- Aksident tragjik në Lezhë, humbin jetën babë e bijë pasi makina bie në kanal
- Lily Allen relaksohet pranë pishinës me bikini jeshile gjatë pushimit nga turneu në SHBA
- “Do të ishte e jashtëzakonshme” – Fernandes dëshiron ta kurorëzojë karrierën e Ronaldos me lavdinë e Kupës së Botës
- “Ai ishte shumë i dobët”, largimi i Salahut nuk është befasi për ish-yllin e Liverpoolit
- Ekspertët në Serbi: Vuçiq e përdor marrëveshjen Kosovë–Shqipëri–Kroaci për rikthimin e shërbimit ushtarak
- Nisin punimet për rrugën Korishë–Kabash, investim 4.1 milionë euro
- Orban jep dorëheqje nga parlamenti i Hungarisë pas humbjes dërrmuese
- Burger me qepë të karamelizuar sipas Gordon Ramsay
Author: korrektpress
Karbohidratet shpesh kanë një reputacion të keq, veçanërisht në mesin e atyre që përpiqen të humbin peshë, por eliminimi i plotë i këtij makronutrienti të rëndësishëm nga dieta juaj nuk është domosdoshmërisht i shëndetshëm ose i dobishëm. Qasja e duhur është të hani një dietë të ekuilibruar dhe të zgjidhni burime cilësore.Karbohidratet komplekse, të tilla si tërshëra, drithërat e plota, patatet dhe bishtajoret, i sigurojnë trupit energji dhe fibra, të cilat ndihmojnë në ngopje dhe shëndetin e tretjes. Megjithatë, është e rëndësishme të mos e teproni me këto lloj ushqimesh.Sa karbohidrate është optimale për t’u konsumuar? Marrja e rekomanduar ditore…
Real Madridi ka në plan të përforcojë repartin e mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të verës dhe një nga emrat që po monitorohet me vëmendje është Dayot Upamecano. Mbrojtësi qendror i Bayern Munich dhe kombëtares franceze është drejt përfundimit të kontratës së tij, e cila skadon në fund të sezonit, ndërsa ende nuk ka një marrëveshje për rinovim. Në Bayern Munich ka shpresë që lojtari të qëndrojë, por mungesa e përparimit në negociata ka shtuar pasigurinë. Ndërkohë, në Madrid po rritet besimi se Upamecano mund të transferohet në “Santiago Bernabeu” pa kosto transferimi.Real Madrid ka shfrytëzuar me sukses tregun e lojtarëve…
Mungesa e Cristiano Ronaldos në ndeshjen e Al-Nassr kundër Al-Riyadh mund të ketë pasoja shumë më të mëdha sesa thjesht mungesa në një takim kampionati. Sipas gazetarit Yagiz Sabuncuoglu, sulmuesi 40-vjeçar portugez po ndërhyn aktivisht në çështjet e transferimeve, përfshirë edhe lëvizjen e bujshme të Karim Benzemas drejt Al-Hilal.Ronaldo, i cili nuk raportohet të jetë i lënduar, thuhet se po proteston kundër Fondit Publik të Investimeve të Arabisë Saudite (PIF), që zotëron Al-Nassr, për shkak të aktivitetit të kufizuar të klubit gjatë afatit kalimtar të dimrit.Ndërhyrja e tij ka vonuar transferimin e Benzemas te Al-Hilal dhe gjithashtu ka ndikuar në…
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të qëndrojë në Kosovë gjatë periudhës 3–13 shkurt 2026, në kuadër të konsultimeve vjetore.Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar më 2 shkurt 2026 nga përfaqësuesi rezident rajonal i FMN-së për Ballkanin Perëndimor. Sipas njoftimit, misioni i FMN-së do të udhëhiqet nga David Amaglobeli.Qëllimi i kësaj vizite është shqyrtimi i zhvillimeve të fundit makroekonomike në vend, vlerësimi i perspektivës ekonomike dhe rreziqeve, si dhe diskutimi i politikave ekonomike dhe prioriteteve të reformave me autoritetet e Kosovës dhe palët kryesore të interesit.FMN ka bërë të ditur se në përfundim…
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) të dielën ka mbajt mbledhjen e përbashkët me drejtuesit e qendrave të kësaj partie. Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se kjo ishte mbledhja e parë me qendrat pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe përmbylljes së cikleve zgjedhore lokale, si vazhdim i organizimit dhe angazhimit të tyre në terren.“Në mbledhje ishin të pranishëm kryeministri, njëherazi kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sekretari organizativ, Alim Rama, si dhe koordinatori i qendrave, Salih Zyba. Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për situatën aktuale politike në vend dhe për fushatën tonë zgjedhore të suksesshme, e cila u…
Ka momente që meritojnë më shumë se një darkë të zakonshme.Shën Valentini është një prej tyre – një festë që fton çiftet të ndalen për pak, të shijojnë kohën bashkë dhe të krijojnë kujtime që zgjasin.Për këtë arsye, Grand Blue Fafa Resort & Spa ka përgatitur oferta speciale që e shndërrojnë 14 shkurtin në një përvojë romantike të plotë.Çiftet mund të zgjedhin mes Darka Gala, me çmim 88 euro për çift, ose Darka Gala e kombinuar me një natë akomodim, me çmim 155 euro për çift. Në çmim përfshihen dhomë e dekoruar posaçërisht për çifte, mëngjes për dy persona, darkë…
Giacomo Vrioni është gati të rikthehet në Evropë pas aventurës së tij katërvjeçare në Shtetet e Bashkuara.Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i ka dhënë fund eksperiencës në MLS, ku luajti fillimisht me New England Revolution dhe më pas me CF Montreal. Megjithëse rrallëherë ishte protagonist në fushë, ai përfitoi financiarisht nga kontratat e majme përtej Atlantikut.Sipas shifrave zyrtare, Vrioni ka përfituar rreth 7,5 milionë dollarë gjatë katër viteve të tij në SHBA. Tashmë, pas një periudhe relativisht në hije në Amerikë, 27-vjeçari synon të nisë gjithçka nga e para në futbollin europian. Megjithatë, interesi për të deri më tani nuk ka…
Bero Kingdom e ka vazhduar traditën duke triumfuar në turneun e Alley Oop të organizuar në Prizren.Turneu që u mbajt ditën e shtunë ishte njëri ndër më të mëdhenjtë, duke grumbulluar 14 ekipe.Pas më shumë se tre orë, me super ndeshje të zhvilluara në Prizren, ekipi Bero Kingdom në finale fitoi ndaj Double S me rezultat 22:14 dhe fitoi çmimin prej 300 Euro.Bero Kingdom kishte fituar edhe vitin e kaluar në Prizren, e më pas kishte triumfuar edhe në Alley Oop në super finalen në Prishtinë.Turneu do të vazhdojë në qytetet tjera, ku skuadrat fituese do të përballen në kryeqytet…
“Evropa rrezikon të nënshtrohet, të përçahet dhe të deindustrializohet”, nëse nuk shndërrohet në një “federatë të vërtetë”.Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë ish-kryeministri italian dhe presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, në një fjalim në Universitetin belg Ku Leuven të hënën.Sipas Draghi-t, “pushteti kërkon që Evropa të kalojë nga konfederata në federatë”, sepse rendi global “tani është shuar”.Në fjalimin e tij, të mbajtur ndërsa merrte një diplomë nderi nga universiteti, Draghi paraqiti një pamje të një rendi global të dështuar, duke përmendur anëtarësimin e Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe vendet perëndimore që filluan…
Debate në seancën gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda pasi nuk i dha te drejtën të mbrohej efektivisht.Avokatja Valentina Teodoresku u shpreh se taksia e priti vetëm një orë në IVEP Durrës, ndaj nuk pati më shumë kohë të njihej me aktet.Teodoresku kërkoi shtyrje të seancës, kërkesë e cila u rrëzua nga GJKKO. Gjyqtarja Etleva Deda ka kaluar në konkluzionet përfundimtare, duke e cilësuar si të ezauruar fazën e mbrojtjes. Pas diskutimeve, Veliaj theksoi se meqë nuk po dëgjohet do të largohet nga salla./euronews/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari