime dhe zhgënjime. Më 6 shtator 2004, De Laurentiis bleu Napolin për rreth 31 milionë euro, duke e shpëtuar klubin nga falimentimi.Ai mori praktikisht nga hiri një skuadër, një klub, një stadium, një tifozëri dhe një qytet të tërë, duke i rikthyer në majën e futbollit italian përmes pasionit, largpamësisë, vendosmërisë, fitimeve kapitale dhe të ardhurave milionëshe pa financime të jashtme, këmbënguljes dhe investimeve të mëdha. Duke nisur nga Serie C1, ai arriti të fitojë shtatë trofe në krye të klubit. Në…

Read More