Author: korrektpress

Një 35-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi dyshohet se, në periudhën dhjetor 2025 – shkurt 2026, ka përvetësuar në mënyrë të paautorizuar 2.783.867 denarë nga arka e një pike shitjeje në Bit Pazar, ku ishte i punësuar si menaxher. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihen kallëzime penale për përvetësim dhe vjedhje.“Më 06.02.2026, rreth orës 17:20 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.V. (35) nga Shkupi, duke vepruar sipas një kallëzimi të mëparshëm të datës 04.02.2026, se në periudhën nga 18.12.2025 deri më 04.02.2026, në një pikë shitjeje në zonën e…

Read More

KB Sigal Prishtina ka zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin malazez Dusan Dubljevic, i cili nga tani merr drejtimin e ekipit të parë, në një moment të rëndësishëm për klubin pas ndryshimeve të thella në strukturën drejtuese.Emërimi i Dubljevic vjen si pjesë e një strategjie të qartë për rikthimin e stabilitetit, organizimit dhe disiplinës në skuadër, me fokus të veçantë në ndërtimin e një mentaliteti fitues që historikisht e ka karakterizuar Sigal Prishtinën.Trajneri i ri sjell me vete përvojë të gjerë ndërkombëtare, duke udhëhequr skuadra si KK Sutjeska Niksic dhe KK Teodo Tivat, si dhe duke pasur paraqitje të rëndësishme në garat…

Read More

Ferizaj dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.Ferizajasit janë nikoqir të gjilanasve në ndeshjen e parë të sezonit pranveror, e cila pritet të luhet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 13:00. Ekipi i Nevil Dedes vjen në këtë me aromën e fitores në ndeshjen e fundit të vjeshtës dhe synon ta nis me rezultat pozitiv edhe edicionin pranveror.Në anën tjetër, ekipi i Zekirija Ramadanit gjithashtu ka fituar pas tri barazimeve dhe do vetëm fitore për t’i qëndruar pranë Ballkanit në vendin e parë.Trajnerët…

Read More

Pas rreth një muajsh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, të riut që ra në lumë së bashku me shokun e tij më 10 janar.Trupi i 30-vjeçarit u gjet në afërsi të fshatit Urakë, gjatë patrullimit me gomone të forcave të ushtrisë, raporton Top channel.Ngjarja ka ndodhur më 10 janar rreth orës 01:30, ku konkretisht automjeti që drejtonte 24-vjeçari, Andi Losha dhe ku ishte pasagjer Jurgen Karaj, 30 vjeç ra në përrua. Arrestohet shoferi, ra në përrua me veturë dhe nuk ndihmoi pasagjerin i cili është zhdukur Sipas policisë Losha u largua nga vendngjarja pa lajmëruar policinë…

Read More

Edhe pse të dhënat epidemiologjike tregojnë për një rënie të numrit të rasteve të reja, gripi sezonal vazhdon të ketë pasoja serioze për kategoritë më të prekshme. Instituti i Shëndetit Publik raporton se është regjistruar një tjetër viktimë, duke e çuar numrin e vdekjeve që nga fillimi i sezonit në katër.Vdekja e fundit është një burrë 62-vjeçar nga Tetova, i cili ishte shtruar në Departamentin e Sëmundjeve Infektive të Spitalit Klinik në qytet për shkak të një pasqyre të rëndë klinike. Laboratori i pacientit konfirmoi Influencën A, dhe gjendja e tij u përkeqësua më tej për shkak të sëmundjeve kronike…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se SHBA-ja i ka dhënë Ukrainës dhe Rusisë një afat deri në qershor për të arritur një marrëveshje paqeje që do t’i japë fund luftës.Në rast se afati nuk respektohet, administrata e SHBA-së pritet të ushtrojë presion mbi të dyja palët për të arritur një marrëveshje, shkruan cnn.“Amerikanët po i inkurajojnë palët që t’i japin fund konflikteve deri në fillim të kësaj vere dhe është shumë e mundshme që ata do të bëjnë presion për t’i ndjekur këtë plan”, tha Zelensky. Analizë e re e luftës në Ukrainë – humbjet ruse janë shumë më të…

Read More

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë.Distria i ka nisur mirë garat në Paris, duke fituar fillimisht përballjen e parë në xhiron e dytë ndaj francezes Alicia Marques. Kjo fitore e dërgoi pejanen në çerekfinale, ku edhe atu fitoi, edhe pse me vështirësi ndaj brazilianes Larissa Pimenta për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale. Në anën tjetër, Fationa Kasapi u ndal pas dy fitoreve, duke u mposhtur në çerekfinale nga gjermania Mascha Ballhaus.Kasapi në xhiron e parë e mposhti francezen Blandine Pont, në xhiron e dytë hungarezen Roza Gyertyas,…

Read More

Drenica dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.Drenicasit janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen e parë të pranverës, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Liman Gegaj në Malishevë, me fillim nga ora 13:00.Ekipi i Thomas Brdaric synon ta nis edicionin pranveror me fitore për të ikur fundit të tabelës dhe për të nisur misionin e mbijetesës. Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës gjithashtu synon tri pikë nga kjo ndeshje, pasi vjen nga tri humbje dhe një barazim nga ndeshjet e fundit të vjeshtës. Trajnerët…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit në Loxhë të Pejës, ku si pasojë një person ka ndërruar jetë.Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot rreth orës 07:50 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Loxhë të Pejës, ku të përfshira janë dy vetura dhe si pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale janë lënduar edhe dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se njëra nga të aksidentuarit nuk ka…

Read More

Dukagjini dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.Klinasit janë nikoqir të prishtinasve në ndeshjen e parë të sezonit pranveror, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”, me fillim nga ora 13:00. Ekipi i Ndue Përgjokajt synon ta nis pranverën me fitore, pas tri barazimeve radhazi në ndeshjet e fundit të vjeshtës.Në anën tjetër, ekipi i Afrim Tovërlanit vjen nga një humbje prej Dritës dhe një forme të përzier në fund të vjeshtës, kështu që synon ta nis me fitore për të vulosur kandidaturën për…

Read More