Author: korrektpress

Ky kortikosteroid ndihmon në artrit, astmë dhe sëmundje autoimune, por mund të përkeqësojë diabetin dhe hipertensionin nëse nuk përdoret si duhetPrednizoni është një lloj steroidi që ul inflamacionin. Ky ilaç u përshkruhet shpesh pacientëve me artrit, astmë dhe sëmundje të tjera inflamatore. Prednizoni është kortikosteroid dhe vepron duke bllokuar çlirimin e substancave që shkaktojnë inflamacion. Është një ilaç efektiv, por megjithatë mund të ketë efekte të padëshiruara. Reaksionet e padëshiruara janë më të shpeshta te personat e moshuar, pasi ilaçi mund të ndikojë fuqishëm si në gjendjen psikike ashtu edhe në atë fizike të pacientit. Shpesh vërehen rritje të tensionit…

Read More

Sipas The Telegraph, Xabi Alonso pritet të jetë në një listë të ngushtë prej tre trajnerësh për të pasuar Pep Guardiolën te Manchester City .Brenda qarqeve të Ligës Premier po rritet bindja se Guardiola mund të largohet nga Etihad në fund të këtij sezoni, duke shënuar 10 vjet në krye të ekipit. Burime nga brenda Man Cityt i kanë hedhur poshtë raportimet duke i cilësuar si “spekulime të pastra”, por planifikimi i emergjencës kuptohet se po vazhdon prapa skenave. Alonso, i shkarkuar së fundmi nga Real Madridi , shihet si një kandidat kryesor për shkak të profilit të tij taktik…

Read More

Të shtunën u bë i ditur lajmi se 385 studentë shqiptarë të fakulteteve juridike në Maqedoninë e Veriut, kanë nënshkruar një peticion me një kërkesë të qartë dhe legjitime që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. 385 studentë të juridikut nënshkruan peticion që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe Kërkesa e studentëve është dërguar tek Ministria e Drejtësisë, Inspektorati për Zbatimin e Gjuhëve, Kuvendi dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut.Mevlan Ademi, ish-kryertar i Parlamentit Studentor, në televizionin Alsat, deklaroi se Kuvendi dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk e pranuan peticionin në gjuhën shqipe,…

Read More

Rrëfime tronditëse për dhunë sistematike ndaj grave shqiptare të burgosura kanë dalë në dritë nga Burgu i Prishtinës – paralelja për femra në Lipjan, ku ish-gardiania Nadica Cepkenoviq akuzohet për keqtrajtime fizike dhe psikologjike.Një nga viktimat, Zahrije Podruqa, e cila ishte dënuar me katër vjet burg në vitin 1998, ka rrëfyer përjetimet e saj gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, duke thënë se torturat e ushtruara ndaj saj i kanë mbetur të gjalla në kujtesë edhe sot. Sipas Podruqës, ajo ishte subjekt i keqtrajtimeve të vazhdueshme për muaj të tërë, duke u përballur me dhunë fizike dhe presion të rëndë…

Read More

Seria Samsung Galaxy S26 pritet të prezantohet brenda rreth tre javësh, ndërsa para eventit është publikuar një “poster zyrtar promocional”. Pajisja shfaqet në ngjyrën e re Cobalt Violet, e cila i jep telefonit një pamje vjollcë mjaft tërheqëse. Posteri zbulon pjesën e pasme dhe anën e djathtë, ku vihet re dizajni i ridizajnuar i modulit të kamerave, i ngjashëm me atë të Galaxy Z Fold7. Po ashtu shihet edhe stilolapsi S Pen, i cili vjen në ngjyrë të zezë dhe jo në të njëjtën ngjyrë me trupin e telefonit. Sipas rrjedhjeve të fundit, Galaxy S26 Ultra do të ketë ekran…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se më datë 28 janar 2026 ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike për zgjedhjet e deputetëve të Kuvendit në Komunën e Malishevës.Në njoftim thuhet se, pasi në datën e lartë cekur nuk ishte siguruar prezenca e një kryesuesi të komisionit, sot më 2 shkurt është siguruar prezenca e tij për intervistim. Pas veprimeve procedurale, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për ndalimin e tij prej 48 orësh.Ndaj të njëjtit, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së…

Read More

Gjatë Grammy Awards 2026, një moment i paharrueshëm dhe qesharak tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur Cher, 79-vjeçare, u ngjit në skenë për të shpallur fituesin e një çmimi. Pas një fjalimi të gjatë dhe emocional mbi karrierën e saj 60-vjeçare dhe mesazhe për të rinjtë që të ndjekin ëndrrat e tyre, Cher u largua nga skena pa shpallur nominimet dhe fituesin. Prezantuesi i natës, Trevor Noah, e ndaloi me humor dhe e nxiti të kthehej, duke shkaktuar të qeshura tek publiku. Foto: ReutersKur u kthye, Cher lexoi nominimet, por bëri një tjetër gafë dramatike: shpalli për pak kohë Luther…

Read More

Pavarësisht se e nisi vitin 2026 në formë jo të mirë, Al Nassr duket se e ka rikthyer ritmin konkurrues, duke regjistruar katër fitore radhazi.Objektivi i tyre mbetet rimarrja e kreut të Saudi Pro League dhe sot përballen me Al Riyadh SC, me synimin për një tjetër fitore që do t’i afronte edhe më shumë me këtë qëllim. Megjithatë, trajneri Jorge Jesus përballet me një problem të papritur, pasi Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i disponueshëm për këtë ndeshje.Cristiano Ronaldo ndodhet në formë shumë të mirë, pa pësuar asnjë lëndim në ndeshjen e fundit apo në seancat stërvitore. Sidoqoftë,…

Read More

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj Nadica Cepkenoviq, e akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, lidhur me keqtrajtimin sistematik të të burgosurave shqiptare gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998–1999.Ish-e burgosura Jehona Krasniqi-Morina tha se ballafaqimi me të akuzuarën pas gati tri dekadash nuk i ka sjellë emocione pozitive, por ka rikthyer kujtimet e dhunës së vazhdueshme fizike dhe psikike që, sipas saj, ushtrohej ndaj të burgosurave që nga momenti i arrestimit e deri në lirimin e tyre.Ajo theksoi se procesi gjyqësor përbën një pikë kthese për viktimat, duke vlerësuar se pas më shumë se…

Read More

Atletico Madrid nuk dorëzohet dhe është gati të ndërmarrë sot ofensivën e fundit për transferimin e Ederson.Klubi madrilen ka vënë mbi tryezë një ofertë zyrtare prej 50 milionë eurosh fikse plus bonuse, me synimin për të bindur Atalantën ta lëshojë menjëherë mesfushorin brazilian. Në “Metropolitano” po punohet me orë të zgjatura, ndërsa afati kalimtar i dimrit po hyn në fazën e saj vendimtare.Skuadra e Diego Simeones e dëshiron Ederson pa humbur kohë dhe, pas javësh negociatash të vështira, drejtuesit kuqebardhë kanë vendosur të rrisin ndjeshëm ofertën financiare, në përpjekje për të thyer rezistencën e klubit nga Bergamo në këto orë…

Read More