Author: korrektpress

Bad Bunny i çoi fansat në eufori gjatë ceremonisë së çmimeve Grammy 2026, pasi u shfaq me një unazë shkëlqyese që ndezi menjëherë spekulime për fejesë në rrjetet sociale.Megjithatë, sipas TMZ, një burim i afërt me situatën thotë se superylli 31-vjeçar nuk është i fejuar, pavarësisht se përdoruesit e rrjeteve sociale u përqendruan te bizhuteria dhe ngritën dyshime nëse këngëtari i kishte propozuar fshehurazi një partnereje misterioze.Spekulimet shpërthyen pothuajse menjëherë, pasi unaza ishte e dukshme gjatë gjithë mbrëmjes, duke i shtyrë fansat të hedhin teori për një romancë sekrete. Por media raportoi se aksesori nuk kishte asnjë kuptim të fshehtë.Ishte…

Read More

Përfshirja e Miroslav Lajçakut në dosjen Epstein nuk e komprometon procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin ai e ka ndërmjetësuar për pesë vjet. Kështu vlerësojnë zyrtarët evropianë, duke insistuar se lidhjet e Lajcakut nuk kanë pasur ndikim në dialog.“Kur bëhet fjalë për dialogun si të tillë, ai mbetet i paprekur nga zhvillime të tilla. Dialogu është një proces i qëndrueshëm që nga viti 2011, i cili është në pronësi të palëve dhe udhëhiqet nga Përfaqësuesi i Lartë. Gjithashtu, dialogu mbikeqyret vazhdimisht nga shtetet anëtare”, tha Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së.Në dokumentet e publikuara nga Departamenti…

Read More

Prokuroria e Durrësit ka lëshuar dhjetëra masa sigurie pas përfundimit të hetimit lidhur me mbetjet e rrezikshme të nisura nga porti i Durrësit.Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 33 masa sigurie për mbetjet e kompanisë “Kurum” të nisura rreth 1 vit më parë nga porti më i madh në vend, mes të cilëve janë zyrtarë të doganave dhe mjedisit si dhe biznesmenë drejtues të kompanisë.Nga këto, 26 masa janë “arrest me burg”, ndërsa 7 masa janë “arrest shtëpie”.Masat e sigurisëErdal Demir Administratori i “Kurum International” në arrest me burgYusuf Sezai Kurum Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest…

Read More

KF Ballkani përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ka bërë me dije se kanë transferuar mesfushorin e njohur Toni Domgjoni.Domgjoni ka zhvilluar karrierën e tij kryesisht në Zvicër dhe në Kroaci, teksa eksperienca e tij e fundit ka qenë në Malajzi.27-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Selangor teksa te Ballkani tani është transferuar si lojtar i lirë pasi ishte futbollist pa kontratë.Në të kaluarën ai ka luajtur gjithashtu edhe për klube si Koper në Slloveni, Vitesse, Zurich, Slaven Belupo dhe Koprivnica.Te Ballkani ai do të mbajë fanellën me numrin 20 dhe pritet të jetë një armë e fortë në…

Read More

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që nuk shpalli rezultatet përfundimtare për këtë parti.PZAP ka vendosur që të shpallet rezultati përfundimtar për këtë parti dhe kandidatët e saj.Sipas vendimit, PZAP bën të ditur se pas shqyrtimit të shkresave të lëndës si dhe arsyetimit të KQZ-së të përmbajtur në vendimin e ankimuar të datës 31.01.2026, me numër protokolli Nr.01/156/2026, vlerëson se një qëndrim i tillë nuk mund të pranohet si i drejtë dhe i ligjshëm, pasi është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e…

Read More

Karim Benzema ka publikuar një deklaratë në rrjetet sociale pas transferimit të tij kontrovers nga Al Ittihad te Al Hilal, një lëvizje që raportohet se ka shtyrë Cristiano Ronaldon të hyjë në grevë te Al Nassr.Benzema nënshkroi me Al Hilal në ditën e fundit të afatit kalimtar (2 shkurt), pasi kishte regjistruar 54 gola dhe 17 asistime për ish-klubin e tij, Al Ittihad, që nga ardhja nga Real Madridi në vitin 2023.Al Hilal aktualisht kryeson në Superligën e Arabisë, duke qenë vetëm një pikë përpara Al Nassr të Cristiano Ronaldos pas 19 ndeshjesh të luajtura në kampionat.Ardhja e 38-vjeçarit thuhet…

Read More

Gjykata Themelore në Pejë, departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, me gjyqtaren e vetme gjykuese Blerta Kelmendi, ka shpallur aktgjykimin përmes video-lidhjes/video-incizimit, ndaj të pandehurit E.K., për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhja”.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjykata e ka shpallur të pandehurin fajtor për pikat III dhe IV të aktakuzës dhe pas unifikimit të dënimeve e ka dënuar me dënim unik me gjobë 800 (tetëqind) euro dhe dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 4 (katër) muaj, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data…

Read More

Me arkitekturë guximtare, mikpritje të nivelit botëror dhe infrastrukturë të re që po përshpejton zhvillimin e zonës, bregdeti verior i Shqipërisë, i pasur me plazhe, mund të shndërrohet në frontierën e fundit super-prime të pasurive të paluajtshme në Adriatik.Në pikën më të ngushtë të Ngushticës së Korfuzit, distanca mes Shqipërisë dhe njërit prej ishujve më të frekuentuar turistikë të Greqisë është pak më shumë se një milje. Mjaftueshëm afër që, në një mbrëmje të qetë vere, të dëgjohen lehje qensh, zhurma motorësh dhe zëra të paqartë bisedash. Megjithatë, për shumëkënd, Shqipëria mbetet ende një mister.Është një vend që pavarësisht se…

Read More

Dokumentet e reja për Jeffrey Epsteinin, të publikuara nga Ministria e Drejtësisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tregojnë se financieri kishte dëshirë të blinte ndërtesën e ish-ambasadës së Jugosllavisë në New York, e njohur si “Vila e Titos”.Ndër dokumentet e reja, të publikuara disa ditë më parë, gjendet një email që Epstein kishte marrë me 26 fotografi të kësaj vile, si dhe një prerje nga New York Post me titullin “për 50 milionë dollarë mund të bëheni pronar i vilës së fundit nga epoka e artë e Manhatanit”.Më 10 dhjetor 2018, Epstein mori një email nga këshilltari financiar David…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku gjatë qëndrimit atje është takuar me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio.Në këtë takim, Osmani dhe Presidenti Bio diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, me fokus në përfitimet për qytetarët dhe adresimin e sfidave të përbashkëta.Osmani theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për ndërtimin e partneriteteve të forta dhe të qëndrueshme me vende në mbarë botën, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fusha me interes të përbashkët. /Telegrafi/

Read More