Author: korrektpress

Pas publikimit të pamjeve nga testimi i dronit kosovar “Skifteri”, i cili demonstron aftësi goditëse me rreze veprimi deri në një mijë kilometra, janë sqaruar edhe detaje shtesë rreth vendit dhe kushteve të testimit.Ridvan Aliu, prodhuesi i dronëve ka bërë të ditur për Telegrafin se testimi nuk është zhvilluar në territorin e Kosovës, por jashtë vendit.“Testimi është bërë jashtë Kosovës, në lokacionin e klientit. Goditja është e vërtetë, mirëpo për shkaqe të sigurisë edhe me kërkesë të klientit tonë, pamjet janë bërë invert dhe me night vision on. Më shumë informata nuk mundem të jap,” ka deklaruar Aliu për Telegrafin.…

Read More

Lulzim SylaÇdo vit, Forumi Ekonomik Botëror në Davos – apo siç njihet shkurtimisht, WEF – mbledh liderë politikë, biznesorë dhe institucionalë për të diskutuar për kahun e botës dhe për t’i paraprirë zhvillimeve që po vijnë. Forumi Ekonomik Botëror, Davos 2026, fillon këtë javë dhe zhvillohet në një moment kur bota është më e fragmentuar se kurrë. Motoja e këtij viti është A Spirit of Dialogue [Fryma e dialogut], ku në qendër të diskutimeve është bashkëpunimi global. Tema e dytë është rritja ekonomike në një realitet të ri nga burime të reja. Inteligjenca artificiale [IA]dhe teknologjia janë kudo në agjendë.…

Read More

Agjenti i Gianluigi Donnarumma, Enzo Raiola, ka konfirmuar se portieri italian po shijon projektin te Manchester City, por nuk përjashton mundësinë e një rikthimi në Itali nëse do të shfaqet një ofertë e duhur.Raiola tha se Donnarumma ka gjetur qetësi dhe stabilitet në ekipin e Pep Guardiolës.“Sot në Manchester City ai po gjen qetësi me ekipin dhe mjedisin, dhe e gjen projektin shumë interesant”, tha Raiola. “Ai gjithashtu po fillon ta kuptojë ligën angleze.”Agjenti zbuloi se Donnarumma ka bërë shaka për një qëndrim pesë ose gjashtë vjeçar në Angli, por theksoi se çdo mundësi serioze për t’u rikthyer në Serie…

Read More

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit në një konferencë për shtyp ka shprehur shqetësimin për siç thonë njoftimin që Qeveria e RMV-së, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme, po përgatit ndryshime ligjore dhe sistematizime të reja të vendeve të punës në Njësinë për Punë të Brendshme në Njësinë Strugë-Dibër-Kërcovë.Siç thonë nga ASH, me këtë vendim të gjitha kompetencat kalojnë nën jurisdiksionin e Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër.”Si pasojë e kësaj, në qytetet me shumicë shqiptare nuk parashihen më pozita kyce, si: Kryeshef i policisë, Kryeshef i njësisë antikrim, Komandant i pikës kufitare dhe Zëvendëskomandant në stacionet policiore. Pasqyrim…

Read More

Napoli ka konfirmuar dëmtimet muskulore të Matteo Politano dhe Amir Rrahmani, duke njoftuar se të dy lojtarët do të mungojnë për të paktën dy javë. Lëndimet janë shkaktuar gjatë ndeshjes së së shtunës në Serie A kundër Sassuolos. Amir Rrahmani i pafat, pëson lëndim ndaj Sassuolos Në deklaratën e saj zyrtare, klubi italian bëri të ditur:”Pas lëndimeve që pësuan në ndeshjen kundër Sassuolos, Matteo Politano dhe Amir Rrahmani iu nënshtruan testeve mjekësore në Spitalin Pineta Grande”. “Politano ka pësuar një tërheqje muskulore në muskulin e kofshës së djathtë, ndërsa Rrahmani ka pësuar një tërheqje muskulore në gluteusin e majtë. Të…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me procesin e rinumërimit të votave që po vazhdon pas zgjedhjeve.Damka ka theksuar se vullneti i qytetarëve nuk duhet dhe nuk mund të ndërhyhet pas mbylljes së kutive të votimit, duke nënvizuar se çdo votë përfaqëson besimin, mundin dhe sakrificën e popullit. Sipas tij, çdo ndërhyrje në fletëvotim përbën mosrespektim të hapur jo vetëm ndaj tij personalisht, por ndaj vullnetit të përbashkët të shoqërisë kosovare turke.Ai ka reaguar gjithashtu ndaj, siç i ka quajtur, sulmeve dhe pretendimeve të pabazuara që…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, kanë reaguar pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë, ku deri tani raportohet se kanë humbur jetën 39 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.Osmani, ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje për popullin spanjoll.“Lajme zemërthyese nga jugu i Spanjës pas një aksidenti tragjik hekurudhor që ka marrë shumë jetë dhe ka lënë shumë të tjerë të lënduar. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe urimet për shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit. Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës…

Read More

Rihanna tërhoqi vëmendjen me stilin e saj të njohur të modës të dielën mbrëma, teksa doli në qytetin e New York-ut.Këngëtarja 37-vjeçare, e cila e mbështeti të dashurin e saj, A$AP Rocky, në SNL të shtunën mbrëma, kishte veshur një xhaketë dhe xhinse të zbehura blu që ishin paksa të gjera. Xhaketa e saj ishte pjesërisht e mbyllur dhe për të qëndruar ngrohtë, ajo kishte rrethuar qafën me një shall të butë. Miliarderja mbante një çantë të vogël Louis Vuitton që kishte një dizajn interesant pelushi. Veshja e saj u plotësua nga taka me majë të mprehtë dhe me model…

Read More

Një nënë britanike që jeton në ishullin më të largët të pabanuar në botë ka ofruar një pamje të jetës së saj të përditshme, duke përfshirë atë që bën për të luftuar urinë. Kelly Green, e cila është me origjinë nga East Sussex, tani dokumenton jetën e saj në Tristan da Cunha në rrjete sociale.35-vjeçarja u zhvendos në ishullin vullkanik në Atlantikun Jugor më shumë se 10 vjet më parë dhe pavarësisht vështirësive, ajo nuk është kthyer pas.Ishulli, i cili është i arritshëm vetëm me anije nga Cape Town, Afrika e Jugut, krenohet me vetëm një dyqan – i cili…

Read More

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 19 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 61% apo 558 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë…

Read More