- Indiania që la Suedinë për Shqipërinë: Atje vendi është më i zhvilluar, por njerëzit janë shumë të ashpër
- A ka bebi shumë vapë apo të ftohtë gjatë gjumit? Ja si ta kuptoni pa e zgjuar
- Përplasje e re mes Greqisë dhe Turqisë për Egjeun
- Futni tapa vere në tokë: Arsyeja lidhet me një problem që shqetëson shumë kopshte
- Dy persona humbin jetën në Shkodër, pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike
- Kosova në shifrën e gjashtë medaljeve në “Taranto 2026”, xhudoja sërish bartëse e sukseseve
- Menstruacionet dhe larja me tampon: A është e sigurt dhe çfarë duhet bërë sapo të dilni nga uji
- Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen gjashtë persona
Author: korrektpress
Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka folur edhe për jetën e saj private gjatë një interviste për “Artistët Shqiptarë”, ku u pyet drejtpërdrejt nëse aktualisht është e dashuruar.Gazetari Butrint Pasjaqa e pyeti: “Sa i përket statusit tuaj aktual, a është e dashuruar Nora Istrefi?”.Nora u përgjigj duke lënë të kuptohet se aktualisht nuk është në një lidhje, por shtoi se nëse në jetën e saj do të kishte diçka serioze, publiku do ta merrte vesh. Foto: YouTube“Sa i përket statusit tim aktual, kur të ka diçka patjetër që keni me e marrë vesh. Nuk ka diçka akoma. Përderisa nuk…
Nuk është hakmarrje dhe as rastësi: vendi ku e parkoni makinën dhe një detaj që ndoshta nuk e keni vënë re mund t’i bëjnë zogjtë të kthehen vazhdimishtMe siguri ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se i keni bërë diçka zogjve, sepse sa herë i afroheni makinës për të shkuar në punë ose për të bërë pazar, ju pret një pamje që t’ju prishë humorin – makina është e “spërkatur” me një shtresë të bardhë në të gjelbër dhe ngjitëse. A e lëshojnë zogjtë jashtëqitjen dhe, në mënyrë të zgjuar, e “shënjestrojnë” makinën tuaj duke kryer nevojat pikërisht mbi të?…
Shkeljet në trafik në 55 lokacione i identifikojnë lehtësisht përmes këtyre kamerave.Të tilla do të vendosen edhe në 34 lokacione tjera në kryeqytet.Kësisoj, përmes dhomës së monitorimit, verifikohen shkeljet e më pas shqiptohen gjoba për shoferët.Se sa është numri i gjobave të shqiptuara në fazën e parë të implementimit të kësaj metode e bën të ditur zyrtari Vedat Zuka.“njëkohësisht bëhet edhe kontrollimi dhe mbarëvajtjta e trafikut dhe në kuadër të kësaj bëhet edhe shqiptimi i gjobave për ata që i parasheh ligji. Edhe deri më tani mesatarja e shqiptimit të gjobave ka qenë rreth 50 gjoba brenda ditës, kemi ditë…
Ajo që më parë shihej si problem vetëm në zonat malore, tashmë u është afruar portave të shtëpive në rajonin e Pollogut.Uji dhe ushqimi i bollshëm në arat me misër e shalqi, po tërheqin derrat e egër nga malet e Tetovës.Banorët tregojnë se kafshët me peshë mbi 100 kilogramë lëvizin lirshëm në pika të ditës, pa u trembur nga prania e njeriut.“Ata janë që muaj më parë, dëmet kanë qenë në zonën industriale, atje ka pasur dëme në misër e kopshte. Kurse tash, pasi kjo pjesë këtu ka ujë, po vijnë këtu. Para dy orësh u paraqitën dy derra të…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka publikuar aktgjykimin e plotë ndaj ish-ministrit të Industrisë dhe Tregtisë, Endrit Shala, i cili në qershor u dënua me dy vjet burgim për veprën penale të konfliktit të interesit.Sipas arsyetimit të aktgjykimit, Shala ka marrë pjesë me dashje dhe në dijeni të rrethanave në vendimmarrjen për caktimin e një biznesi të lidhur me baxhanakun e tij si përgjegjës për vlerësimin e konformitetit të karburanteve të naftës në Kosovë.Gjykata ka vlerësuar se Shala ishte në dijeni për marrëdhënien familjare dhe për interesin financiar që mund të krijohej nga vendimi që ai kishte nënshkruar.“Gjykata vërteton se i…
Jared Kushner, dhëndri i presidentit të SHBA-së Donald Trump, pritet të takohet me udhëheqësin e Hamasit për bisedime në Egjipt.Kushner u takua për herë të fundit me udhëheqësin e ri të grupit, Khalil al-Hayya, në tetor për të finalizuar një marrëveshje të mëparshme armëpushimi që çoi në lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza, shkruan CNN.Ai shërbeu si kryenegociator për Lindjen e Mesme gjatë mandatit të parë presidencial të Trump dhe ndërtoi marrëdhënie të thella me udhëheqësit në rajon, duke këshilluar në mënyrë joformale zyrtarët e administratës mbi negociatat me udhëheqësit arabë.Kushner ndihmoi në udhëheqjen e politikave të administratës Trump…
Bruce Willis ka marrë pjesë në një nga ditët më të rëndësishme të jetës së vajzës së tij, Tallulah Willis, e cila më 8 gusht 2026 u martua me muzikantin Justin Acee.Dasma u zhvillua në një ceremoni intime në Sun Valley, në pronën e familjes, larg festave të mëdha dhe luksoze të Hollywood-it.Prania e aktorit 71-vjeçar tërhoqi vëmendje të veçantë. View this post on Instagram A post shared by Vogue Weddings (@vogueweddings)Willis është tërhequr prej vitesh nga jeta publike pasi u diagnostikua me demencë frontotemporale, ndaj çdo paraqitje e tij pranë familjes është veçanërisht emocionuese për fansat.Momenti që preku më…
Dy shtetas të huaj janë arrestuar në Prishtinë.Ata dyshohen se kanë ushtruar kundërligjshëm veprimtari mjekësore apo farmaceutike.Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor, më 16.08.2026 në një vend në Prishtinë u realizua një inspektim në lidhje me dyshimet për ushtrim të veprimtarisë në lëmin e ortoprotetikës pa licencë përkatëse.“Gjatë inspektimit është vënë re dhe dyshohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore në kundërshtim me dispozitat ligjore, me ç’rast Inspektorati kompetent ka ndaluar ofrimin e këtyre shërbimeve.”- thuhet në njoftimin e Policisë.Prokuroria është njoftuar në lidhje me këtë rast dhe me urdhër të prokurorit dy persona janë intervistuar në…
Martin Odegaard ka shprehur kënaqësinë për paraqitjen e Arsenalit në finalen e Community Shield, ku “Topçinjtë” mposhtën bindshëm Manchester Cityn me rezultat 3-0.Skuadra e Mikel Artetas zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer dhe e dominoi përballjen, duke e nisur sezonin e ri me trofe. Pas ndeshjes, kapiteni i Arsenalit foli për paraqitjen e skuadrës dhe ambiciet e saj për sezonin e ri.“Luajtëm futboll fantastik. Ishte një paraqitje e shkëlqyer dhe një mënyrë e mrekullueshme për ta nisur sezonin”.“Gjithmonë dua ta ndihmoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur me gola dhe asistime. Dua të shënoj më shumë gola. Sot…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se kanë mbetur edhe 30 ditë deri më 16 shtator, kur pritet të shpallet aktgjykimi në këtë rast.Hamza ka thënë se 16 shtatori duhet të shënojë fundin e asaj që ai e konsideron një proces të padrejtë dhe kthimin në Kosovë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.“Sot na ndajnë 30 ditë nga 16 shtatori, dita kur do të marrë fund procesi gjashtëvjeçar i padrejtë, që i ka mbajtur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari