Author: korrektpress

Përhapja e shpejtë e inteligjencës artificiale në prodhimin e përmbajtjeve mediatike po krijon sfida të reja për rregullatorët, mediat dhe publikun, veçanërisht në kontekstin e dezinformimit dhe proceseve zgjedhore.Në “Përballje Podcast”, Niman Racaj, ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të Komisioni i Pavarur i Mediave, ka theksuar se inteligjenca artificiale po e transformon rrënjësisht mënyrën e krijimit të përmbajtjes, por nuk e ndryshon parimin themelor të përgjegjësisë editoriale.“Çdo përmbajtje e cila është prodhuar me inteligjencë artificiale duhet të jetë transparente dhe të tregohet qartë që është e tillë, në mënyrë që të mos krijohet konfuzion tek publiku”, ka deklaruar Racaj shkrun…

Read More

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani po merr pjesë në “World Governments Summit”, që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjersa ka folur për vizionin e Kosovës drejt së ardhmes.E para e shtetit theksoi se ekonomia globale po kalon një nga transformimet më të thella ndër breza, ndërsa para rikujtoi se shteti i Kosovës doli nga një luftë gjenociale me vuajtje të mëdha dhe se çdo diskutim mbi rritjen e gjeneratës së ardhshme duhet të nisë me një kuptim të së kaluarës sonë.“Për Kosovën, çdo diskutim mbi rritjen e gjeneratës së ardhshme duhet të nisë me një kuptim të së…

Read More

Klubi anglez, Manchester United mund të përfundojë ende biznesin e transferimeve pavarësisht se afati i dimrit është mbyllur.Afati kalimtar u mbyll të hënën në orën 19:00, me një numër marrëveshjesh të Ligës Premier që u miratuan në minutën e fundit, ndërsa ekipet nxituan të dorëzonin dokumentet e kërkuara.United nuk ishte midis tyre, me skuadrën e Michael Carrick që zgjodhi të mos bënte asnjë transferim në ditën e fundit të afatit kalimtar, pavarësisht se fondet thuhet se u vunë në dispozicion në rast se paraqitej një mundësi.Kishte lidhje me kapitenin e Al Hilal dhe ish-yllin e Wolves, Ruben Neves, i cili…

Read More

Një mace e gjetur si endacake në Missouri u dërgua në kontrollin e kafshëve dhe u skanua për një mikroçip, gjë që zbuloi se ajo ishte një kafshë shtëpiake e zhdukur për 11 muaj.Kontrolli i Kafshëve Raymore tha në mediat sociale se oficerët morën një mace endacake të raportuar nga një qytetar i shqetësuar në Raymore, transmeton Telegrafi.”Njihuni me Harriet; ajo ishte e mikroçipuar dhe kishte qenë e zhdukur për 11 muaj. Për shkak se informacioni i mikroçipit të saj ishte i azhurnuar, ne ishim në gjendje të kontaktonim familjen e saj dhe ta ribashkonim atë me ta”, thuhet në…

Read More

Gjermania prodhoi një numër rekord automjetesh elektrike vitin e kaluar, duke mbajtur vendin e saj si qendra e dytë më e madhe e prodhimit në botë pas Kinës, tha të mërkurën shoqata e industrisë së automobilave VDA.Prodhimi i automjeteve elektrike me bateri u rrit me 15% në 1.22 milion automjete, ndërsa numri i hibrideve plug-in u rrit me 54% në rreth 450,000 automjete, sipas të dhënave, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.Në total, 1.67 milion makina elektrike pasagjerësh u prodhuan në vend, një rritje prej 23%.Kjo e bëri Gjermaninë përsëri vendin e dytë më të rëndësishëm të prodhimit për makinat elektrike në…

Read More

Prezantuesi i njohur amerikan, Jimmy Kimmel, ka bërë shaka në lidhje me dokumentarin e ri për Melania Trump, duke deklaruar se do të rikthehet të drejtojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar vetëm nëse filmi nominohet për çmimin prestigjioz. Kjo deklaratë u bë gjatë emisionit të tij, ku ai komentoi suksesin e filmit që gjatë javës së parë të shfaqjes fitoi 7 milionë dollarë, pavarësisht vlerësimeve të ulëta nga kritikët (6 për qind në Rotten Tomatoes), ndërsa publiku e vlerësoi gati maksimalisht (99 për qind).Kimmel e ironizoi gjithashtu mbështetjen e filmit nga ish-sekretarja e shtypit të Trump, Kayleigh McEnany, e…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje administratës amerikane që t’u përgjigjet sulmeve të fundit të Rusisë kundër Ukrainës dhe infrastrukturës civile të energjisë së vendit, duke thënë se Kremlini nuk e respektoi “armëpushimin energjetik” të iniciuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.”Ne presim reagimin e Amerikës ndaj sulmeve ruse. Ishte propozimi i SHBA-së – të ndalohen sulmet ndaj energjisë gjatë diplomacisë dhe motit të ashpër të dimrit”, tha Zelensky në fjalimin e tij të së martës në mbrëmje.”Presidenti i Shteteve të Bashkuara e bëri kërkesën personalisht. Rusia u përgjigj me një numër rekord raketash balistike”, shtoi ai, transmeotn…

Read More

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuarit me inicialet F.M., V.M. dhe A.D. janë duke u hetuar për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me veprat penale “Mashtrimi” dhe “Hyrja në sistemet kompjuterike”, sipas nenit 327, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Hetimet, të cilat po zhvillohen në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë edhe elemente ndërkombëtare.”Sipas dyshimeve, të pandehurit që nga viti 2021 e tutje, në bashkëkryerje me persona të tjerë, janë paraqitur rrejshëm si…

Read More

Ky vit i ri e gjeti çerdhen “Ardhmëria Jonë” në Ferizaj me hapësira të reja, të dedikuara për fëmijët. JUMBO, në bashkëpunim me Fondacionin Mane dhanë një kontribut domethënës për komunitetin lokal në Ferizaj, duke ndërtuar një hapësirë të re lojërash, më të sigurtë dhe funksional.Projekti përfshin rinovimin e këndeve të lojës me lodra interaktive, shtëpiza edukative, hapësira për lojë kreative dhe elemente që nxisin zhvillimin motorik dhe social të fëmijëve. Projekti synon përmirësimin e kushteve për edukimin dhe zhvillimin e hershëm të më shumë se 300 fëmijëve.Adelina Sylejmani, përfaqësuese e Jumbo thotë:“Përmes projekteve të përgjegjësisë sociale, në bashkëpunim me…

Read More

Komunat e Kosovës kanë nisur vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet që goditën vendin në fillim të vitit 2026. Edhe pse nuk disponojnë kapacitete buxhetore për të përballuar plotësisht kompensimin e dëmeve, komunat kanë filluar të bëjnë vlerësimet në terren.Telegrafi raportoi më parë për problematikën e kompensimit të dëmeve nga vërshimet, ku Malisheva, Rahoveci dhe Drenasi theksuan se që nga viti 2016 dëmet nuk janë paguar plotësisht.Sipas të dhënave të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Peja prinë me numrin më të madh të kërkesave për kompensim nga qytetarët dhe bizneset, me gjithsej 420 aplikime. Pa fond emergjent dhe…

Read More