Author: korrektpress

Një fluturim i kompanisë Cathay Pacific, në itinerarin Hong Kong – Los Angeles, po i ofron udhëtarëve një përvojë të veçantë dhe thuajse fantastike për Vitin e Ri. Ata do të kenë mundësinë të festojnë dy herë të njëjtin event, falë efektit të veçantë të ndryshimeve të zonave kohore dhe kalimit të linjës ndërkombëtare të datës.Fluturimi CX880 u nis nga Hong Kongu më 1 janar 2026, në orën 00:30, duke përjetuar kështu fillimin e Vitit të Ri sipas kohës lokale të qytetit aziatik. Megjithatë, për shkak të diferencës së madhe kohore midis Azisë dhe bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara,…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026 përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Facebook, duke i falënderuar për besimin për shërbim edhe për katër vitet e ardhshme.Në mesazhin e tij, Kurti ka paralajmëruar se pas formimit të qeverisë do të ndërmerren menjëherë një sërë veprimesh, përfshirë miratimin e buxhetit, ligjin për çmimet tavan, pagën e 13-të për shërbyesit civilë, heqjen e kufizimit të punësimit për veteranët e UÇK-së, si dhe pakon për përballje me inflacionin.Ai foli edhe për vitin 2025, gjatë të cilit Kosova u përball me katër…

Read More

Në jug të Rusisë, disa trena të largësisë së gjatë kanë mbetur të bllokuar për dhjetëra orë për shkak të dëborës së madhe, duke lënë pasagjerët të ngrirë në vagona të errët – pa ushqim, pa ujë të pijshëm dhe me tualetet të kyçura.Pasagjerët e trenit №378 Novorossiysk–Vladikavkaz thonë se kaluan më shumë se 10 orë pranë Kropotkin pa energji elektrike dhe pa sinjal celular.Asnjë furnizim emergjent nuk u shpërnda. Tualetet mbetën të kyçura. Thirrjet për EMERCOM morën përgjigjen klasike “situata është nën kontroll” — që do të thotë, askush nuk po bënte asgjë.Njerëzit më në fund filluan të ecin…

Read More

Enzo Maresca po e mbyll vitin 2025 në krye të Chelseat, por pozicioni i tij është vënë seriozisht në pikëpyetje dhe mund të jetë në rrezik nëse rezultatet nuk përmirësohen shpejt, raporton Sky Sports. Blutë kanë arritur vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit në Ligën Premier, duke e lënë të ardhmen e trajnerit italian të varur në fije.Paraqitjet e fundit nuk kanë bërë shumë për të ulur presionin mbi Marescan. Pas fitores bindëse 3-0 ndaj Barcelonës në nëntor, Chelsea ka regjistruar rezultate zhgënjyese kundër Leeds United, Atalantas dhe Aston Villas, si dhe një barazim 2-2 ndaj Bournemouth gjatë…

Read More

Jeep Renegade më i fuqishëm deri më tani ishte versioni 4xe plug-in hibrid me 240 kuaj/fuqi. Ky është modeli zyrtar i prodhuesit, por një amerikan vendosi ta çojë SUV-in e vogël të Jeep-it në një drejtim krejt tjetër. Ai arriti të fusë në hapësirën e motorit një motor V8 Hemi me mbi 500 kuaj/fuqi. Projekti është vepër e përdoruesit të Instagramit lunchie_b.Në vend të motorit standard me katër cilindra, automjeti tani lëvizet nga një motor 5.7-litërsh Hemi V8. Ky motor përdoret gjithashtu në modele si Challenger, Charger dhe Ram 1500.Pronari ka instaluar diferencial dhe kapëse frenash Brembo me gjashtë pistonë…

Read More

Festimet e Natës së Vitit të Ri u prishën papritur për mijëra banorë të kryeqytetit argjentinas, pasi një ndërprerje masive elektrike goditi qytetin, duke lënë më shumë se 30 mijë persona pa energji elektrike.Autoritetet lokale raportuan se shkaku i këtij incidenti ishte një aksident në një central elektrik pranë Buenos Airesit. Sipas zyrtarëve, ndërprerja duket se lidhet me një rritje të papritur të kërkesës për energji gjatë orëve të festave, kur shumë qytetarë dhe biznese përdornin njëkohësisht pajisjet elektrike.“Incidenti ndodhi gjatë një momenti kur konsumimi i energjisë arriti nivele të jashtëzakonshme”, tha një përfaqësues i kompanisë energjetike lokale. “Ekipet tona…

Read More

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha realizoi një takim pune me drejtorin e Shërbimit për Sistemin Informativ, Jeton Suma, me ç’rast në fokus të takimit ishte menaxhimi i të dhënave gjeohapësinore për zonat e mbrojtura dhe mjedisin.Gjatë diskutimeve, u ritheksua se mbrojtja e mjedisit përfaqëson një prioritet thelbësor institucional dhe se hartimi dhe zbatimi i politikave publike në këtë fushë duhet të realizohet në mënyrë rigoroze, në përputhje të plotë me ligjin.“Në këtë kontekst, roli i drejtorisë së Shërbimit është thelbësor dhe strategjik, sepse kjo drejtori është përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin dhe shkëmbimin e të dhënave gjeohapësinore, si…

Read More

Mesfushori kroat i Milanit, Luka Modric, deklaroi të mërkurën se Jose Mourinho ishte një trajner kaq i rreptë gjatë kohës së tyre te Real Madrid, sa që njëherë e bëri Cristiano Ronaldon të qante.“E pashë që e bëri Cristiano Ronaldon të qante në dhomën e zhveshjes, një njeri që jep gjithçka në fushë, vetëm pse një herë nuk i bëri presion mbrojtësit kundërshtar”, tha Modric për gazetën italiane Corriere della Sera.Ronaldo, tashmë 40 vjeç dhe te Al Nassr, u stërvit nga Mourinho në Madrid për tre vite, nga 2010 deri në 2013 dhe rrëfimi i Modricit për këtë moment emocional…

Read More

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar sot, më 31.12.2025, se ka ngritur aktakuzë ndaj 15 personave për dallavere me tenderë të Ministrisë së Arsimit (MASHTI).Sipas aktakuzës, Ministria kishte paguar 208 euro më shtrenjtë një shportë të vogël të bërllokut për klasa.PSRK ka treguar skemën se si kompania “A&F Projekt” Sh.P.K. kishte marrë nga MASHTI për një shportë bërlloku që vendoset në klasë 220 euro, ndërsa çmimi real në treg për një shportë të tillë ishte vetëm 12 euro.Në aktakuzën që e ka ngritur prokurori Dren Paca akuzohen tre persona juridikë dhe 12 persona fizikë. Ata akuzohen për dallavere…

Read More

Stefon Diggs, ylli i New England Patriots dhe partneri i reperes Cardi B, me të cilën së fundmi ka mirëpritur një fëmijë, po përballet me akuza të rënda për dhunë ndaj kuzhinieres së tij personale. Ai raportohet se është akuzuar për tentativë mbytjeje dhe sulm, lidhur me një incident që thuhet se ka ndodhur më 2 dhjetor. Sipas një raporti policor që, siç thuhet, ka siguruar New York Post, kuzhinierja ka deklaruar se lojtari 32-vjeçar e ka goditur dhe e ka shtrënguar në fyt deri në humbje të vetëdijes, në shtëpinë e tyre në Dedham, e cila vlerësohet rreth 2.5…

Read More