Author: korrektpress

Po, kabllot HDMI me kalimin e kohës mund të prishen – duke shpëtuar kohë në kërkim të shkakut të problemit nëse simptomat identifikohen në kohë. Cilësia dhe mënyra e përdorimit ndikojnë në jetëgjatësi: kabllot cilësore zakonisht zgjasin shumë, por modelet më të lira ose ato që shpesh përthyhen, përkulen ose ekspozohen ndaj nxehtësisë dhe lagështisë dëmtohen më shpejt.Ndryshe nga pajisjet që ose funksionojnë ose jo, kablloja HDMI mund të “prishet pjesërisht”. Kjo paraqitet si ndërprerje e herëpashershme e imazhit, shfaqje e shkurtër pa zë ose probleme të tjera që e bëjnë vështirë gjetjen e shkakut të vërtetë. Shenjat më të…

Read More

Stiven Ivanovski, i cili konsiderohej i zhdukur pas zjarrit të madh në Crans-Montana, është gjetur i vdekur, pasi analiza e ADN-së konfirmoi identitetin e tij. Ai ishte parë për herë të fundit natën e Vitit të Ri, në momentet kur shpërtheu zjarri në bodrumin e lokalit, ku humbën jetën dhjetëra persona dhe qindra të tjerë u lënduan. Lajmin e konfirmuan dhe nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut: “Ka një konfirmim nga Berni, trupi është identifikuar. Fatkeqësisht, është një person i vdekur. Një anëtar i familjes e konfirmoi këtë sipas ADN-së. Shprehim keqardhjen dhe ngushëllimet tona të thella”, njoftuan nga Qeveria.…

Read More

Violinisti, Brian King Joseph, postoi një video në Instagram ditën e Krishtlindjeve, duke lënë të kuptohej se do të ndërmerrej një veprim ligjor, disa ditë para se të padiste Will Smith për ngacmim seksual dhe pushim të padrejtë nga puna. Smith i mohoi të gjitha akuzat.Joseph, 32 vjeç, i njohur si finalist në “America’s Got Talent” 2018, pretendon se gjatë një ndalese turneu në Las Vegas në mars, gjeti dhomën e tij të hotelit të hapur nga një person i panjohur që la një shënim me përmbajtje joshëse. Ai raportoi incidentin te ekipi i Smith, por pretendon se u turpërua,…

Read More

Donald Trump sapo ka ndarë një imazh të Nicolas Maduro, duke e shfaqur liderin venezuelian të arrestuar dhe nën mbikëqyrje. Presidenti amerikan shkruan se homologu venezuelas ndodhet aktualisht në bord të anijes luftarake amerikane USS Iwo Jima, duke sugjeruar se qeveria amerikane ka marrë kontrollin mbi liderin venezuelian.Maduro, i veshur me një kostum të sportit gri të markës Nike, në duar mban një shishe uji.Sytë e Maduros janë të mbuluar me një shirit të zi dhe mbi veshët duket se ka kufje të mëdha. Nuk është e qartë nëse Maduro ndodhet pranë gruas së tij, Cilia Flores, pasi ajo nuk…

Read More

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji, ka bërë të ditur të shtunën Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK).Hendbollistët kosovarë më 8 janar, nga ora 17:00, do të përballen me Kuvajtin, ndërsa më 10 janar, nga ora 11:00, do të matin forcat me Algjerinë. Të dyja ndeshjet miqësore do të zhvillohen në Slloveni.Sipas njoftimit të FHK-së, këto aktivitete shënojnë nisjen zyrtare të vitit garues 2026 për hendbollin kosovar. Kombëtarja A do të qëndrojë në Slloveni javën e ardhshme, ku miqësoret janë planifikuar nga shtabi teknik i udhëhequr nga selektori Jesper Ostlund, me synimin…

Read More

SHBA-ja po e humb durimin me aktorë kërcënues në shërbim të Rusisë, Kinës e Iranit.Në një reagim pas sulmeve të sotme amerikane në Venezuelë, Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e humbin durimin me aktorët që kërcënojnë rendin perëndimor, në krye me Rusinë, Kinën dhe Iranin, si dhe me shtetet proxy që veprojnë në shërbim të tyre.Sipas tij, sulmet amerikane ndaj Venezuelës janë një mesazh i qartë global se epoka e tolerimit ndaj shteteve destabilizuese ka përfunduar, prandaj vlen si paralajmërim edhe për Serbinë nëse Vuçiq…

Read More

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha sot se LSDM-së mund t’i plotësohet dëshira për zgjedhje të parakohshme. Ai shtoi se pavarësisht se Maqedonia ka ulur inflacionin dhe pret që vitit i ri të jetë edhe më i mirë, nga opozita sërish po dëgjon ankesat e njejta. “Nuk kam dëgjuar nëse kërkojnë zgjedhje të parakohshme, por njeriu ndonjëherë duhet të ketë kujdes se çfarë dëshiron, sepse nganjëherë dëshira mund t’i plotësohet. Pres që ulja e inflacionit të vazhdojë edhe në dhjetor, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, kurse vitin e ardhshëm në mes 2 apo 3 për qind që do…

Read More

Sulmuesi Federico Chiesa nuk është duke e kërkuar largimin nga Liverpooli, por ia ka lënë derën e hapur një rikthimi te Juventusi, skuadër nga e cila u largua më 2024.Chiesa po shihet si opsion konkret për “Zonjën e Vjetër”, ndërsa “Gazzetta dello Sport” raporton se anësori i Liverpoolit gjithashtu është i hapur për t’u rikthyer në Torino.Sidoqoftë, mediumi italian shton se Chiesa nuk do t’i bëjë presion LIverpoolit për ta shitur, pavarësisht që ende nuk e ka fituar vendin e titullarit. Chiesa u përjashtua nga Juventusi në vitin 2024 për t’iu bashkuar Liverpoolit në ditën e fundit të afatit kalimtar,…

Read More

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar qytetarët dhe anëtarësinë e LDK-së për mbështetjen e dhënë në zgjedhje, duke vlerësuar se rezultati i arritur nuk e pasqyron potencialin real të kësaj partie.Në një reagim në Facebook, Hoti theksoi se angazhimi dhe sakrifica e strukturave të LDK-së në gjithë Kosovën mbeten të paçmueshme, pavarësisht rezultatit zgjedhor. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryesinë, degët, nëndegët dhe, siç u shpreh, “para së gjithash për anëtarësinë besnike që e mban LDK-në gjallë edhe në kohë sfiduese”.Hoti falënderoi edhe votuesit që i kanë dhënë…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisjes së Meksikës, duke theksuar se vendi nuk kontrollohet nga autoritetet, por nga kartelët e drogës.Deklaratat e tij erdhën gjatë një interviste ku komentoi situatën aktuale në Meksikë dhe sfidat e sigurisë që po përballet vendi.“Claudia Sheinbaum është një grua e mirë, por kartelët po e drejtojnë Meksikën. Ajo nuk po drejton Meksikën – kartelët janë ata që e drejtojnë”, tha 79-vjeçari. Ai shtoi se “diçka duhet bërë me Meksikën”, duke sugjeruar nevojën për masa më të forta për të luftuar kriminalitetin dhe trafikun e drogës. — (@) Trump, i…

Read More