Author: korrektpress

Kur hodhi dorën mbi dy duart e shtrënguara të Arbën Xhaferit dhe Imer Imerit, në mars 2001, në një furrë në periferi të Prizrenit, Ali Ahmeti ua kishte bërë me dije se ai ishte drejtues i ri i shqiptarëve të Maqedonisë. Në njëfarë mënyre delegjetimoi PDSh-në, atëbotë në pushtet, dhe PPD-në në opozitë. E kishte forcën e kallashnikovit. Donte marrëveshje me maqedonasit. Donte të ndryshonte pozitën e shqiptarëve. Dhe, ia arriti. Në pranverën dhe verën e atij viti sprovoi shtetin e brishtë, duke kërkuar me ngulm marrëveshje. E kishte dorëzanë ambasadorin Robert Frowick. Drejtoi UÇK-në në terren dhe në mënyrë…

Read More

Në festën madhështore të 25-vjetorit të karrierës së Labinot Gashit, një nga momentet që tërhoqi vëmendjen e të ftuarve ishte pikërisht prezenca e Dafina Zeqirit. Këngëtarja, e cila vetëm disa muaj më parë kishte pasur një përplasje publike me moderatorin, këtë herë u shfaq e buzëqeshur dhe pjesë e atmosferës festive.Kujtojmë se në prill, Labi ishte shprehur publikisht i zhgënjyer me Dafinën, duke e cilësuar si ‘mosmirënjohëse’ pasi ai nuk ishte ftuar në ditëlindjen e artistes, ndonëse – sipas tij – i kishte qenë mbështetje për vite me radhë. Foto: InstagramReagimi i Dafinës asokohe erdhi në formën e disa postimeve…

Read More

Në nëntë ditët e fundit të dhjetorit, janë regjistruar 6151 shkelje të rregullave të trafikut, 44 persona janë burgosur për drejtim mjeti të pakujdesshëm në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal.MPB Maqedoni njofton se në periudhën nga 01 dhjetor deri 9 dhjetor 2025, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha departamentet e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, janë lëshuar gjithsej 6151 urdhërpagesa, prej të cilave 1573 shkelje lidhen me shoferë që nuk kanë respektuar kufirin e shpejtësisë së përcaktuar.”44 persona janë arrestuar për vozitje të…

Read More

Interesi për automjetet elektrike ka rënë ndjeshëm në Holandë. Për herë të parë pas disa vitesh, holandezët janë më pak të interesuar për kalimin në përdorimin e tyre në pesë vitet e ardhshme, duke rënë nga 28 në 23 për qind, sipas një studimi të kryer nga klubi automobilave holandez ANWB.Rënia prej pesë pikësh përqindjeje tregon një kthesë të rëndësishme pas disa vitesh rritjeje të vazhdueshme. Grupi i atyre që nuk kanë ndërmend të blejnë automjete elektrike tani është më i madh se ai i të interesuarve. ANWB-ja i atribuoi këtë trend qeverisë holandeze, e cila ka ndryshuar stimujt për…

Read More

Gjatë natës u zhvilluan dy çerekfinalet e Kupës së NBA-së, ku Orlando dhe New York siguruan biletat për gjysmëfinale, duke shfaqur forcë, disiplinë dhe yje vendimtarë në momentet kyçe.Orlando krijoi befasinë e madhe duke e eliminuar Miamin me rezultatin 117:108, pavarësisht mungesës së Franz Wagner. Desmond Bane shpërtheu me 37 pikë, duke qenë heroi i padiskutueshëm i ndeshjes, ndërsa Jalen Suggs shtoi 20 dhe Paolo Banchero kontribuoi me 18 pikë pas rikuperimit. – YouTube www.youtube.com Nga ana tjetër, Miami u mbajt në lojë nga 20 pikët e Tyler Herro dhe nga 19 pikë të Bam Adebayo dhe Andrew Wiggins.New York…

Read More

Në moshën vetëm 18 vjeç, Lamine Yamal ka bërë histori në Ligën e Kampionëve, duke u bërë lojtari më i ri ndonjëherë që arrin 14 gola të drejtpërdrejtë (7 gola + 7 asistime) në këtë kompeticion. Ai theu rekordin e mëparshëm të Kylian Mbappe, i cili kishte 13 të tilla në vitin 2017.Talenti spanjoll shtoi edhe një asistim tjetër mbrëmjen e së martës, duke shërbyer golin e dytë të Jules Koundes në ndeshjen mes Barcelonës dhe Eintracht Frankfurt në Camp Nou. Kontributi i fundit i Yamal ndihmoi Barcelonën të siguronte tre pikë tejet të rëndësishme dhe ta mbante ekipin në…

Read More

KRU “Gjakova” ka publikuar sot pamje nga Stacioni i Filtrimit, duke uruar të gjithë konsumatorët për një ditë të mbarë.Në njoftim, kompania thekson rëndësinë e kursimit të ujit, duke kujtuar se çdo pikë ka vlerë të madhe. Po ashtu, në këtë periudhë me temperatura të ulëta, KRU Gjakova apelon që të kujdeseni për ujëmatësit, duke i mbështjellë për të parandaluar dëmtimet.Ky apel synon sigurimin e funksionimit të pandërprerë të furnizimit me ujë dhe ruajtjen e infrastrukturës, sidomos gjatë dimrit. /Telegrafi/

Read More

Duke pranuar emigrantë, qeveria do ta bëjë vendin jashtëzakonisht të pasigurt, thonë nga Andrej Zhernovski.”Tashmë po dëgjojmë detaje se njëzet mijë paund do të paguhen për çdo emigrantë. ‘Cilët migrantë?’ Këta janë ata që Britania refuzon t’i pranojë dhe që do të lëvizin lirisht në vendin tonë”, tha Andrej Zhernovski, anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, në “Telma”.Zhernovski theksoi se sipas informacioneve nga autoritetet dhe mediat britanike, emigrantët nuk do të vendosen në kampe, por do të kenë të drejtë të lëvizin lirisht në të gjithë vendin dhe të përdorin vendet e punës, gjë që mbart veçanërisht rreziqe që lidhen…

Read More

Në pjesën e tretë të intervistës së madhe me Luka Modric në emisionin e trajnerit Slaven Bilic, kapiteni i ekipit kombëtar kroat të futbollit foli hapur për momentet që shënuan karrierën e tij – nga roli i tij si lider në fushë dhe marrëdhënia e tij me ish-shokët e ekipit, ekipin kombëtar, deri te fitimi i Topit të Artë.I pyetur nëse e kishte menduar ndonjëherë se mund ta fitonte Topin e Artë, Modric tha se nuk e kishte menduar asnjëherë sidomos në epokën e dy yjeve të mëdhenj si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.“Sinqerisht?! Kurrë. Jo sepse nuk besoja se…

Read More

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca fillestare në rastin e “Rezervave shtetërore” ku po akuzohen ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe Irfan Lipovica, Hafiz Gara e Ridvan Muharremi. Seanca dështoi në mungesë të Hajdarit dhe avokatit të Lipovicës- Feim Alaj.Kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, tha se mungon e pandehura Hajdari, për të cilën Gjykata ka dërguar ftesë përmes Postës, mirëpo deri më sot nuk kanë marrë përgjigje nëse e njëjta e ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi“.I pranishëm në seancë ishte mbrojtësi i saj…

Read More