Author: korrektpress

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka komentuar çështjen e vulave të partisë.Ai në emisionin Click Plus në Tv21 tha se ai mbetet kryetar i ASH-së sepse ai e ka ndërtuar atë parti. “Ne nuk e kemi problem që edhe të krijojmë edhe subjek të ri politik. Por unë kam një parim në jetë, siç nuk pranoj të marrë diçka që nuk më përket, ashtu nuk lejoj që dikush tjetër të marrë atë që e kam ndërtuar. Unë jam kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka një parti, që është Lidhja Shqiptare, që quhet, që ka kryetarin e saj”, tha…

Read More

Në xhiron e gjashtë të Ligës së Kampionëve, Juventus shënoi fitore 2-0 ndaj Pafos, duke arritur të stabilizohet në mesin e renditjes.Takimi nisi me Juventusin duke kontrolluar topin, ndërsa Pafos kërkonte hapësira për kundërsulme. Edon Zhegrova nisi nga minuta e parë për Juventusin, duke luajtur vetëm 45 minuta. Ai kishte dy goditje në portë, njëra prej të cilave u bllokua. Pjesën e parë rastin më të mirë e kishte Anderson Silva i Pafos, që goditi shtyllën. Weston McKennie, arriti të shënojë në minutën e 67-të pas asistimit të Andrea Cambiaso, me një goditje të fortë brenda zonës. Jonathan David e…

Read More

Neglizhenca emocionale shpesh përshkruhet si dështimi i prindit për t’iu përgjigjur nevojave emocionale të fëmijës. Hulumtimet e cituara nga NPR tregojnë se ajo që lihet pas dore në fëmijëri mund të ketë një ndikim po aq të fuqishëm sa ajo që bëhet. Kjo neglizhencë mund të jetë aq delikate sa askush përreth jush nuk do ta vërë re.Treguesi kryesor që një person është lënë pas dore emocionalisht në fëmijëri është një ndjenjë e ‘paplotësisë emocionale’ në moshë madhore. Të rriturit që e kanë përjetuar këtë shpesh fajësojnë veten për gjithçka që shkon keq, edhe pse nuk është përgjegjësi e tyre.…

Read More

LAMM informon se trafiku në pikën kufitare Evzoni (pika kufitare Bogorodicë), në dalje nga vendi për në Republikën e Greqisë, është bllokuar përsëri duke filluar nga ora 17:00.Për shkak të protestave të fermerëve grekë, pika kufitare më e ngarkuar midis Maqedonisë dhe Greqisë është bllokuar disa herë në ditë për disa orë që nga java e kaluar. Në të njëjtën kohë, fermerët po bllokojnë edhe pikat kufitare me Bullgarinë dhe Turqinë.Gjendja e pjesës tjetër të rrugëve shtetërore është e pandryshuar, thotë LAMM. Trafiku po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata në të gjithë vendin.

Read More

Arsenal po konsideron një lëvizje të mundshme për portierin e Borussia Dortmundit, Diant Ramaj, falë paraqitjeve mbresëlënëse që ai po shfaq këtë sezon.Sipas mediumit gjerman Sport.de, ish-portieri i Ajaxit po tërheq interesimin e “Topçinjve”, me skautët e klubit londinez që e kanë vëzhguar nga afër gjatë paraqitjeve me Heidenheimin – ku Ramaj po luan si titullar në formë huazimi nga Borussia Dortmund. Raportohet se Arsenali është veçanërisht i impresionuar me aftësinë e tij për të ndërtuar lojën nga prapa, gjë që trajnerët po e kërkojnë gjithmonë e më shumë. Deri tani nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar mes Arsenalit dhe…

Read More

Viti 2026 sjell sprova të veçanta për katër shenjat e zodiakut, por përpjekja e bërë për të kapërcyer këto pengesa do të shpërblehet shumëfish. Këto shenja do të duhet të punojnë më shumë se të tjerat, por çdo sfidë e kapërcyer do t’i ngrejë ato në një nivel të ri.Universi nuk do t’i lejojë ata të injorojnë fushat e jetës së tyre që kërkojnë ndryshim, dhe nëpërmjet këmbënguljes dhe punës së palodhur ata do të marrin pesë minutat e tyre të famës. Qoftë duke lënë një punë që i mbyt apo duke dalë nga një rrëmujë emocionale, yjet u premtojnë…

Read More

Nevzat Bejta do t’i rikthehet politikës, kjo pasi ai do të jetë kandidat për kryetar të Gostivarit nga koalicioni VLEN. Për Telegrafi Maqedoni, ka qenë vetë Bejta i cili e konfirmoi se do të garojë në zgjedhjet e 11 janarit për Komunën e Gostivarit.Pak minuta më vonë, Bejta e konfirmoi kandidaturën e tij edhe përmes një statusi në Facebook, ku njoftoi se zyrtarisht nesër do të kryhet dhe procedura e dorëzimit të kandidaturës në KSHZ. “Të nderuar qytetarë të Gostivarit,Me lejen e Zotit, me vullnetin e qytetarëve, me rezultatet e anketimeve dhe pas konsultimeve me liderët e VLEN-it, është vendosur…

Read More

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi elegante nga prania e saj në eventin diplomatik “Hapi i Shpresës”, i cili është mbajtur në nder të Ditës së Bamirësisë dhe të Drejtave të Njeriut. Në këtë ngjarje prestigjioze, ku kanë marrë pjesë shumë ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë, Arta është shfaqur me një paraqitje tejet klasike dhe plot stil në Hotelin “Swiss Diamond”.Në fotografinë e publikuar, këngëtarja shihet e ulur në një ambient të ngrohtë festiv, e veshur krejtësisht me të zeza, duke reflektuar elegancën e një zonje të vërtetë. Ajo pozon pranë bashkëshortit…

Read More

Pjesa e parë e ndeshjes mes Juventusit dhe Pafos FC, e vlefshme për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, u mbyll pa gola.Edon Zhegrova nisi si titullar, por pas pjesës së parë u zëvendësua nga trajneri Luciano Spalletti. Në vend të tij hyri Francisco Conceicao, i cili do të luajë në krahun e djathtë të sulmit.Gjatë 45 minutave, Zhegrova regjistroi dy goditje drejt portës, nga të cilat njëra u bllokua. Nga 24 pasime, ai përfundoi 21 me një përqindje suksesi prej 88%. Nga 36 prekje, realizoi një driblim, ndërsa humbi topin shtatë herë. Ai gjithashtu…

Read More

Zëvendësministri i MPB-së, Astrit Iseni në emisionin “Debat në Shenja”, tha se e përgëzon projektin “Safe City”. Ai tha se ata kanë planifikuar në fillimi që periudha testuese të jetë një muaj, por sipas gjitha gjasave kjo periudhë testuese do të zgjasë edhe një muaj shtesë.“Dhe, planifikojmë që diku të fillojë implementimin me 1 shkurt 2026. Ambiciet e MPB-së, janë që ky sistem i Safe City të shtrihet në të gjithë territorin e RMV-së dhe njashtu mendojmë se ky sistem duhet të shtrihet në çdo rrugë, çdo rrugicë që këtë siguri ta ndjejë çdo qytetarë”, deklaroi Iseni.Ai tha se qëllimi…

Read More