- Goli me devijim i McGinn i jep fitoren Skocisë
- Fjalët e Ancelottit pasi Brazili dështoi ta fitojë ndeshjen hapëse
- Brazili dhe Maroku ndajnë pikët në një spektakël të vërtetë
- “Të zbresim me këmbë në tokë dhe të marrim përgjegjësi” – Xhaka i ashpër pas barazimit me Katarin
- Përgjigjet Brazili, Vinicius Junior realizon një supergol në një spektakël të vërtetë botërori
- Zbulohen trajnerët më të paguar në Kupën e Botës 2026
- Ish-burri i Fjolla Morinës, Fisniku vazhdon të shijojë romancën e re, por ende fsheh identitetin e partneres misterioze
- Euronews: Protesta përplas Shqipërinë me Iranin
Author: korrektpress
Atletico Madrid ka marrë një qëndrim të prerë kundër ofertave të huazimit për Conor Gallagher, duke reaguar ndaj interesit të Manchester United. Klubi spanjoll ka bërë të qartë se do të marrë në konsideratë vetëm një transferim të përhershëm për mesfushorin anglez, me një çmim prej 30 milionë eurosh, raporton ED.Manchester United shpresonte të siguronte një huazim deri në fund të sezonit, me një opsion blerjeje për Gallagher, i cili ka hasur vështirësi për të gjetur hapësirë në titullarët e Diego Simeone për shkak të konkurrencës me Pablo Barrios, Koke dhe Johnny Cardoso. Atletico, që kishte shpenzuar 40 milionë euro…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditë më parë ka bërë të ditur se synon të kandidojë sërish për postin e presidentes së vendit.E lidhur me këtë është deklaruar sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas vizitës që i bëri Postës së Kosovës. Ai u pyet nëse e mbështet Vjosa Osmani edhe për një mandat si presidente, ndërsa tha se së pari duhet të pritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe konstituimi të Kuvendit.“Ne së pari do të presim certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, duhet të konstituohet kuvendi dhe të shohim përbërjen e legjislaturës së 10-të. Pra, duhet të shohim përbërjen…
Për shumë njerëz, nata e Vitit të Ri do të thotë pirje alkooli gjatë festimeve, dhe kjo mund të nënkuptojë edhe një dhimbje koke që vjen të nesërmen. Megjithatë, mjekët kanë ndarë këshilla që mund të ndihmojnë në zbutjen e efekteve negative.Arsyeja pse ndihemi të dehur pasi pimë është kryesisht dehidratimi, kështu që hapi juaj i parë duhet të jetë adresimi i këtij problemi duke pirë ujë. Të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë, por ka diçka që mund t’i shtoni ujit tuaj që do t’ju ndihmojë të ndiheni shumë më mirë – elektrolitet.Këto janë minerale thelbësore që trupi ynë…
Një profesoreshë dhe një avokate do të jenë anëtare të reja të Këshillit Gjyqësor, të cilët do të propozohen nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova pasi ligji i ri të votohet në Kuvend.Presidentja këtë e njoftoi këtë në intervistë për “RTVM”, por nuk deshi të publikonte emrat dhe njoftoi se do ta bënte këtë përpara se propozimi të arrinte Kuvend.”Vacatio legis është shtatë ditë, në ditën e tetë ligji do të hyjë në fuqi dhe unë do ta shpall menjëherë, përpara se propozimi të vijë në Kuvend”, tha Siljanovska-Davkova.Kur u pyet se çfarë është kyçe në ligjin e ri dhe si duhet…
Komuna e Podujevës ka njoftuar qytetarët mbi orarin e punës gjatë festave të fundvitit, bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren për Orarin e Punës për Bizneset që Operojnë në Komunë.Sipas njoftimit, për nëpunësit e administratës ditët e pushimit zyrtar do të jenë 1 dhe 2 janar 2026.Përsa i përket bizneseve, më 1 janar 2026 nuk do të punojnë veprimtaritë, përjashtuar: Bizneset e hotelerisë dhe gastronomisë, Internet kafe, videolojëra dhe aktivitete të ngjashme, Pompat e derivateve, Furrat e bukës, Barnatoret sipas kujdestarisë në zonat I, II dhe III. /Telegrafi/
Viti 2025 po mbaron dhe është koha për të bërë një bilanc. Portali i statistikave Squawka ka publikuar një listë me 10 lojtarët që ishin të përfshirë drejtpërdrejt në më shumë gola në Bundesligë në vitin kalendarik 2025.Lista kryesohet nga Harry Kane, i cili grumbulloi 37 kontribute të drejtpërdrejta në gola (31 gola, 6 asistime) gjatë vitit 2025. Në vendin e dytë është një tjetër lojtar i FC Bayern Munich: Michael Olise me 32 kontribute (14 gola, 18 asistime).Kane dhe Olise janë dy lojtarët e vetëm që kanë pasur më shumë se 30 kontribute të drejtpërdrejta në gola në Bundesligë…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se sot se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është i qartë dhe se tashmë pengesat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe qeverisë janë inekzistente.Ai këto komente i bëri pas vizitës në Postën e Kosovës ku u pyet për mundësitë e bashkëpunimit me ndonjë parti politike. “Nuk kam ndonjë gjë të re për të thënë, rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë. Ne kemi pritur që do ta tejkalojmë rezultatin e 9 shkurtit sivjet, por duket që po e tejkalojmë edhe rezultatin e 14 shkurtit të vitit 2021. Bllokimet në konstituimin…
Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, në një intervistë për “Ora Shtatë” ka folur për suksesin, jetën dhe familjen e tij.Derisa tha se 2026-ta e pret me më shumë projekte, ai ndau pjesë të vështira nga jeta e tij.Fero u shpreh se Vitin e Ri e pret në gjumë, ndonëse është zgjedhje e tij personale. Foto: YouTubeNdërkaq, i pyetur se mos kjo dëshirë vjen edhe nga mungesa e pranisë së vajzës së tij, artisti e pranoi që kjo është ndër arsyet kryesore.“Po normal, por tani unë flas me vajzën”, u shpreh në vazhdim.”Nuk ka më diçka të…
Bayern Munich ka shtuar interesimin për Reben Neves, mesfushorin portugez të Al-Hilal, i cili pritet të jetë një nga emrat më të diskutuar të merkatos së ardhshme verore. Sipas gazetës spanjolle AS, kampionët e Gjermanisë janë mes klubeve që po monitorojnë nga afër situatën e lojtarit, në rast se ai nuk rinovon kontratën aktuale që skadon këtë verë.Bavarezët tashmë kanë zhvilluar bisedime joformale me përfaqësuesit e Neves, duke iu bashkuar interesimit të klubeve si Manchester United, Atletico Madrid dhe Juventusi, të cilët gjithashtu po ndjekin zhvillimet rreth së ardhmes së 28-vjeçarit.Nga ana tjetër, Al-Hilal ka reaguar duke i paraqitur Neves…
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashit në fjalimin e tij të fundvitit tha se viti që po përmbyllet ka qenë një vit i punës së përkushtuar dhe i hapave që kanë lënë gjurmë.”Kuvendi ka shënuar avancime të dukshme në transparencë, digjitalizim dhe në forcimin e funksionit mbikëqyrës. Kemi hapur më shumë dyert për qytetarë, ide dhe dialog. E kemi bërë institucionin më inkluziv, më të qasshëm dhe më të besueshëm. Përmes diplomacisë parlamentare kemi ndërtuar ura bashkëpunimi dhe miqësie, duke e përfaqësuar vendin tonë me dinjitet dhe vizion.Por mbi të gjitha, ky vit na rikujtoi një të vërtetë thelbësore:…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari