Author: korrektpress

Firma turke e mbrojtjes Roketsan të mërkurën zbuloi municionin e saj të ri me shpejtësi të lartë dhe shumëfunksional Eren për herë të parë në Panairin Botëror të Mbrojtjes (WDS) 2026 në kryeqytetin saudit Riad.Prodhuesi kryesor i municioneve, raketave dhe sistemeve raketore të Turqisë mori pjesë në ekspozitën nga 8 deri në 12 shkurt me një portofol të gjerë produktesh.Dhe i zhvilluar nga koncepti në produkt operativ në më pak se një vit, municioni i ri vendas Eren u testua në mjetin ajror luftarak pa pilot shumëfunksional Bayraktar Akinci, tha kompania, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Siç është thënë më…

Read More

Nga: Yuval Noah HarariA e keni vënë re ndonjëherë se diçka thellësisht e gabuar po ndodh rrotull nesh?Nuk e kam fjalën për luftërat, krizat ekonomike apo ndryshimet klimatike. E kam fjalën për diçka më delikate, më të përhapur, diçka që po ndodh brenda nesh dhe tek njerëzit që duam. Është ajo ndjesia që, pavarësisht se jemi më të lidhur se kurrë, më të informuar se çdo brez para nesh, më të lirë për të zgjedhur rrugët tona, diçka thelbësore po na shteron ngadalë vetë jetën. Sikur po e shohim shoqërinë tonë të vdesë së brendshmi, qelizë pas qelize, marrëdhënie pas…

Read More

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve aleate do të mblidhen më 12 shkurt 2026 në selinë e NATO-s në Bruksel, në kuadër të takimit të radhës ministror. Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.Në fokus të diskutimeve pritet të jenë mbështetja për Ukrainën, forcimi i mbrojtjes së krahut lindor të Aleancës, si dhe zbatimi i angazhimeve për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Në Samitin e NATO-s 2025, vendet aleate u angazhuan që deri në vitin 2035 të investojnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) çdo vit në mbrojtje dhe siguri. “Më 12 shkurt, Ministrat e…

Read More

Qyteti i Richmond në Virxhinia ka lëshuar mbi 102,000 gjoba për tejkalim shpejtësie në zona shkollore gjatë vitit të kaluar.Dhe me këto gjoba thuhet se janë siguruar rreth 6.4 milionë dollarë të ardhura (rreth 5.9 milionë euro). Gjobat thuhet se u vendosën përmes kamerave të shpejtësisë, të cilat funksionojnë vetëm gjatë orëve të ardhjes dhe largimit nga shkolla. Megjithatë, më shumë se 3 milionë dollarë nga këto gjoba mbeten ende të papaguara. Në të ardhmen, autoritetet planifikojnë të zhvendosin disa kamera në zona që konsiderohen me rrezik më të lartë trafiku. Paralelisht, qyteti po teston edhe kamera për “shkelje të…

Read More

Japonia po përgatitet të bashkohet me iniciativën PURL të NATO-s për të mbështetur Ukrainën, duke përdorur fonde ekskluzivisht për pajisje mbrojtëse jo-vdekjeprurëse të prodhuara në SHBA, raportoi transmetuesi publik japonez NHK, duke cituar burime brenda aleancës.Disa zyrtarë të NATO-s i thanë NHK-së se Tokio pritet të njoftojë zyrtarisht pjesëmarrjen e saj në PURL në javët e ardhshme, transmeton Telegrafi. Sipas planit, Japonia do të financojë blerjet e pajisjeve jo-vdekjeprurëse për Ukrainën – me shumë mundësi duke përfshirë sisteme radarësh dhe jelekë mbrojtës – ndërsa vazhdon të shmangë financimin e drejtpërdrejtë të armëve vdekjeprurëse.Japonia tashmë ka njoftuar disa shtete anëtare të…

Read More

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK), ka njoftuar se edhe pse paga minimale prej 425 euro bruto, e cila hyri në fuqi më 1 janar 2026 sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, në shumë raste nuk po respektohet.Sipas FSPTSPK-së, shumica e punëtorëve teknikë në institucione publike përmes kompanive private kanë marrë rritje pagash, por në disa raste ka kompani që ende nuk kanë kryer pagesën për muajin Janar dhe për këto raste ende nuk kemi informata të plota se sa po zbatohet ky vendim. “Ekzistojnë raste konkrete, si në Shkollën e Mesme Teknike dhe Gjimnazi…

Read More

Pas largimit të Trent Alexander-Arnold verën e kaluar, Curtis Jones është lojtari që ka shërbyer më gjatë te Liverpool FC. 25-vjeçari ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Anfield, duke u rritur dhe zhvilluar si lojtar i Kombëtares Angleze. Megjithatë, mesfushori mund të jetë i interesuar për një aventurë të re verën e ardhshme, sipas Teamtalk.Interi ka treguar interes që gjatë dimrit dhe kjo ka bërë që Jones të rishqyrtojë të ardhmen e tij, pasi Liverpooli nuk do të pengonte largimin e tij. Nën drejtimin e Arne Slot, Jones nuk është titullar i rregullt, duke u rrotulluar mes formacionit…

Read More

Gold AG ka reaguar pas lajmit që tronditi vendin ditën e djeshme (e hënë), ku një arsimtar në Shkollën e Mesme të Ulët “Pavarësia” në Prishtinë sulmoi fizikisht një nxënës.Sipas asaj që u raportua, mësimdhënësi është provokuar fizikisht dhe verbalisht nga nxënësi në fjalë duke përdorur metoda të ulta ndaj tij.Nxënësi 15 vjeçar dyshohet se kishte plan të përgatitur me një grup shokësh, të cilët i qëndronin prapa për të incizuar në të vetmen sallë ku nuk kishte kamera.Me anë të një shkrimi të gjatë të ndarë në Facebook, artisti ka bërë krahasime duke vënë theksin te figura e mësuesit.Postimi…

Read More

Prokurorja e Zyrës së Prokurorit Special (ZPS), Kimberly West, në deklaratën e saj përmbyllëse para trupit gjykues, theksoi përmasat dhe rëndësinë e procesit gjyqësor që ka zgjatur më shumë se 140 ditë.Sipas saj, gjatë këtij procesi janë aprovuar mbi 5 mijë prova materiale, ndërsa dëshminë e kanë dhënë më shumë se 130 dëshmitarë, përcjell Telegrafi.“Ka qenë privilegj për mua të takoj njerëzit që kanë qenë të përfshirë në këto ngjarje – njerëz që kanë jetuar për më shumë se 20 vite me pasojat e krimeve”, deklaroi West.Ajo theksoi se Zyra e Prokurorit Special ka punuar pa ndërprerje për t’u siguruar…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se Komisioni i Venecias ka dhënë mendim negativ për përdorimin e gjuhës shqipe në dhënien e provimit të jurisprudencës.Mirëpo Mickoski tha se ka vullnet politik që kjo çështje të zgjidhet dhe të bëjnë një ligj për këtë.“Kushtetuta është e qartë dhe precize. Kushtetuta thotë se gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe në përdorim ndërkombëtar është gjuha maqedonase, por gjithashtu, me përshkrimin më poshtë, ashtu thotë neni, gjuhë zyrtare në këtë rast është edhe shqipja, respektivsht bashkësia që është më tepër se 20%. Në këtë rast është gjuha shqipe. Dhe në një pjesë të…

Read More