- Zyrtare: Lewandowski njofton largimin nga Barcelona
- Bizhuteritë më të bukura të Met Gala 2026: Nga tanzaniti 550 karatësh deri te kurora e Beyoncé
- I jashtëzakonshëm Florent Hadërgjonaj – përfshihet në formacionin më të mirë të sezonit në Turqi
- Gjermania tek faksi, por Shqipëria “digjitale” ka ngecur tek siguria
- Kryeministri në detyrë Kurti në darkën solemne të organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare: Mërgata jonë është një forcë gjigande ekonomike
- Inspektorati i Tregut në terren, kontrollohen të gjithë marketet në Maqedoninë e Veriut
- Marca zbulon prapaskenat tronditëse: Kjo është arsyeja pse Mbappe ka ‘shpërthyer’ ndaj Arbeloas
- Juventusi favoriti kryesor për të siguruar nënshkrimin me yllin e Man Cityt në verë
Author: korrektpress
Ballkani është nikoqir i Prishtinës, sfidë e vlefshme për xhiron e 17-të në Superligën e Kosovës.Të dy skuadrat kosovare kërkojnë vetëm fitore meqenëse po garojnë për titullin kampion.Ballkani është në formë të shkëlqyer që kur morën kroatin Mislav Karoglan në krye, ndërsa Prishtina ende nuk ka gjetur “formulën” me Afrim Tovërlanin.Formacionet zyrtare tashmë janë bërë publike:Ballkani:Prishtina:Përballja do të nis me fillim nga ora 13:00./Telegrafi/
Drita është nikoqir i Gjilanit, në kuadër të derbit të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës.Si zakonisht, përballja mes dy rivalëve lokalë pritet të jetë i zjarrtë, ku të dy skuadrat do të tentojnë të arkëtojnë vetëm pikët e plota.Drita ka mbetur pak mbrapa në garën për titull andaj vetëm fitorja është opsion.Në anën tjetër, Gjilani është këndellur mjaftë mirë me trajnerin Debatik Curri, ku në rast fitores atëherë do të ngjitëshin në pjesën e epërme të tabelës.Formacionet zyrtare:Drita: Maloku; Krasniqi, Bejtulai, Machel, Pëllumbi; Dabiqaj, Mustafa, Balaj; Abazaj, Ajzeraj, KrasniqiGjilani: Laroshi; Thaqi, Adili, Ibrahimi, As.Thaqi; Boshnjaku, Bilalli, Taipi; Prapashtica,…
Një çift bashkëshortësh janë plagosur rëndë pasi makina në të cilën ata po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të kësaj të diele, ku B.N dhe Xh.N, po udhëtonin në aksin Lushnje- Berat.Dyshohet se shoferi ka hasur në një difekt në sistemin e drejtimit të mjetit, tek timoni, i cili i është bllokuar duke i shkaktuar aksidentin./abcnews/ – YouTube www.youtube.com
Një moment tensioni u krijua gjatë festës së ditëlindjes së Dolces në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kur Fjolla dhe Edi duket se prishën atmosferën e organizuar për të.Teksa po vallëzonin, Fjolla u duk e prekur dhe iu afrua Dolces duke i thënë: “Është ditëlindja jote dhe erdha këtu, por më ngacmoi”. Dolce shprehu shqetësimin e saj, duke komentuar se Edi po i prishte ditëlindjen dhe se situata nuk po shkohej sipas pritshmërive të saj. BBVK/InstagramPas disa momenteve të tensionuara, Fjolla dhe Edi u panë duke u afruar dhe duke bërtitur njëri-tjetrit, gjë që shtoi dramatizmin e mbrëmjes.Më pas,…
Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh në një magazinë, ku u dogj plotësisht një magazinë që përdorej për përpunimin e drurit,Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të ekipeve të Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit, zjarri u vu nën kontroll dhe nuk u përhap në objektet e tjera të kompleksit.Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar, as për shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Në terren ndërhynë disa ekipe zjarrfikëse, të cilat u angazhuan për të frenuar flakët dhe për të parandaluar dëme më të mëdha materiale.Shërbimet kompetente po kryejnë inspektim në vendngjarje.
Natën e së dielës, më 14 dhjetor, një grup dronësh sulmuan disa objekte nafte në rajone të ndryshme të Rusisë.Në veçanti, banorët e Uryupinskut raportuan shpërthime dhe një sulm ndaj një depoje lokale të naftës. Siç raportohet, dronët ukrainas kanë sulmuar tashmë depon e AlfaOil në Uryupinsk.Sipas të dhënave publike, në depon e naftës AlfaOil LLC në Uryupinsk ka 18 rezervuarë. Ndërmarrja merr produkte nafte nga furnizuesit, kryesisht nga rafineritë ose përmes kanaleve të transportit, i ruan ato në rezervuarë dhe i dërgon ato për dërgesë të mëtejshme te klientët.Përveç kësaj, sipas mediave , rafineria e naftës Slavneft-YANOS në Jaroslavl…
Borussia Dortmund po vazhdon planifikimin e skuadrës për vitet e ardhshme dhe pas Nico Schlotterbeck, tani në fokus të drejtuesve ka hyrë edhe Karim Adeyemi.Sipas raportimeve të “Bild”, kontrata e 23-vjeçarit, e cila aktualisht është e vlefshme deri në vitin 2027, pritet të rinovohet më herët sesa ishte planifikuar, duke u përshtatur me rëndësinë e tij sportive brenda ekipit.Raporti shton se objektivi i qartë i Borussia Dortmundit është t’i ofrojë Adeyemit një kontratë dukshëm të përmirësuar financiarisht. Pavarësisht se vlera e tij në treg vlerësohet rreth 60 milionë euro, anësori ofensiv aktualisht përfiton rreth 6 milionë euro në vit, çka…
Fitorja e 12-të në po aq duele, karrierë që vazhdon të ngjitet duke ndjekur hapat e xhaxhait të tij të famshëm, Luanit, por prej kohësh duke ndërtuar një rrugë të qartë dhe të pavarur.Ardian Krasniqi e ka mbrojtur me sukses titullin WBO Intercontinental në peshën gjysmë të rëndë, duke mposhtur argjentinasin Gaspar Fernandez të shtunën mbrëma. Krasniqi mbetet i pamposhtur në boksin profesionist, duke fituar sërish me nokaut.Para një audience të mbushur plot, me rreth 2 mijë e 500 shikues, Scharrena ishte skena e një eventi të nivelit të lartë boksi. “Showdown for Legacy III” solli duele për tituj, momente…
Anëtari i familjes Jashari dhe ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka përkujtuar sot 27-vjetorin e nisjes së rreth 150 ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës drejt Kosovës, pas stërvitjes dhe armatimit në Shqipëri.Sipas Jasharit, në mëngjesin e 14 dhjetorit 1998, në Likenet e Hasit, në Gorozhup të Pashtrikut, Komandanti i Brigadës 113 të UÇK-së, Mujë Krasniqi – Kapuqi, së bashku me 40 bashkëluftëtarë, ranë heroikisht në përballje me forcat serbe, duke u bërë të pavdekshëm në historinë e lirisë së Kosovës.Ai theksoi se Komandanti Mujë Krasniqi ishte ndër bashkëluftëtarët e parë të Komandantit Legjendar Adem Jashari, me të…
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari njoftojnë se në vendkalimin kufitar Qafë thanë inspektorët e AUV-së kanë ndaluar importin e mbi 26 tonëve mish pule i ngrirë nga Brazili. Siç bëjnë të ditur nga AUV pas nxjerrjes së endimit për ndalim importi nga veterinerët zyrtarë të AUV-së, është kthyer në vendin eksportues – Brazil.“Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari në vendkalimin kuftari Qafë Thanë kanë ndalur importin e mbi 26 ton mish pule i ngrirë pa kockë, për shkak të mosplotësimit të kushteve për import. Dërgesa me 2167 paketime me nga 12 kilogram mish i ngrirë pule, pas nxjerrjes…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari