Author: korrektpress

REDO Prishtina rikthehet nga në Kino ARMATA, me edicionin e 14-të të një prej ngjarjeve më të njohura multidisiplinare në vend. Për tri ditë, festivali do të mbledhë dizajnerë, artistë dhe profesionistë kreativë nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës.Programi ndërthur ligjërata, prezantime, muzikë dhe botime, duke krijuar hapësirë për mësim, shkëmbim idesh dhe networking mes profesionistëve të fushave kreative. REDO synon të sjellë perspektiva të ndryshme mbi dizajnin dhe artin, duke afruar publikun me praktika dhe qasje ndërkombëtare. Detajet Data: 2–4 tetor 2026 Ora e fillimit: 20:00 Vendndodhja: Kino ARMATA, Rr. Brigada e Kosovës, Prishtinë Programi? Programi i…

Read More

Një lindje e veçantë është realizuar në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku një nënë ka sjellë në jetë në mënyrë natyrale një foshnjë me peshë 5.050 gramë.Sipas njoftimit të spitalit, foshnja ka pasur gjatësi prej 65 centimetra dhe përmasa 65/57 centimetra.“Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm ‘Dr. Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë, u krye me sukses një lindje e veçantë natyrale”, thuhet në njoftim.Lindja është realizuar me kujdesin e mjekëve Vjollca Çitaku dhe Bajram Drevinja, si dhe ekipit të mamive dhe infermiereve Nazmije Gruda, Selvete Voca dhe Shengyl Xhaka.“Kjo lindje natyrale…

Read More

Bashkia e Shkupit njoftoi se po vazhdon me zbatimin sistematik dhe të vazhdueshëm të masave për të shtypur mushkonjat dhe për të mbrojtur shëndetin publik.Sonte, në zonën e qytetit të Shkupit do të kryhet dezinfektimi i 13-të kundër mushkonjave për këtë sezon, me trajtim në terren kundër formave të rritura të mushkonjave.“Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Sipas urdhrave të lëshuar, më 20 gusht do të kryhet dezinfektimi në terren kundër formave të rritura të mushkonjave, më 21 gusht, në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinfektimi ajror, ndërsa në periudhën nga 23 deri më…

Read More

Chelsea ka intensifikuar planifikimin për një skenar të mundshëm, duke identifikuar zëvendësuesin kryesor në rast se zëvendëskapiteni Enzo Fernandez përfundon transferimin e bujshëm te Manchester City.Me klubin nga “Etihad” të dëshpëruar për të përforcuar mesfushën pas marrëveshjes së Rodrit me Barcelonën, “Blutë” janë të gatshëm të tentojnë transferimin e një lojtari nga një rival i Premier Leagues për të mbushur boshllëkun e mundshëm në “Stamford Bridge”.Interesimi i Manchester Cityt për Fernandezin është intensifikuar pas fillimit të vështirë të sezonit për trajnerin e ri, Enzo Maresca. Përmasat e sfidës u panë qartë në humbjen 3-0 ndaj Arsenalit në Community Shield, ndërsa…

Read More

Nga 4 deri më 6 shtator 2026, Rahoveci do të jetë nikoqir i Hardh Fest, festivalit tradicional të vjeljes së rrushit që bashkon vreshtarinë, kulturën, gastronominë, muzikën dhe turizmin.I rikonceptuar me identitetin Hardh Fest në vitin 2015 dhe i organizuar nga Shoqata Hardh Fest, festivali promovon traditën e vreshtarisë dhe trashëgiminë e Rahovecit, duke krijuar njëkohësisht hapësirë për prodhuesit vendorë dhe vizitorët që duan ta njohin më nga afër këtë pjesë të Kosovës. Detajet Data: 4–6 shtator 2026 Vendndodhja: Rahovec, Kosovë Ora e fillimit: 11:00 Programi? Hardh Fest nis me Karnavalin Vreshtar, prerjen ceremoniale të kalaveshit dhe ceremoninë zyrtare të…

Read More

Uji dhe sfungjeri mund ta kthejnë pluhurin në një shtresë gri që përhapet në gjithë rrjetën – rendi i duhur i pastrimit e bën punën shumë më të lehtëKur rrezet e diellit bien drejtpërdrejt mbi dritare, rrjeta kundër insekteve papritur zbulon gjithçka që nuk është vënë re prej ditësh: pluhur, polen, grimca të imëta dhe papastërti të ngulitura në rrjetë.Reagimi i parë i shumë njerëzve është pothuajse gjithmonë i njëjtë: sfungjer, ujë, pak detergjent dhe fërkim.Por pikërisht këtu mund të fillojë problemi.Kur pluhurin e thatë e lagni menjëherë, ai mund të shndërrohet në një shtresë gri që përhapet mbi rrjetë…

Read More

UBT forcon edhe më tej pozitën ndërkombëtare në sport dhe shëndetësi. Instituti i Mjekësisë Sportive në UBT është pranuar zyrtarisht nga Federata Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (FIMS) si Collaborating Centre of Sports Medicine, duke e bërë pjesë të rrjetit global të institucioneve të specializuara në këtë fushë.Kjo njohje i hap UBT-së mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar, kërkim shkencor, shkëmbim të përvojave dhe zhvillim profesional, duke sjellë më afër Kosovës ekspertizën dhe praktikat bashkëkohore të mjekësisë sportive.Përfshirja në rrjetin e FIMS është pjesë e vizionit të UBT-së për të ndërtuar një ekosistem ku sporti, shëndetësia, edukimi dhe shkenca janë të…

Read More

Neda Balluku ka bërë një rrëfim të sinqertë në Instagram, ku ka folur hapur për martesën, jetën familjare dhe imazhin që kishte krijuar ndër vite në publik. Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania 4 pranon se për një kohë të gjatë ka përcjellë një perceptim për marrëdhënien e saj që nuk përputhej me realitetin.Në postimin e gjatë, Neda kërkon ndjesë për këtë dhe shpjegon se pas shumë vitesh reflektimi ka kuptuar se ajo që u tregonte të tjerëve ishte edhe një dëshirë e saj për të besuar se familja që kishte ëndërruar ishte ende ashtu siç e kishte imagjinuar. View…

Read More

Një dokumentar i ri që sjell pamje ekskluzive nga prapaskenat do t’u japë tifozëve një pasqyrë të largimit emocional të Kevin De Bruynes nga Manchester City, gjatë sezonit të parafundit të Pep Guardiolës në krye të skuadrës.De Bruyne njoftoi në prill të vitit të kaluar se do të largohej nga City në fund të sezonit 2024/25, pas 10 vitesh të mbushura me trofe.Mesfushori belg, i cili fitoi gjashtë tituj të Ligës Premier me “Qytetarët”, si dhe pesë Kupa të Ligës, dy FA Cup dhe një Ligë të Kampionëve, e kishte kontratën në përfundim atë verë dhe më pas iu bashkua…

Read More

Sot dhe nesër është afati i parë për aplikim për studime të vitit të parë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Në 23 fakultete në universitetin më të vjetër dhe më të madh në vend gjithsej ka 8.851 vende të lira për studentët e vitit të parë në vitin akademik 2026/2027 i cili do të fillojë më 1 tetor.Sipas Konkursit të USHKM-së, nga numri i përgjithshëm i vendeve të lira, 4.395 janë për studentë për kuotën shtetërore (studentë të rregullt që financohen nga buxheti i shtetit), 3.621 për studentë të rregullt që paguajnë tarifa shkollimi, pra bashkëfinancojnë studimet…

Read More