- SHBA kryen “sulme vetëmbrojtëse” ndaj Iranit
- Aubrey Plaza dhe Christopher Abbott bëjnë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Çmimet Tony pas zbulimit të shtatzënisë
- Pavarësisht bllokadës së Hormuzit, bota nuk ka mbetur pa naftë – si është e mundur?
- Man Utd tenton me të gjitha forcat për yllin e Ligës Premier, ofron 60 milionë euro
- Marramendje, lodhje, probleme me tretjen dhe urinimin: Shenjat që mund të tregojnë dëmtim të sistemit nervor autonom
- Ardian Gjini thotë se do e dorëzojë mandatin e deputetit: Kam edhe pak punë në Gjakovë
- Gjatë ditës hapet, natën “lutet”: Bima mahnitëse që ndryshon pamje në errësirë
- Numërohen mbi 50% e votave, këta janë kandidatët më të votuar në LVV
Author: korrektpress
Ka filluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë pas Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.Komisioni Qendror Zgjedhor bëri të ditur se tashmë janë në verifikim të votave të partive, derisa kanë filluar edhe numërimin e votave për deputetë.Aktualisht janë duke u numëruar votat nga qendrat me numër më të vogël, si ato në Han të Elezit, Viti, Dragash dhe Shtërpcë. Telegrafi do të vazhdojë të ju sjell në kohë reale të gjitha numërimet që realizohen në Qendrën e Numërimit.Deri më tani, në nivel të përgjithshëm, LVV ka kaluar shifrën e 430 mijë votave, deri PDK ka mbi…
Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) ka njoftuar se deri më 24 dhjetor 2025 ka realizuar një kthim bruto nga investimet prej 312 milionë euro, duke e bërë vitin 2025 një nga më të suksesshmit në historinë e institucionit.Sipas njoftimit, meqë për vitin 2024 kthimi bruto nga investimet ishte rreth 244 milionë euro, rezulton se vetëm në dy vjetët e fundit FKPK-ja ka akumuluar kthim bruto nga investimet prej rreth 556 milionë euro.FKPK thekson se ky ishte “viti i 21-të, nga gjithsej 24 vjet të operimit të FKPK-së, që institucioni arrin kthim vjetor pozitiv nga investimet”, ndërsa “kthimi i…
Prishtina ka ndarë rrugët me mesfushorin Gentrit Salihun.22-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrës në dy vitet e fundit, teksa ka ndërprerë kontratën me marrëveshje me klubin.Gjatë qëndrimit në kryeqytet, Salihu ka pasur 35 ndeshje zyrtare ku ka shënuar edhe një gol dhe ka dhuruar dy asistime.Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:FC Prishtina njofton se bashkëpunimi me mesfushorin Gentrit Salihu ka përfunduar me mirëkuptim të ndërsjellë.Mesfushori, 22 vjeçar Gentrit Salihu, ishte pjesë e klubit për një sezon e gjysmë, gjatë së cilës periudhë ka regjistruar gjithsej 35 paraqitje zyrtare. Me fanellën bardh e kaltër, ai kontribuoi me 1 gol dhe 2…
Maqedonia siguroi 13.56 milionë euro grant mjete shtesë në kuadër të Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja e grantit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Botërore, e cila vepron si institucioni kryesor financiar për Kornizën e Investimeve në Ballkanin Perëndimor – Programi i transportit të sigurt dhe të qëndrueshëm, u nënshkrua nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe drejtoresha e Bankës Botërore për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Carole Megevand, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.”Sot po nënshkruajmë marrëveshjen e grantit, me qëllim të përmirësimit të efikasitetit dhe parashikueshmërisë së transportit të…
I lidhur fuqishëm me Real Madridin si një nga objektivat kryesorë për të forcuar mesfushën në sezonin 2026/27, Vitinha ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave. Megjithatë, klubi madrilen ka marrë së fundmi një përgjigje të prerë nga Parisi.Gjatë ditëve të fundit, disa media spanjolle kanë raportuar mbi mundësinë që Vitinha të bëhet lojtari i ri i Real Madridit. Madje, sipas Cadena SER, në rast të një shitjeje të Vinicius Jr gjatë verës, klubi i drejtuar nga Florentino Perez do të ishte i gatshëm të investonte shumën e përfituar për të tentuar transferimin e mesfushorit portugez të Paris Saint-Germain.…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se si qeveri janë “pro” rritjes së pagës minimale në vend.”Si qeveri, jemi pro rritjes së pagës minimale sepse do të kemi të ardhura më të mëdha brenda buxhetit. Ne jemi një punëdhënës me 100 mijë punonjës, dhe shteti ka 705 mijë punonjës. Ata 600 mijë do të vijnë tek ne. Nëse shikojmë me egoizëm, atëherë mund të themi se duhet të rritet nga nesër, por ne themi se jemi një qeveri që ndërmjetëson midis punëdhënësve dhe punëtorëve. Çdo marrëveshje që ata arrijnë, ne si qeveri do ta mbështesim”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në…
Boksieri britanik-me origjinë nigeriane, Anthony Joshua, është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Nigeri, ku dy persona kanë humbur jetën, bëjnë me dije mediat e ndryshme angleze.Ngjarja ndodhi në zonën e Makun, përgjatë autostradës së ngarkuar Lagos-Ibadan Expressway në shtetin Ogun. Automjeti ku ndodhej Joshua u përfshi në përplasje me një makinë tjetër, ndërsa rrethanat e aksidentit janë ende në hetim. Joshua, 36 vjeç, raportohet se ka pësuar lëndime të lehta si pasagjer, ndërsa dy persona humbën jetën në vendin e aksidentit. Ekipet e emergjencës u nxitën në vendngjarje për të ndihmuar të lënduarit dhe për të menaxhuar…
Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë përcaktuar për një periudhë 15-vjeçare, me mundësi zgjatjeje.Kështu u ka thënë Volodymyr Zelensky gazetarëve të hënën, duke dhënë më shumë detaje rreth asaj që u diskutua dhe u ra dakord në takimin e tij me presidentin e SHBA-së, Donald Trump të dielën në Florida.Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp pas bisedimeve në Mar-a-Lago, presidenti ukrainas tha se garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën ishin “100% të dakorduara”.”Kemi arritje të mëdha, plani i paqes me 20 pika është 90% i dakorduar dhe garancitë e sigurisë SHBA-Ukrainë janë 100% të dakorduara”, u tha…
Heidi Klum dhe Tom Kaulitz shijojnë diellin në St. Barths, supermodelja shfaq format e saj mahnitëse
Heidi Klum, 52 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj, Tom Kaulitz, 36 vjeç, u panë duke shijuar diellin dhe detin gjatë pushimeve në St. Barths të dielën. Supermodelja e famshme u fotografua duke tharë trupin me një peshqir me fytyrën e Kaulitz, ndërsa mbanin një ditë relaksi në plazh. Klum shfaqi format e saj të tonifikuara me bikini të ngushta me printim qershie, ndërsa Kaulitz dukej gjithashtu në formë, pa bluzë dhe me mbathje noti me printim leopardi, shkruan DailyMail. Çifti u shfaq në humor të mirë dhe të afërt, duke lënë pas zhurmën e qytetit të New Yorkut dhe duke…
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka përshëndetur përmbylljen e suksesshme të procesit zgjedhor dhe demokratik në Republikën e Kosovës.“Në emër të komunitetit të biznesit, i urojmë fitore fituesit të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit, z. Albin Kurti dhe i dëshirojmë suksese në udhëheqjen e institucioneve të vendit,” thuhet në reagimin e Dhomës së Tregtisë.DhTIK ka shprehur pritjet për formimin e shpejtë të institucioneve dhe për orientimin e qeverisë së re drejt ekonomisë.“DhTIK pret formimin e shpejt të institucioneve të reja dhe që qeveria e re të ketë fokus në tejkalimin e shumë sfidave me të cilat është…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari