Author: korrektpress

Do të kërkohet përgjegjësi ligjore dhe institucionale nga Ministri i Drejtësisë nëse institucionet kompetente konstatojnë shkelje të ligjit lidhur me moslejimin e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, tha zv. kryeministri Arben Fetai nëpërmjet një postimi në Facebook.Ai ka bërë të ditur se, në kuadër të procedurave qeveritare dhe institucionale, Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve dhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve janë duke shqyrtuar nëse Ministria e Drejtësisë ka vepruar në kundërshtim me ligjin.”Refuzimi i Ministrisë së Drejtësisë për të lejuar zhvillimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe përbën një vendim arbitrar, juridikisht të pambështetur dhe…

Read More

Një zyrtar i Koresë së Jugut, i cili sugjeroi që vendi të “importojë gra të reja” nga “Vietnami ose Shri Lanka” për të rritur shkallën e lindjeve, është përjashtuar nga partia e tij.Kim Hee-soo, kreu i Qarkut jugor Jindo, tha se gruaja mund të martohet me “burra të rinj në zonat rurale” gjatë një takimi bashkiak javën e kaluar, transmeton Telegrafi.Sugjerimi vjen ndërsa Koreja e Jugut vazhdon të përballet me shkallën më të ulët të lindjeve në botë, e cila mund të çojë në gjysmën e popullsisë prej 50 milionë banorësh të vendit në 60 vjet.Por deklarata e Kim, e…

Read More

Manchester City arriti një fitore të rrallë në Ligën Premier në Anfield më 8 shkurt, duke mposhtur Liverpoolin 2-1.Kjo fitore ka ngushtuar avantazhin e Arsenalit në krye të tabelës në vetëm gjashtë pikë. Kjo ishte vetëm fitorja e dytë e Pep Guardiolës në Anfield që kur mori drejtimin e Cityt rreth një dekadë më parë.Erling Haaland theksoi rëndësinë e kësaj fitoreje, por shtoi se ekipi duhet të mbajë fokusin te ndeshjet e ardhshme. “E dimë më parë se garën për titull nuk e fiton derisa të përfundojë. Për momentin, duhet të përqendrohem te ndeshja me Fulhamin të mërkurën, sepse ka…

Read More

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi.Në qafën Malore Pletvar për shkak të dendësisë së mjegullave është ulur dukshmëria në 50 metra.”Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Read More

Një zarf i kuq është futur në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.Siç thuhet zarfi është për Elijona Binakajn dhe duket se ka të bëj me një informacion nga jashtë.Kjo pasi pas rrëfimit për jetën pati një reagim nga daja e saj, duke dhënë një version tjetër të ngjarjes. Foto: InstagramËshtë aluduar se mund të jetë daja i saj, ndonëse mbetet për t’u parë gjatë spektaklit.Banorët brenda nuk janë në dijeni se për kë është dhe kanë filluar menjëherë me aludime.Pritet të shihet edhe reagimi i Elijonës dhe se çfarë do të thotë në lidhje me ngjarjen.Sonte…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot më 09.02.2026 ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.Haradinaj ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend dhe në rajon.Ai ka thënë se Osmanit ia ka shprehur vlerësimin për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, me ftesë të presidentit amerikan Donald J. Trump. Abdixhiku i jep mbështetje Osmanit për Bordin e Paqes “Çdo partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në çdo iniciativë ku jemi krah njëri-tjetrit, është i rëndësisë së veçantë për Kosovën”,…

Read More

Kosova është bërë një qendër e rëndësishme e aviacionit në rajon dhe një destinacion strategjik turistik.Sipas raportit më të fundit të ACI Europe, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës renditet i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e numrit të pasagjerëve, duke u pozicionuar mes aeroporteve me zhvillimin më të shpejtë në kontinent.Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, i vetmi aeroport ndërkombëtar në Kosovë, ka shënuar një rritje prej 12,7 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm.Ky rezultat pasqyron rritjen e qëndrueshme të kërkesës për udhëtime ajrore, zgjerimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe forcimin e rolit të Prishtinës si…

Read More

Gjatë takimit, zv. kryeministri i parë Bekim Sali zhvilloi një bisedë konstruktive me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani, ku u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.”Në fokus të veçantë të bisedës ishte projekti One Stop Shop, i cili përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave, si dhe rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.Të dy palët vlerësuan pozitivisht implementimin e këtij projekti, duke theksuar rëndësinë e tij për zhvillimin rajonal dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët”,…

Read More

Ismet Munishi do të drejtojë Lirinë në pjesën e mbetur të kampionatit, pas largimit të Liridon Lecit.Trajneri i njohur kishte arritur një ditë më parë marrëveshje me klubin, i cili këtë sezon ka synim rikthimin në Superligën e Kosovës.Klubi i Lirisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka konfirmuar afrimin e Munishit, duke i uruar mirëseardhje. “FC Liria mirëpret trajnerin e ri të ekipit të parë. Munishi është një nga emrat më të njohur të futbollit kosovar”, shkruan klubi në njoftim.Munishi ka drejtuar shumë klube gjatë karrierës së tij, përfshirë Vushtrrinë, Vëllaznimin dhe Feronikelin ’74, të cilat janë rivalë të…

Read More

Të gjithë qytetarët francezë 29-vjeçarë duhet të inkurajohen nga qeveria e tyre që të kenë fëmijë ndërsa janë ende në gjendje.Zyrtarët e shëndetësisë thonë se qëllimi është të shmangen përballjet e këtyre burrave dhe grave me probleme të fertilitetit më vonë dhe të mendojnë “sikur ta dija”, transmeton Telegrafi.Strategjia është një pjesë e një plani prej 16 pikash për të rritur shkallën e fertilitetit në Francë, një nga shumë vende perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, ku shifrat po bien.Trendi po krijon ankth se si qeveritë do të jenë në gjendje të financojnë pensionet dhe kujdesin shëndetësor për popullatat në plakje,…

Read More