Author: korrektpress

Benfica ka fituar ndaj Napolit, ndërsa Bodo/Glmit ka befasuar Borussia Dortmundin me një barazim 2-2. Barazim është mbyllur edhe ndeshja mes Bayer Leverkusen dhe Newcastle. Benfica shënoi fitore të pastër në “Estádio da Luz”, duke mundur Napoli 2-0. Goli i parë u shënua nga Nicolas Rios në minutën e 20-të, ndërsa Diogo Barreiro vulosi fitoren në minutën e 49-të, duke bërë që Benfica të dalë e motivuar në fazën e ardhshme të grupit.Amir Rrahmani luajti 90 minuta për Napoli, që nuk arriti të marr pikë në Portugali. Në një ndeshje dramatike në BayArena, Bayer Leverkusen dhe Newcastle ndanë pikët me…

Read More

Elon Musk ka thënë se programi agresiv federal i shkurtimit të vendeve të punës që ai drejtoi në fillim të mandatit të dytë të Donald Trump, i njohur si “departamenti i efikasitetit qeveritar” (Doge), ishte vetëm “pak i suksesshëm” dhe ai nuk do ta drejtonte përsëri projektin.Musk tha se nuk do të donte ta përsëriste këtë punë, duke folur në podcastin e drejtuar nga Katie Miller, një personalitet i krahut të djathtë me një profil në rritje, e cila ishte këshilltare e Doge dhe e martuar me Stephen Miller, zëvendësshefin e stafit të Donald Trump kundër imigracionit.I pyetur nëse Doge…

Read More

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat bindës 3-0 në udhëtim ndaj Club Brugges në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.Fillimi i ndeshjes ishte premtues për “Topçinjtë”. Në minutën e 22-të Piero Hincapié goditi shtyllën e djathtë me një gjuajtje të befasishme nga distanca, duke paralajmëruar se Arsenali kërkonte me ngulm avantazhin. Vetëm tre minuta më vonë, erdhi edhe goli i parë.Noni Madueke zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të me një supergoditje nga distanca, një predhë e saktë që u përplas në shtyllën e djathtë dhe përfundoi në rrjetë për 1-0. Ky gol i dha Arsenalit qetësinë dhe…

Read More

Në xhiron e gjashtë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, Ath Bilbao dhe PSG luajtën pa gola në një takim ku rastet për shënim ishin të pakta.Pjesa e parë dhe e dytë kaluan pa shumë aksione të rrezikshme, ndërsa ekipet ishin të kujdesshme në mesfushë dhe në mbrojtje. Goditja më e afërt për gol erdhi nga Bradley Barcola në minutën e 65-të, e cila goditi shtyllën, por u largua nga porta. Pas 90 minutash lojë, ndeshja përfundoi 0-0, duke lënë të dyja skuadrat të kërkojnë fitoren në takimet e ardhshme për të ruajtur shanset e kalimit në fazën…

Read More

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Real Madridit pas pjesës së parë në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.Real Madridi e nisi më mirë takimin, dhe që në minutën e katërt pas një goditjeje dënimi, Federico Valverde pati mundësinë më të mirë të hershme, por gjuajtja e tij u devijua nga një mbrojtës dhe përfundoi në këndore.Në minutën e tretë të pati dramë të pastër me VAR-in: fillimisht arbitri Clement Turpin akordoi penallti për Real Madridin pas një kontakti të Matheus Nunes, por pas rishikimit vendimi u anulua, duke shkaktuar habi te…

Read More

Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi, duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale. Faqja e njohur e instagramit, “Artistet shqiptare”, e kanë kapur këngëtarin gjatë një eventi, teksa shfaqej në shoqërinë e të dashurës së tij të re.Dyshja dukej se po e shijonte atmosferën festive, ndërsa Blero qëndronte pranë partneres, duke treguar qartë afrimitetin dhe harmoninë mes tyre. View this post on Instagram A post shared by Artistet Shqiptare (@artistet_shqiptare)Fansat dhe ndjekësit i kanë uruar çiftit të ri që të kalojnë vetëm ditë të lumtura dhe momente të veçanta së bashku, ndërsa publikimi ka…

Read More

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka komentuar çështjen e vulave të partisë.Ai në emisionin Click Plus në Tv21 tha se ai mbetet kryetar i ASH-së sepse ai e ka ndërtuar atë parti. “Ne nuk e kemi problem që edhe të krijojmë edhe subjek të ri politik. Por unë kam një parim në jetë, siç nuk pranoj të marrë diçka që nuk më përket, ashtu nuk lejoj që dikush tjetër të marrë atë që e kam ndërtuar. Unë jam kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka një parti, që është Lidhja Shqiptare, që quhet, që ka kryetarin e saj”, tha…

Read More

Në xhiron e gjashtë të Ligës së Kampionëve, Juventus shënoi fitore 2-0 ndaj Pafos, duke arritur të stabilizohet në mesin e renditjes.Takimi nisi me Juventusin duke kontrolluar topin, ndërsa Pafos kërkonte hapësira për kundërsulme. Edon Zhegrova nisi nga minuta e parë për Juventusin, duke luajtur vetëm 45 minuta. Ai kishte dy goditje në portë, njëra prej të cilave u bllokua. Pjesën e parë rastin më të mirë e kishte Anderson Silva i Pafos, që goditi shtyllën. Weston McKennie, arriti të shënojë në minutën e 67-të pas asistimit të Andrea Cambiaso, me një goditje të fortë brenda zonës. Jonathan David e…

Read More

Neglizhenca emocionale shpesh përshkruhet si dështimi i prindit për t’iu përgjigjur nevojave emocionale të fëmijës. Hulumtimet e cituara nga NPR tregojnë se ajo që lihet pas dore në fëmijëri mund të ketë një ndikim po aq të fuqishëm sa ajo që bëhet. Kjo neglizhencë mund të jetë aq delikate sa askush përreth jush nuk do ta vërë re.Treguesi kryesor që një person është lënë pas dore emocionalisht në fëmijëri është një ndjenjë e ‘paplotësisë emocionale’ në moshë madhore. Të rriturit që e kanë përjetuar këtë shpesh fajësojnë veten për gjithçka që shkon keq, edhe pse nuk është përgjegjësi e tyre.…

Read More

LAMM informon se trafiku në pikën kufitare Evzoni (pika kufitare Bogorodicë), në dalje nga vendi për në Republikën e Greqisë, është bllokuar përsëri duke filluar nga ora 17:00.Për shkak të protestave të fermerëve grekë, pika kufitare më e ngarkuar midis Maqedonisë dhe Greqisë është bllokuar disa herë në ditë për disa orë që nga java e kaluar. Në të njëjtën kohë, fermerët po bllokojnë edhe pikat kufitare me Bullgarinë dhe Turqinë.Gjendja e pjesës tjetër të rrugëve shtetërore është e pandryshuar, thotë LAMM. Trafiku po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata në të gjithë vendin.

Read More