Author: korrektpress

Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother VIP Kosova, banorja Elijona është nisur drejt spitalit, duke shqetësuar si banorët e tjerë ashtu edhe publikun e spektaklit.Lajmin e konfirmoi moderatori Alaudin Hamiti, i cili sqaroi se gjendja e saj nuk është për t’u shqetësuar. Ai bëri me dije se Elijona po merr trajtimin e duhur mjekësor dhe është nën kujdes profesional.Ende nuk është e qartë nëse banorja do të rikthehet sonte gjatë spektaklit ‘prime’ ose pas mbarimit të tij.Fansat e saj mbeten të tensionuar për zhvillimet e mëtejshme brenda shtëpisë së BBVK. /Telegrafi/

Read More

Një tjetër skandal i madh ka goditur futbollin kinez, pasi autoritetet kanë konfirmuar dënime të rënda për 13 klube të përfshira në manipulim ndeshjesh dhe korrupsion.Para nisjes së sezonit të ri në Superligën e Kinës, nëntë skuadra do ta fillojnë kampionatin me pikë të zbritura. Sanksionet vijnë pas një hetimi të gjerë që ka përfshirë trukime ndeshjesh, baste të paligjshme dhe transaksione të papërshtatshme brenda futbollit kinez.Shanghai Shenhua, që sezonin e kaluar e mbylli kampionatin si nënkampione, ka marrë një nga dënimet më të ashpra, duke u ndëshkuar me minus 10 pikë në startin e sezonit. I njëjti dënim është…

Read More

Prodhimi industrial në dhjetor të vitit 2025 është rritur për 2.3 për qind në krahasim me dhjetorin 2024, ndërsa në vitin 2025 në krahasim me vitin 2024 për 1,9 për qind, kumtoi sot Enti shtetëror i statistikave.Ndikim më të madh ndaj rritjes së prodhimit industrial në dhjetor 2025, në krahasim me dhjetorin 2024, ka rritje të prodhimit nëpër sektorët: Prodhim i prodhimeve ushqimore me 3,5 për qind, Prodhim i pijeve me 34.2 për qind dhe Prodhim i automjeteve motorizuese, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove me 3.5 për qind.Në sektorin Xehtari dhe nxjerrje të gurëve në dhjetor 2025, në krahasim me dhjetorin 2024,…

Read More

Elon Musk i dërgoi një email Jeffrey Epstein në fund të vitit 2013 për të koordinuar një udhëtim në ishullin e Karaibeve të Epstein, tregojnë dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë.Musk kishte pohuar më parë se kishte refuzuar përpjekjet e Epstein për ta bindur atë të vizitonte një nga dy ishujt që zotëronte Epstein – Great St. James dhe Little St. James. Little St. James ishte një epiqendër e abuzimit të vajzave dhe grave të reja nga Epstein.Më 13 dhjetor 2013, Musk i dërgoi një email Epsteinit: “Do të jem në zonën e Ishujve të Virgjër Britanikë/St Bart’s gjatë…

Read More

Mësimdhënësi Muhamed Hajredinaj, i akuzuar për nxitje të përçarjes dhe urrejtjes, ka dhënë versionin e tij lidhur me pretendimin se kishte hedhur flamurin kombëtar shqiptar dhe plisin në shportë të bërllokut.Hajredinaj ka treguar se më 27.11.2024 kishte shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë për të dhënë mësim, duke e ditur se orari atë ditë ishte me orar të shkurtuar pasi pritej organizim i festës së flamurit.Tutje i akuzuari ka treguar se me të hyrë në klasë duke kryer përgatitjet që të filloj ora mësimore kishte vërejtur se disa prej nxënëse nuk kishin nxjerrë librat për të filluar mësimin.Sipas versionit…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të 2,557 vendvotimeve, në të cilat, më 28 dhjetor 2025 u zhvillua procesi i votimit.Sipas vendimit të parë të KQZ-së, më 13 janar 2026, në 10 komuna ishte planifikuar të rinumëroheshin 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, vetëm nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë,…

Read More

Shefi i OKB-së u ka thënë shteteve anëtare se organizata është në rrezik të “kolapsit të afërt financiar”, duke përmendur tarifat e papaguara dhe një rregull buxhetor që e detyron organin global të kthejë paratë e pashpenzuara.Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka folur vazhdimisht për përkeqësimin e krizës së likuiditetit në të cilën ndodhet organizata, por ky është paralajmërimi i tij më i ashpër deri më tani dhe vjen ndërsa kontribuesi kryesor i saj është se Shtetet e Bashkuara po tërhiqen nga multilateralizmi në shumë fronte.“Kriza po thellohet, duke kërcënuar zbatimin e programit dhe duke rrezikuar kolapsin financiar.…

Read More

354 anëtarë të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nesër do ta kenë në dorë fatin politik të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. I vetmi që publikisht ka shprehur synimet për ulësen e tij është Avdullah Hoti, i cili gjatë javës së kaluar ka thënë se do të kërkojë besimin për tu bërë kryetar i LDK-së.Në ditën e fundit të janarit, konkretisht në orën 12, 354 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të takohen për një prej mbledhjeve më të rëndësishme të viteve të fundit për këtë parti.Ata do të vendosin nëse do t’a mbajnë edhe më tej Lumir…

Read More

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard, ka shuar përfundimisht çdo mundësi që në të kaluarën të kishte veshur fanellën e Barcelonës, duke theksuar se ëndrra e tij e vetme ka qenë gjithmonë klubi madrilen.Në një intervistë të fundit, belgu ishte i prerë kur u pyet për një transferim të mundshëm te rivalët katalanas.“A do t’i isha bashkuar Barcelonës? Jo. Ëndrra ime ka qenë Real Madridi që kur isha i vogël”.Hazard tregoi se dëshira për të luajtur në “Santiago Bernabeu” e ka shoqëruar që në hapat e parë të karrierës së tij. “Kur fillova të luaja futboll, gjithmonë i thosha babait…

Read More

Një këmbësor i mitur është plagosur rëndë pasditen e sotme në një aksident trafiku që ka ndodhur në Vizbeg të Shkupit, njoftojnë nga policia.Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ka ndodhur sot (30.01.2026) rreth orës 17:03, në kryqëzimin e bulevardit “Sllovenia” me rrugën “J. Magistrala”, ku një automjet i tipit “Opel” me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.Ç. (44) nga Shkupi, ka goditur një këmbësor të mitur, gjithashtu nga Shkupi.I mituri është transportuar me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Qendrën Emergjente “Nënë Tereza”, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore, pas çka ai është mbajtur për trajtim në Klinikën…

Read More