Author: korrektpress

Syl Ukshini, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka deklaruar se ata që kanë ndërhyrë në vota duhet të largohen nga skena politike.Ukshini, duke komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku tashmë në disa komuna Prokuroria ka autorizuar Policinë për hetime, ka thënë se efektet e veprimeve të tilla shpesh shihen më vonë.“Ndoshta tash i shohim efektet, sepse njeriu kur rrëzohet nuk e sheh menjëherë pasojën, por e sheh më vonë”, është shprehur ai.Më tej, Ukshini ka theksuar se nuk duhet të jetojmë me iluzionin se zgjedhjet kanë qenë perfekte.“Sepse nëse ka vjedhje brenda partisë, të jeni të sigurt…

Read More

Atalanta është përballur së fundmi me një incident të turpshëm sigurie në stadiumin e saj. Në rrjetet sociale ka qarkulluar me shpejtësi një video, në të cilën shihet një person duke depërtuar në ambientet e stadiumit të klubit bergamask në një mënyrë të pabesueshme.Bëhet fjalë për “New Balance Arena”, e njohur deri vitin e kaluar si “Gewiss Stadium”, ku një nga portat hyrëse rezulton të ketë si fjalëkalim… vitin e themelimit të klubit.Po, tingëllon e pabesueshme, por sipas videos virale, personi provoi thjesht kodin 1907 – viti kur u themelua Atalanta – dhe arriti ta hapë portën, duke hyrë në…

Read More

Juventusi arriti një fitore bindëse 3-0 ndaj rivalëve të Napolit mbrëmjen e kaluar në ‘Allianz Stadium’, falë golave të Jonathan David, Kenan Yildiz dhe Filip Kostiç.Në minutat e fundit të ndeshjes, kur rezultati ishte tashmë i sigurt, tifozët bardhezi shënjestruan ish-mesfushorin dhe ish-trajnerin e tyre, Antonio Conte, aktualisht i lidhur me Napolin. Pas golit të tretë të shënuar nga Kostiç në minutën e 86-të, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë duke kënduar në kor:“Antonio Conte, kërce me ne”.Football Italia, e pranishme në ‘Allianz Stadium’ si media e akredituar, raportoi atmosferën në tribunat e tifozëve vendas, të cilët shprehën hapur…

Read More

Dy ish-partnerët, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, duket se u pajtuan ditën e djeshme (e diel).Por duket se banorja është e pakënaqur me trajtimin e Limit gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.Ajo në një bisedë me të, i thotë se po i bën gjërat vetëm për vëmendje. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)”Ti me gjërat që po i bën, vazhdo funksiono për kamerat dhe protagonizëm. Po më bën mua triko lojëra. S’ka më. Jeto i lumtur këtu, shko krijo histori romantike me tjetrën”, u shpreh ajo.Tutje tha që po trajtohet si lodër…

Read More

Liverpooli dhe Tottenham Hotspur po kërkojnë të forcojnë mesfushën dhe tashmë kanë vënë në shënjestër një nga emrat më të mëdhenj të futbollit evropian.Të dy klubet po kalojnë një periudhë zhgënjyese. Liverpooli ka pësuar një goditje serioze në garën për Top 4 në Liga Premier pas humbjes ndaj Bournemouthit, ndërsa Tottenham po has vështirësi të vazhdueshme për të fituar ndeshje.Në këtë kontekst, të dyja skuadrat janë të gatshme të mbështesin trajnerët e tyre me përforcime të mëdha. Sipas raportimit të “Fichajes”, mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, është shndërruar në objektiv konkret për klubet e Ligës Premier.Raporti thekson se si…

Read More

Jonathan David ka nisur më në fund të justifikojë pritshmëritë te Juventusi, por kjo nuk do të thotë se Luciano Spalletti ka hequr dorë nga ideja për të afruar një sulmues të ri qendre në afatin kalimtar të janarit.Sulmuesi kanadez ka shënuar tri gola në katër paraqitjet e fundit në Serie A, duke shtuar edhe një asist, dhe duket se po përshtatet gjithnjë e më mirë me fanellën bardhezi. Megjithatë, trajneri i Juventusit ka shpjeguar pse do të ishte i kënaqur të sillte një tjetër qendërsulmues në skuadër. Pse Spalletti kërkon një sulmues tjetër? Pas fitores ndaj Napolit, Spalletti foli…

Read More

Rrjeti Telegram, një platformë me prezencë të madhe në komunitetin serb, u mbush me mesazhe urrejtjeje vetëm pak minuta pasi u publikua në një medium lokal në zonën veriore të vendit lajmi se “policia kishte rrahur disa të rinj”, i cili më vonë doli të ishte sajesë.Prokuroria Speciale e Kosovës, për një kohë të gjatë, ka hetuar grupe nacionaliste që veprojnë në veriun e Kosovës, si grupe të rrezikshme që indoktrinojnë të rinjtë për të zhvilluar aktivitete kriminale.Me vendim të Qeverisë së Kosovës, dy organizata në këtë zonë janë shpallur terroriste, ndërsa platformat e rrjeteve sociale, si Telegrami, janë evidentuar…

Read More

Ky paralajmërim vjen në një moment të duhur dhe besoj se shkurti dhe marsi duhet të shfrytëzohen në maksimum dhe se vendet anëtare të zonës Shengen duhet të gjejnë një zgjidhje, tha sot zv. kryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, i cili në pikën kufitare Bllacë u dha mbështetje të plotë transportuesve të cilët, së bashku me kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor, filluan një bllokadë shtatëditore duke kërkuar një zgjidhje për të dhënat elektronike të qëndrimit në zonën Shengen në përputhje me rregullin 90/180-ditor nga prilli i këtij viti.”Në parim, ekzistojnë tre zgjidhje të mundshme. Zgjidhja e parë…

Read More

India po lufton një shpërthim të virusit Nipah në shtetin e saj lindor të Bengalit Perëndimor, ku pesë persona janë konfirmuar të infektuar dhe gati 100 të tjerë janë vendosur në karantinë.Shpërthimi raportohet të ketë filluar në një spital privat në qytetin Barasat, ku tre nga pacientët janë profesionistë mjekësorë që trajtojnë pacientët në atë strukturë, transmeton Telegrafi.Pacientët janë transferuar në një spital sëmundjesh infektive në lindje të kryeqytetit të shtetit, Kolkata.Nipah (Henipavirus nipahense) – i cili u regjistrua për herë të parë në vitin 1998 – është një virus zoonotik serioz dhe shpesh fatal, i cili përhapet nga lakuriqët…

Read More

Mesfushori Rion Zejnullahu i është bashkuar skuadrës rumune CFR Cluj nga klubi futbollistik Llapi.Zejnullahu kaloi një periudhë të shkurtër te skuadra kosovare, ndërsa tani i është bashkuar Clujit – aty ku kishte luajtur edhe në të kaluarën.Cluji përmes një komunikate zyrtare e ka prezantuar mesfushorin, i cili do të bëhet bashkëlojtar me Meriton Korenicën.“Mirë se rikthehesh Rion Zejnullahu. 22-vjeçari rikthehet në Gruia pas një periudhë te klubi i Kosovës, Llapi”.“I urojmë më të mirat dhe shumë arritje së bashku te Cluji”, njofton klubi rumun.Cluji përndryshe këtë edicion po luftojë që të ngjitët në pjesën e epërme të tabelës, ku aktualisht…

Read More