- LSDM: Me kë negocion Mickoski për data-qendrat
- Sanksionet e Uashingtonit ndaj Iranit kanë problemin kinez dhe rus
- Zhduket një i mitur në Sfeçël të Podujevës
- Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal rritet në 472, mbi 1 mijë të zhdukur
- I merr rrjedha e lumit Drin, shpëtohen katër persona – vijojnë kërkimet për 7 vjeçaren
- Operohet në mëngjes, ecën në mbrëmje – sa ka avancuar ortopedia? Flet Muharrem Hajdari
- QMK: Katër zjarre aktive dhe tre nën kontroll, gjithsej ka pasur 31 vatra
- Vritet një 14-vjeçar në Prizren, theret me thikë nga një i mitur
Author: korrektpress
Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e Rodrit nga Manchester City, në një marrëveshje që kap vlerën e 76.5 milionë eurove.Por, përtej rëndësisë së transferimit, mënyra se si katalunasit e prezantuan mesfushorin spanjoll duket se përmban edhe një thumbim të drejtpërdrejtë ndaj rivalit të përjetshëm, Real Madridit. Në videon e prezantimit, Barcelona vë theksin te aftësia e Rodrit për të kontrolluar ritmin e lojës, duke e vendosur në kontrast me shpejtësinë si një prej armëve kryesore të skuadrave kundërshtare.“Çdo pasim, çdo ndalesë, çdo shpërthim shpejtësie nis me një zgjedhje. Futbolli nuk ka të bëjë vetëm me shpejtësinë – ka të bëjë me…
Reperi i njohur shqiptar, Agon Amiga, është bërë baba për herë të tretë.Ish-anëtari i grupit “Babastars” ka ndarë me ndjekësit lajmin e gëzueshëm përmes një postimi në Instagram, ku ka zbuluar se familja e tij është shtuar me një vajzë të vogël, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Aya.Në fotografinë e publikuar, vajza e tij e madhe shihet pranë foshnjës së porsalindur, ndërsa Agon Amiga ka shoqëruar imazhin me një dedikim emocionues. “Dy vajza, dy bekime, dy arsye më shumë për ta falënderuar Zotin çdo ditë. Aya ime e vogël, mirë se erdhe në familjen tonë. Nuk e di…
Orhan Murtezani nga sot nis detyrën e re si Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.Murtezani, përmes një reagimi publik, tha se detyra e re paraqet një kapitull të ri profesional, por njëkohësisht edhe vazhdim të të njëjtit përkushtim për forcimin e pozitës së vendit në familjen euroatlantike.„Detyrë e re, përgjegjësi e njëjtë“, shkroi Murtezani, duke theksuar se synimi i tij do të jetë që Maqedonia e Veriut të jetë shtet i sigurt, aleat i besueshëm dhe vend që ka zërin dhe kontributin e vet në NATO.Ai theksoi gjithashtu se në kohën kur siguria…
Një person është arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit në Mirditë, pasi dyshohet se ka shkaktuar qëllimisht disa vatra zjarri në fshatin Gziq të Rrëshenit.Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili deklaroi se i dyshuari, banues në këtë fshat, dyshohet se ka ndezur tre vatra zjarri, duke djegur një sipërfaqe pyjore prej rreth 400 metrash katrorë.Sipas Lamallarit, zjarri është vënë nën kontroll nga shërbimet policore të Mirditës, të cilat prej tre ditësh ishin në terren për monitorimin e situatës. I arrestuari dyshohet gjithashtu si autor i disa rasteve të tjera të zjarrvënies në…
Tre persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Fajdeja”, pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës.Operacioni është realizuar nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë, pas një hetimi të zhvilluar përmes aplikimit të masave të fshehta të hetimit.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.Sipas tij, gjatë tentimit për arrestimin e njërit prej të dyshuarve, ai nuk është ndalur me automjet dhe ka tentuar të arratiset.Gjatë…
Mesfushori spanjoll, Rodri, ka folur me entuziazëm për transferimin e tij te Barcelona, të finalizuar gjatë ditës së martë. Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2024 ka vlerësuar lart mesfushën e skuadrës katalanase dhe ka shpjeguar se çfarë e bindi për t’iu bashkuar projektit të klubit.“Barcelona ka një mesfushë absolutisht fantastike dhe jam i lumtur që jam pjesë e saj. Po afrojmë lojtarë dhe po krijojmë një kulturë për të fituar gjithçka”, deklaroi Rodri.Spanjolli theksoi se nuk e ka parë vetëm formën aktuale të Barcelonës, por edhe potencialin që klubi ka për të ardhmen. “Një nga arsyet është se…
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar pas takimit të fundit ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.Përmes një postimi, Gashi ka ironizuar deklaratat e bëra pas takimit, duke përdorur shprehjen popullore: “U mbars mali, polli ni mi”.Ai ka vlerësuar se takimi u shoqërua me shumë pritje dhe premtime, por pa rezultate konkrete.“Shumë zhurmë, shumë premtime, shumë pritje e në fund, asgja”, ka shkruar Gashi.Deputeti i zgjedhur i LDK-së ka kritikuar gjithashtu mënyrën e qeverisjes, duke thënë se kjo ndodh kur, sipas tij, propaganda e zëvendëson punën.“Kjo asht ajo…
Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, theksoi se infrastruktura energjetike planifikohet për dekada përpara dhe për rrjedha energjetike që tashmë po e ndryshojnë hartën e Evropës.Ajo prezantoi Studimin e parë Kombëtar për Hidrogjenin, i cili nuk është vetëm dokument për një burim të ri energjie, por udhërrëfyes për drejtimin ku duhet të lëvizë shteti – drejt një infrastrukture të përgatitur për prodhimin, transmetimin dhe përdorimin e hidrogjenit të pastër.Bozhinovska nënvizoi se pozita gjeografike e Maqedonisë, mes Greqisë dhe Serbisë dhe në rrugën drejt tregjeve të Evropës Qendrore, mund të marrë rol të ri në rrjetin pan-evropian të…
Dhimbja e fytit është një ndjenjë tejet e bezdisshme dhe shpesh mundohemi të bëjmë gjithçka për t’u lehtësuar nga ky shqetësim. Një mënyrë e thjeshtë për të qetësuar fytin është të zgjedhim me kujdes ushqimet dhe pijet që konsumojmë, pasi disa prej tyre mund të sjellin lehtësim, ndërsa të tjera mund ta përkeqësojnë irritimin.Qetësojeni dhimbjen e fytit me ushqime të buta dhe ushqyese, si supat e ngrohta dhe ‘smoothiet’ e ftohta. Shmangni ushqimet krokante dhe acidike që mund ta irritojnë fytin, për të lehtësuar shqetësimin dhe për të ndihmuar në rikuperim.Ushqimet dhe pijet që duhen shmangur kur keni dhimbje fytiDisa…
Aktorja Hayden Panettiere po përballej me probleme serioze shëndetësore në muajt para vdekjes së saj tragjike, tha një burim pranë aktores për mediat amerikane.”E di që ajo kishte disa probleme të mëdha me shpinën në fillim të vitit”, tha Erick Orellana, një parukier dhe mik i ngushtë i yllit të “Nashville”, në një deklaratë për Page Six.Orellana deklaroi se dhimbja ishte aq e fortë sa ndikoi në lëvizshmërinë e saj, duke shtuar se në një moment e kishte të vështirë të lëvizte këmbët.Në mars, aktorja u fotografua në aeroportin e Los Angeles me partnerin e saj Brian Hickerson, ndërsa përdorte…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari