Author: korrektpress

Amedspor ka nisur me fitore Superligën e Turqisë për të fituar ndaj Erzurumspor.Në ekipin ku luajtën dyshja e Kosovës Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi, arritën fitore 3-0 ndaj skuadrës, ku që nga fillimi luajti mbrojtësi tjetër kosovar Amar Gërxhaliu.Dellova në fakt zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme, ndërsa edhe dhuroi një asistim për Saba (53’).HARİKA GOL!GOL | Amed SK 1-0 Erzurumspor FK ⚽️ 53′ Dia Saba pic.twitter.com/EIy7fMrnKd— Gol Cebinde TV (@golcebindetv) August 16, 2026 Nga “SofaScore” ai u vlerësua me notën 8.1, që ishte e dyta më e larta pas Saba, me këtë të fundit që u vlerësua me notën 9.1.…

Read More

Pasditen e së dielës, një zjarr ka shpërthyer pranë fshatit Leskovec të Prizrenit, në afërsi të Kalasë së UÇK-së. Zjarri dyshohet se është shkaktuar qëllimisht, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të terrenit dhe duke shkaktuar dëme në natyrë.Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e Zjarrfikësve, të cilat kanë arritur ta vënë zjarrin nën kontroll, pavarësisht terrenit të thepisur dhe të vështirë për intervenim.Zjarri ende nuk është shuar plotësisht, por aktualisht nuk paraqet rrezik për shtëpitë apo vendbanimet përreth. Ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për shuarjen e plotë të tij.Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia…

Read More

Kaia Gerber, vajza e supermodeles së njohur Cindy Crawford, ka bërë një rrëfim të pazakontë për fëmijërinë, duke pretenduar se në të kaluarën iu nënshtrua një ekzorcizmi. Modelja dhe aktorja tha se që e vogël i ishte thënë se ishte ‘e pushtuar’ dhe se gjatë gjithë jetës kishte pasur ndjesinë se ndiqej nga qenie apo forca të padukshme.Gjatë një interviste në emisionin “Mitch Churi Chat Show”, Gerber tregoi se ajo beson se mund të tërheqë qenie nga dimensione të tjera, duke folur për këtë në mënyrë të qetë dhe të natyrshme. Kaia GarberAjo zbuloi gjithashtu një detaj të veçantë për…

Read More

Në prag të nisjes për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, sportistët kosovarë po shprehen optimistë për paraqitjen e tyre në Itali. Akil Gjakova në xhudo dhe Bled Tufa në taekwondo presin rezultate të mira pas përgatitjeve intensive.Të dy sportistët kanë folur për pritshmëritë e tyre, përgatitjet dhe zhvillimin e sporteve të tyre në Kosovë. Akil Gjakova, një prej emrave kryesorë të xhudos kosovare, tha se përvoja nga dy edicionet e kaluara, ku është stolisur me medalje, rrit edhe pritshmëritë e tij për Taranto 2026.“Tu e marrë parasysh pjesëmarrjen prej Lojërave të kaluara Mesdhetare, sigurisht që pritshmëritë janë të mëdha, sidomos në…

Read More

Një burrë nga Kina ka hyrë në Guinness pasi arriti të rrotullojë 33 rrathë rreth trupit, ndërsa qëndronte i varur kokëposhtë.Yan Yanjia realizoi sfidën në Guilin, në rajonin Guangxi, ku u var nga një strukturë lojërash. Dy miq e ndihmuan duke ia vendosur rrathët njëri pas tjetrit mbi kokë dhe drejt ijeve. – YouTube www.youtube.com Ai arriti t’i mbajë të gjithë rrathët në lëvizje për kohën e kërkuar nga Guinness, duke vendosur një rekord të ri për numrin më të madh të rrathëve të rrotulluar njëkohësisht, ndërsa personi është i varur kokëposhtë. Rekordi i tij është 10 rrathë më shumë…

Read More

Genesis po përgatit modelin më ambicioz në historinë e saj, GV90, një SUV tërësisht elektrik që pritet të pozicionohet në krye të gamës së markës koreane.Sipas të dhënave të publikuara nga raportet dhe dokumentet teknike, GV90 pritet të ketë dy motorë elektrikë me një fuqi të kombinuar prej 666 kuajfuqish dhe sistem me të gjitha rrotat aktive.SUV-i do të jetë rreth 5.3 metra i gjatë, me një hapësirë të madhe për pasagjerët dhe bagazhet. Raportohet se mund të ofrohet edhe me gjashtë vende, me ulëse të veçanta për pasagjerët e rreshtit të dytë.Një nga elementet më të rëndësishme do të…

Read More

Kosova do të marrë pjesë me një delegacion prej 163 sportistësh në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ndërsa flamuri i vendit në ceremoninë hapëse do të bartet nga boksierja Donjeta Sadiku dhe taekwondisti Bleron Ademi.Dy sportistët kanë pranuar flamurin e Kosovës nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në ceremoninë e organizuar për prezantimin e ekipit që do ta përfaqësojë vendin në këtë ngjarje të madhe sportive.Lojërat Mesdhetare do të zhvillohen nga 21 gushti deri më 3 shtator në Taranto të Italisë. Një pjesë e madhe e delegacionit kosovar ishte e pranishme të dielën pasdite në Sallën e Kuqe të Pallatit të…

Read More

Gruaja që do të bëhej “Mbretëresha e Soul-it”, Aretha Franklin, lindi më 25 mars 1942 në Memphis, Tennessee. Ajo e nisi karrierën duke kënduar në korin e kishës së babait të saj, pastorit Clarence L. Franklin. Stili i saj unik dhe aftësia e jashtëzakonshme për të shprehur emocione përmes zërit e veçuan shumë shpejt në botën e muzikës. ArethaAjo mbetet një nga artistet amerikane më të rëndësishme dhe më me ndikim të shekullit XX.Një moment kyç në karrierën e saj erdhi në fillim të viteve ’60, kur nënshkroi kontratë me Atlantic Records. Nën drejtimin e producentit Jerry Wexler, Franklin u…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë ka publikuar aktgjykimin e plotë ndaj ish-ministrit të Industrisë dhe Tregtisë, Endrit Shala, i cili në qershor u dënua me dy vjet burgim për veprën penale të konfliktit të interesit.Sipas arsyetimit të aktgjykimit, Shala ka marrë pjesë me dashje dhe në dijeni të rrethanave në vendimmarrjen për caktimin e një biznesi të lidhur me baxhanakun e tij si përgjegjës për vlerësimin e konformitetit të karburanteve të naftës në Kosovë.Gjykata ka vlerësuar se Shala ishte në dijeni për marrëdhënien familjare dhe për interesin financiar që mund të krijohej nga vendimi që ai kishte nënshkruar.“Gjykata vërteton se i…

Read More

Barcelona ka arritur marrëveshje në parim me Manchester Cityn për transferimin e mesfushorit Rodri, sipas The Athletic dhe gazetarit David Ornstein.Marrëveshja kap vlerën e 76.5 milionë eurove, me Manchester Cityn që do të përfitojë 60 milionë euro menjëherë, ndërsa pjesa tjetër prej 16.5 milionë eurosh do të paguhet përmes bonuseve që konsiderohen lehtësisht të arritshme.Rodri pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me kampionët e La Ligas, ndërsa nuk pritet të ketë probleme sa i përket kushteve personale mes lojtarit dhe klubit katalanas.30-vjeçari kishte preferuar transferimin te Barcelona përpara opsioneve të tjera, përfshirë Real Madridin, pasi kishte hyrë në vitin e fundit…

Read More