Author: korrektpress

Luftëtari i famshëm irlandez i UFC-së, Conor McGregor, dhe partnerja e tij prej shumë vitesh, Dee Devlin, i kanë thënë njëri-tjetrit “po” përgjithmonë. Çifti u martua dje, më 12 dhjetor, në një ceremoni fetare të mbajtur në kishën Santo Stefano degli Abissini në Vatikan.Në pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare, McGregor (37) shihet i veshur me një smoking elegant të zi, pranë nuses së tij, Dee Devlin (38), e cila shkëlqeu me një fustan nusërie me jakë të lartë dhe vello të gjatë e luksoze. Pas ceremonisë, çifti u largua nga kisha me një automjet të bardhë të dekoruar me…

Read More

Gjatë një diskutimi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Fjolla ka kërkuar nga Bia që të shprehet në gjuhën shqipe. Ajo theksoi se Bia di të flasë shqip, por shpesh nuk e përdor atë në biseda.“Oj shoqe, fol shqip, fol shqip moj, se di shqip ti veç po ‘fullirat’”, u shpreh Fjolla, duke i bërë thirrje Bias. BBVK/FaceBook Më pas, ajo shtoi për vete: “Nuk e di anglishten veç ia futi ‘paushall’ ashtu”.Nga ana tjetër, Bia e shfrytëzoi momentin për të ndarë një detaj nga zakonet e saj gjuhësore, duke treguar se fjala “rëndësishme” është fjala e saj e…

Read More

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve” vjen analiza nga gazetarët e Telegrafit për shortin e Kupës së Kosovës dhe kampionatin kosovar. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.Diskutimi në studio këtë herë është zgjeruar edhe te futbolli vendor, me fokus të veçantë në Kupën e Kosovës dhe garën për titull kampion. Gazetarët e Telegrafit kanë sjellë analiza të detajuara, parashikime dhe debate rreth ndeshjeve më të rëndësishme dhe ekipeve favorite.Gazetari Lavdim Pireva ka analizuar përballjen mes Prishtinës dhe Ballkanit në Kupën e Kosovës, duke ndalur vëmendjen te momentet…

Read More

Mbi 1600 të dëmtuar dhe autorë, specialistët: Ndërgjegjësimi po çalon.“Konfliktet tek të miturit, për shkak të rrjeteve sociale, kanë ardhur në rritje nga viti në vit. Të dhënat e siguruara nga TV Klan tregojnë se në 5 vitet e fundit ka një rritje të numrit të personave të cilët janë përfshirë në konflikte me njëri‑tjetrin dhe për pasojë edhe të plagosurve të mitur”, raporton Tv Klan.Të dhënat nga Policia e Shtetit tregojnë se vetëm këtë vit kemi 2 viktima, 346 të mitur të dëmtuar dhe 420 autorë të përfshirë në konflikt me ligjin për kanosje, plagosje të rëndë, plagosje të…

Read More

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me arrestimin e tre personave në Vlorë, të dyshuar si autorë të pengmarrjes së shtetasit nga Kosova, F.Xh, 39 vjeç.Të arrestuarit janë V.A, O.Ç. dhe J.Z. Sipas pamjeve të siguruara nga grupi hetimor, pengu shihet duke qëndruar qetësisht në një lokal, së bashku me një shokun e tij dhe një nga personat e arrestuar.Këto pamje kanë ngritur pikëpyetje mbi versionin e pengmarrjes së pretenduar, pasi personat duken se komunikojnë lirshëm dhe njihen mes tyre, raporton Tch. Mbajtën peng dhe e rrahën një shtetas të Kosovës për përfitimin e 70 mijë euro, arrestohen tre…

Read More

Massimiliano Allegri ka folur në pjesën e dytë të konferencës për shtyp në prag të përballjes shumë të rëndësishme të Milanit ndaj Sassuolos, një test kyç për Rossonerët para udhëtimit drejt Arabisë Saudite.Trajneri i Milanit u ndal te situatat individuale, gara për titull dhe vështirësitë e ndeshjes së radhës. Duke folur për Christopher Nkunku, Allegri theksoi se sulmuesi duhet të jetë më i qetë dhe më i çliruar në lojën e tij.“Ai duhet të jetë më i relaksuar. Ka ardhur në një ambient ku të gjithë e donin – shokët e skuadrës, trajneri dhe klubi kanë besim të plotë tek…

Read More

Në seancën të mbajtur sot në ora 15:30, Këshilli i Komunës së Tetovës ka miratuar me shumicë votash vendimin për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit 2025. Vendimi vjen pas një debati disaorësh mes këshilltarëve, ku u diskutuan aspektet financiare dhe organizative të dekorimeve festive.Shumica e këshillit, e përbërë nga grupet këshilltare të VLEN dhe OBRM-PDUKM, votuan pro, duke i hapur rrugë nisjes së përgatitjeve për zbukurimin e qytetit.Kundër vendimit votuan këshilltarët nga koalicioni AKI, ndërsa të përmbajtur ishin këshilltarët e, Më mirë për Tetovën, Levica dhe LSDM-ja.Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Jusuf Abduli, konfirmoi miratimin e…

Read More

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë ndarë me ndjekësit një set të ri fotografik familjar, ku shfaqen së bashku me vajzën e tyre, Luna Mari, në një atmosferë të ngrohtë festive me temë Krishtlindjesh. Fotografitë u pritën me shumë reagime pozitive dhe komente dashamirëse në rrjete sociale.Detaji që tërhoqi më shumë vëmendje u bë publik nga fotografja e njohur Rrezarta Shkurta, e cila realizoi fotosesionin. Screenshot/InstagramAjo ndau me ndjekësit një kërkesë të veçantë të Kiarës, e cila lidhej drejtpërdrejt me mënyrën se si do të realizoheshin imazhet.Në mbishkrimin e saj, Rrezarta tregoi se Kiara ishte shumë e qartë në dëshirën…

Read More

Cristian Chivu doli në mbrojtje të Interit gjatë pjesës së dytë të konferencës së tij për shtyp përpara udhëtimit drejt Genoas, me “Nerazzurrët” që synojnë fitoren e tretë radhazi në Serie A.Trajneri reagoi ndaj kritikave, duke theksuar se narrativat e jashtme nuk pasqyrojnë atë që skuadra po tregon realisht në fushë.“Duhet të vazhdojmë të bëjmë të njëjtat gjëra, duke korrigjuar gabimet tona. Realiteti në fushë është ndryshe nga ajo që disa njerëz duan ta paraqesin si mungesë urie”. Ai pranoi disa pjesë loje të dobëta, duke iu referuar ndeshjeve ndaj Udineses dhe Napolit, por mbrojti qëndrimin e ekipit edhe përballë…

Read More

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në lagjen Aktash në Prishtinë.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se i lënduari ka pranuar trajtim mjekësor.Sipas tij, me rastin po merret njësia e trafikut të kryeqytetit, e cila është duke hetuar rrethanat e aksidentit.

Read More