Author: korrektpress

Komuna e Shtimes ka nisur dekorimin e rrugëve kryesore dhe hapësirave publike në kuadër të përgatitjeve për festat e fundvitit.Punimet po realizohen nga kompania kontraktuese e angazhuar nga komuna.Përmes vendosjes së ndriçimit dhe elementeve dekorative, synohet krijimi i një atmosfere më festive dhe atraktive për qytetarët gjatë kësaj periudhe. Nga komuna kanë bërë të ditur se dekorimet do të shtrihen në disa pjesë të qytetit, me qëllim që Shtimja të marrë një pamje më të gjallë dhe më mikpritëse për festat që po afrojnë. /Telegrafi/

Read More

Vetëm 20,3 për qind e ukrainasve do të votonin për presidentin Volodymyr Zelensky në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, tregon një studim i publikuar sot nga agjencia Info Sapiens. Pavarësisht rënies së mbështetjes, Zelensky mbetet ende kandidati individual më i popullarizuar, shkruan Kyiv Independent.Studimi u krye midis 13 dhe 28 nëntorit, disa ditë pas një skandali të madh korrupsioni që goditi Ukrainën dhe në të cilin ishin të përfshirë aleatë të Zelenskyt. Në muajin tetor, një muaj para shpërthimit të aferës, mbështetja për Zelenskyn ishte 24,3 për qind.Rezultatet e anketës:Volodymyr Zelensky – 20,3 për qindValeri Zaluzhny – 19,1 për qindKyrylo Budanov…

Read More

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë dy emërime të rëndësishme në kabinetin ekzekutiv, duke caktuar Avni Fetahun si drejtor të Drejtorisë së Arsimit dhe Lirie Hotin si drejtoreshë të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Avni Fetahu, i cili rikthehet në krye të sektorit të arsimit, ka përfunduar studimet master në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë. Ai ka përvojë të gjatë profesionale si mësimdhënës në Shkollën e Mesme Ekonomike “Isa Boletini”, si dhe ka mbajtur disa pozita drejtuese në administratën komunale, përfshirë atë të drejtorit të Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik dhe…

Read More

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Françeska Murati, ka konfirmuar se është njëra nga opinionistet në Fan Club.E ftuar në “Goca dhe Gra”, ajo është shprehur se edhe pse di emrin e opinionistit tjetër dhe moderatores së programit, nuk ka dashur të zbulojë më shumë, duke e lënë ende të pazbuluar.E njëjta tregoi edhe momentin kur mori vesh se do ishte në rolin e opinionistes, duke shtuar se ishte interesuar edhe për kolegun ose kolegen krah saj para se të pranonte pozicionin. Foto: YouTube“Big Brother ka një ndikim shumë të madh, është më i ndjekuri në Shqipëri, ka një…

Read More

Një person ka marr lëndime trupore nga zjarri i mbrëmjes së të martës i cili përfshiu një depo të marketit “Viva Fresh Family” në Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Sipas tij, i lënduari ka marr tretman mjekësor, ndërsa po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave. Zjarri përfshin një depo të “Viva Fresh Store” në Prishtinë, zjarrfikësit e vendosin nën kontroll “Rreth orës 21:30, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin…

Read More

Ushtria amerikane ka vazhduar të grumbullojë trupa në Karaibe, në një kohë kur po qarkullojnë njoftime për një ndërhyrje të mundshme ushtarake në Venezuelë.Lëvizja e fundit që ka shqetësuar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, lidhet me dy avionë luftarakë amerikanë që kanë fluturuar të martën mbi Gjirin e Venezuelës.Venezuelasit dhe mediat e Amerikës së Jugut i kanë ndjekur fluturimet në kohë reale duke përdorur faqe si FlightRadar24, të cilat treguan dy F/A-18 Super Hornet duke fluturuar së bashku në hapësirën e ngushtë të Gjirit të Venezuelës për rreth 40 minuta. Aeroplanët fluturonin në veri të Maracaibo-s, qyteti më i populluar…

Read More

Një banesë është përfshirë nga zjarri sot në orët e mëngjesit në lagjen Kodra e Diellit në Prishtin. Lajmin e konfirmoi për Telegrafin drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi.Deri në këto momente nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa po ashtu nuk janë konfirmuar ende dëmet materiale që ka shkaktuar zjarri. /Telegrafi/

Read More

Moti në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësira të pakta kalimtare. “Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/sek. Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë”, thuhet në njoftim. Tutje në njoftim thuhet se temperaturat minimale do të jenë 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet deri në 20 gradë Celsius. /Telegrafi/

Read More

Në muajin nëntor u shfaq informacioni se Google po punon për krijimin e diçkaje shumë të ngjashme me NameDrop të Apple, por për pajisjet Android, dhe tani ekziston një video që tregon se si funksionon në të vërtetë kjo veçori.NameDrop u prezantua në vitin 2023 dhe lejon ndarjen e skedarëve midis përdoruesve të iPhone thjesht duke afruar pajisjet. Kjo veçori gjithashtu mbështet ndarjen e informacionit të kontaktit.Duket se Google është fokusuar në këtë pjesë të ndarjes së kontakteve në implementimin e tij, të paktën fillimisht. Video tregon se si do të funksionojë në praktikë versioni i Google të NameDrop për…

Read More

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, i është vendosur një biznesi në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës.Biznesi operon në fushën e reklamave dhe marketingut.Lënda plasëse është vendosur në derën e biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të rënë në gjurmët e autorit/ve.Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen…

Read More