Author: korrektpress

Policia e Kosovës ka njoftuar për një person të humbur në Drenas.Rasti është raportuar më 6 shkurt. “Drenas 05.02.2026 – 12:00. Më 06.02.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend-ndodhjen e saj”, thuhet në raport.Policia po heton rastin. /Telegrafi/

Read More

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për heqjen e masës së pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku.Vendimi u mor me votim të barabartë 4 me 4. Kundër kërkesës së Ramës votuan gjyqtarët Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Sandër Beci dhe Asim Vokshi.Në favor të kërkesës së qeverisë votuan gjyqtarët Marjana Semini, Gent Ibrahimi, Sonila Bejtja dhe Fjona Papajorgji, raportorn euronews.alKërkesa e kryeministrit synonte shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së, e cila kishte vendosur pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se nuk do të kërkojë falje edhe pse në llogarinë e tij në rrjetet sociale u publikua – dhe pastaj u fshi – një video me përmbajtje raciste në të cilën Barack dhe Michelle Obama paraqiteshin si majmunë.Ai tha se kishte kërkuar nga stafi që ta publikonte videon, por nuk e kishte parë atë pjesë të fundit që është ofenduese, prandaj refuzoi të kërkojë falje.Videot u postuan gjatë një seri postimesh vonë natën nga llogaria e Trumpit në Truth Social dhe shfaqnin fytyrat e Obamave të montuara në trupat e primatëve në xhungël duke u…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar 14 persona kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues në QKN- Kllokot.Policia njofton se të njëjtit dyshohen për falsifikim të rezultatit të votimi. “Kllokot 29.12.2025. Me dyshimin e bazuar për falsifikim të rezultateve të votimit, më 06.02.2026 janë arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarve 14 persona kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues në QKN- Kllokot”, thuhet në raport.Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar. /Telegrafi/

Read More

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot (e shtunë) me xhiron e 19-të apo javën e parë të edicionit pranveror të garave, ku secila ndeshje vlen më shumë se tjetra.Pas rreth një muaji i gjysmë pushim, futbolli i Kosovës rikthehet sot me tri ndeshje gjatë ditës së sotme, ndeshje të cilat fillojnë në të njëjtin orar, nga ora 13:00. Në ndeshjen e parë, Dukagjini e pret Prishtinën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, në një takim ku vendasit synojnë të shfrytëzojnë terrenin e tyre për ta nisur pranverën më fitore, ndërsa kryeqytetasit gjithashtu kërkojnë fitore për kreun e tabelës.Po në…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit të rëndë trupor në Prishtinë.Rasti ka ndodhur të premten, në ora 20:38. “Viktima mashkull kosovar, është duke marrë tretman mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar fizikisht me thikë, nga person-a të dyshuar të paidentifikuar të cilët gjenden në arrati”, thuhet në raport.Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Read More

Alba Pollozhani, një nga banoret më të diskutuara të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka vendosur të largohet nga shtëpia më e famshme në Kosovë.Lajmi u konfirmua përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen e formatit në Facebook, duke surprizuar ndjekësit e spektaklit.Vendimi i Albës vjen pas një Prime të tensionuar, ku ajo u përfshi në një debat të ashpër me Labinotin.Gjatë diskutimit, situata eskaloi ndjeshëm, ndërsa Alba shprehu pakënaqësitë e saj ndaj produksionit. Ajo deklaroi se materialet video ishin montuar në mënyrë që ta paraqisnin në një dritë negative dhe se publikut nuk i ishte…

Read More

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura, por nuk do të mungojnë dhe alternime të herëpashershme kthjellimi.Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonën qendrore reshje shiu me intensitet mesatar.Gjatë ditës reshjet do të mbeten prezentë të herëpashershëm me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe qendër reshje shiu me intensitet lokalisht deri mesatar…

Read More

Në luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës pothuajse katër vite më parë, në fushëbetejë kanë humbur jetën të paktën 173.477 ushtarë rusë. Këtë informacion e ka publikuar shërbimi rus i BBC-së, i cili në bashkëpunim me portalin e pavarur Mediazona ka analizuar burime publike dhe ka identifikuar të rënët.Mediat theksojnë se humbjet reale ka shumë gjasa të jenë dukshëm më të mëdha sesa ato që mund të përcaktohen nga burime të hapura.Ekspertët ushtarakë sugjerojnë se analiza e varrezave ruse, memorialeve të luftës dhe nekrologjive mund të mbulojë vetëm rreth 45 deri në 65 për qind të numrit real të viktimave.…

Read More