- Njerëzit u habitën kur zbuluan se ylli i The Devil Wears Prada është i martuar me motrën e Emily Blunt
- Inspektorati i Punës: 41 inspektime në 48 orë, 16 ndalime punimesh
- Skandali në Fakultetin e Filozofisë në UKIM, Janevska: Nëse anulohen studimet, atëherë do të shfuqizohen edhe diplomat
- Themelohet Garda për Mbrojtjen e Natyrës dhe shënimin e Ditës së Tokës
- Gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës: Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Dukagjini-Ballkani
- BE miraton kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, ndërsa tubacioni po aktivizohet për t’i dhënë fund bllokimit
- KSHZ-ja kërkon nga Ministria e Drejtësisë të përcakton listat e kandidaturave të pavarura
- Rama: Me kroçierat ‘Monet’ dhe ‘La Belle de l’Adriatique’ konfirmohet rritja e interesit për Shqipërinë në hartën e turizmit
Author: korrektpress
LSDM po reagon përsëri me konstrukte politike, pa ofruar asnjë provë konkrete për ndonjë shkelje, thonë nga OBRM-PDUKM.”Është çështje logjike elementare që Tomovski nuk ka autoritet, asnjë pjesëmarrje në procedurat e prokurimit publik dhe asnjë vendim zyrtar që mund të lidhet me tenderët. Kjo është një situatë faktike qartësisht e verifikueshme.Kur nuk ka fakte, LSD po përpiqet të krijojë një skandal të rremë me interpretime dhe dezinformim klasik. Kjo strategji mund të ketë pasur një gjysmë-efekt në të kaluarën, por sot qytetarët presin argumente, jo insinuata.Përgjegjësia nuk ndërtohet me zhurmë politike, por me prova të qarta dhe të padiskutueshme. Nëse…
Tashmë janë mësuar çiftet çerekfinale në kuadër të play-offit për CS2 Majorin, që po zhvillohet në Budapest.Natus Vincere, ku ndodhet edhe ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri, do ta ketë sfidën më të vështirë, pasi përballet me ekipin më në formë, Furia.NaVi u mposht nga Furia në ndeshjen hapëse të fazës së tretë, kësisoj organizata ukrainase synon hakmarrje për t’i eliminuar nga turneu më i rëndësishëm në botë.Në anën tjetër, përballje tepër interesante do të jetë edhe mes Spirit dhe Falcons.Të gjitha përballjet:Spirit – FalconsVitality – The MongolzFuria – NaViMouz – Faze. Kujtojmë, dy çerekfinale do të zhvillohet të enjten, ndërsa…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë në pjesën e kokës.Gazetari i Top Channel raporton se i plagosur ka mbetur shtetasi K.A nga Tirana.I lënduari është dërguar në spital i shoqëruar edhe nga policia.26-vjeçari është në kirurgji në gjendje stabile. Sipas mjekëve të spitalit, i riu ka plagë sipërfaqësore, jashtë rrezikut për jetë.Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen. /Tch/
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u dërgoi urime të gjithë besimtarëve ortodoksë me rastin e festës kombëtare të Shën Klementit të Ohrit.Në mesazhin e saj të urimit, presidentja thotë se kemi një detyrë të madhe përpara nesh për të rimësuar virtytet që mbështesin komunitetin.”Ashtu si në kohën e Klementit, edhe ne kemi nevojë për një qëllim të përbashkët, më të lartë, rreth të cilit do të ndërtojmë marrëdhënie dhe do të kapërcejmë dallimet. Përmes sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, përmes drejtësisë sociale dhe kujdesit të ndërsjellë, le të rinovojmë kontratën shoqërore të qytetarëve të lirë, të barabartë para ligjit dhe…
Liverpooli mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj Arne Slotit dhe në klub e shohin shpërthimin publik të Mohamed Salahut më shumë si një stuhi afatshkurtër, e jo si fillimin e një ndarjeje të pashmangshme, raporton mediumi i besueshëm britanik “The Athletic”.Burime të afërta me klubin bëjnë të ditur se figura të larta drejtuese në “Anfield” nuk u habitën plotësisht nga reagimi i Salahut, veçanërisht pasi ai ishte lënë jashtë formacionit titullar për tri ndeshje radhazi.Megjithatë, ashpërsia e deklaratave të tij shkoi përtej çdo pritjeje, sidomos kur egjiptiani aludoi se ishte “hedhur nën autobus” dhe se marrëdhënia e tij me trajnerin Arne…
Në shtëpinë më të famshme në vend, diskutimet mes banorëve shpesh bëhen të nxehta dhe kritikët nuk mungojnë.Së fundmi, Londrimi dhe Klodi kanë pasur një bisedë ku Londrimi ka shprehur hapur mendimin e tij për sjelljen e konkurrentëve të tjerë.Sipas Londrimit, disa nga lojërat brenda shtëpisë janë të papërshtatshme dhe ai nuk ngurroi ta cilësonte atë si “fëlliqësi”. BBVK/YouTubeAi theksoi se, ndonëse po ndodh kjo, ndihet i qetë me veten, pasi nuk ka asnjë qëllim të ofendojë askënd brenda ose jashtë shtëpisë.“Po luajnë fëlliqur”, tha Londrimi, duke nënvizuar distancën që mban ndaj strategjive të diskutueshme të disa banorëve. Sipas tij,…
Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, më datë 07.12.2025 rreth orës 21:26, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, kanë ndaluar shoferin O.H. (19 vjeç), i cili gjatë lëvizjes të veturës BMW X3 me targa vendore është kapur duke lëvizur me shpejtësi 162 km/h në zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se për këtë kundërvajtje të rëndë, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj.“Matja e shpejtësisë…
Një grua 22-vjeçare e tmerruar u gjet e mbyllur brenda një kafazi qensh në një oborr në Teksas, pasi një fqinj dëgjoi britmat e saj drithëruese për ndihmë.Policia thotë se viktima, e cila jeton me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore, ishte futur në kafaz natën e 22 nëntorit, duke bërtitur se ishte e frikësuar dhe kishte nevojë të përdorte banjën. Fqinji Justin Anderson, 24 vjeç, i dëgjoi lutjet e saj për ndihmë dhe shpejt e kuptoi se tingujt që vinin nga dera fqinje nuk ishin shqetësim i zakonshëm.”Dëgjova diçka që nuk tingëllonte aspak mirë”, ka thënë Anderson për Daily…
Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave të BE-së ndaj Kosovës, duke argumentuar se Kosova ka përmbushur çdo standard demokratik dhe ka bërë sakrifica të mëdha për integrimin europian. Hamza thekson se Kosova ka organizuar tri procese zgjedhore brenda një viti, duke theksuar se ato kanë qenë “demokratike, transparente dhe paqësore”, pavarësisht bllokadës së mëvonshme në formimin e qeverisë. Sipas tij, kjo tregon “pjekurinë e demokracisë së Kosovës”, ndërsa vazhdimi i masave është bërë “i paarsyeshëm dhe i padrejtë”. Në…
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka ndarë në Instagram një foto që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut shqiptar. Në Story, ajo ka postuar tre libra të njohur për historinë dhe identitetin shqiptar, duke shënuar poshtë fotos “Research”, kërkim. Në foto shfaqen librat “The Albanians – A Modern History” nga Miranda Vickers, “Albania: From Anarchy to a Balkan Identity” dhe “The General of the Dead Army” i shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare Postimi i vajzës së presidentit amerikan Donald Trump sugjeron se ajo po zhvillon një kërkim mbi Shqipërinë. Ivanka Trump është bashkëshortja e biznesmenit Jared Kushner,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari