- Moti në Shqipëri, reshje të dobëta shiu
- Gjenerali rus sulmon ashpër Putinin: Rusia mund të zhduket
- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
- Lisa Kudrow zbulon një anë të errët nga prapaskenat e serialit “Friends”
- Lisa Kudrow zbulon një anë të errët nga prapaskenat e serialit “Friends”
- Brenda ‘qytetit fantastiko-shkencor të Japonisë ku robotët ndajnë rrugët me njerëzit’
- Brenda ‘qytetit fantastiko-shkencor të Japonisë ku robotët ndajnë rrugët me njerëzit’
Author: korrektpress
Kryediplomati amerikan, Marco Rubio, do të udhëtojë për në Gjermani më vonë gjatë javës dhe do të udhëheqë një delegacion të nivelit të lartë në Konferencën për Siguri të Munihut, para se të niset drejt Sllovakisë dhe Hungarisë.Konferenca e 62-të e Munihut do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt, ku do të marrin pjesë qindra udhëheqës botërorë, përfshirë edhe nga Kosova. Në Munih do të jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.Edhe Serbia do të ketë përfaqësues në Konferencë, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, kryediplomatin Marko…
Në seancën e 84-t të Kuvendit të RMV-së, u miratua Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin e Veçantë për persona të dënuar për keqpërdorim seksual të të miturve dhe pedofili.Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.“Ky ndryshim ligjor synon të forcojë mbrojtjen e fëmijëve dhe të përmirësojë mekanizmat e kontrollit për personat e dënuar për keqpërdorim seksual. Me këtë hap, tregojmë angazhimin tonë për një shoqëri më të sigurt dhe për drejtësi për viktimat e këtyre krimeve”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Donald Trump ka thirrur policinë në Palm Beach të Floridës pak kohë pasi në mesin e viteve 2000 ishte nisur një hetim ndaj Jeffrey Epsteinit, për t’u shprehur mirënjohje, zbulon një dokument i ri. “Faleminderit Zotit që po e ndaloni”, tha atëherë Trump, sipas dokumentit, duke shtuar se “të gjithë e dinin që ai po e bënte këtë”, shkruan CNN.Dokumenti, që është një shënim i shkruar i bisedës së FBI-së me ish-shefin e policisë së Palm Beachut, ka të ngjarë të ngrejë pyetje të mëtejshme rreth asaj se çfarë dhe kur saktësisht Trump e ka ditur për Epsteinin dhe krimet…
Ish-trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, pritet të bëhet drejtuesi i një klubi të madh evropian para sezonit 2026/27.Edhe pse erdhi te ‘Old Trafford’ me një reputacion të shkëlqyer, pas dy titujve të ligës portugeze me Sporting Lisbonën gjatë kohës së tij në Lisbonë, periudha 14-mujore e Amorimit në krye të United nuk shkoi ashtu siç ai do të kishte dëshiruar.41-vjeçari drejtoi Manchester United në 63 ndeshje, me 25 fitore, 15 barazime dhe 23 humbje, para se të shkarkohej nga klubi më 6 janar. Pas tij, Michael Carrick mori drejtimin e ekipit.Megjithatë, 41-vjeçari pritet të ruajë ambiciet për një karrierë…
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, njoftoi se pas konsultimeve me partitë politike për seancën konstituive që do të mbahet nesër, është arritur konsensus i plotë mes të gjitha subjekteve.Basha bëri me dije se, sipas kërkesës së PDK-së, seanca nuk do të mbahet në orën 12:00, por në orën 17:00, për shkak të zhvillimeve në Hagë ku po mbahet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.“Data e seancës mbetet e njëjtë, por ora ka ndryshuar për shkak të rrethanave të nesërme. Kërkesa erdhi nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, dhe të gjitha partitë janë pajtuar që seanca të nisë në orën 17:00”, tha…
Atletja amerikane Annika Malacinski nuk do të ketë mundësinë të garojë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, pavarësisht përgatitjeve shumëvjeçare. Arsyeja është tronditëse: gratë nuk lejohen të garojnë në sportin që ajo ushtron.Malacinski merret me kombinimin nordik, një nga sportet më të vjetra olimpike, i cili ishte pjesë e programit që në Lojërat Olimpike Dimërore të para më 1924 në Chamonix. Ky sport kombinon kërcimin me ski dhe skijimin në terren të hapur.Megjithatë, prej më shumë se një shekulli, garat e grave në kombinimin nordik nuk janë përfshirë në Lojërat Olimpike, dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) nuk ka ndryshuar qëndrim…
Qyteti sicilian i Niscemit ndodhet sot fjalë për fjalë në buzë të një shkëmbi, pasi shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë zonën ditët e fundit kanë shkaktuar një rrëshqitje masive dheu. Kjo fatkeqësi natyrore ka vënë në rrezik të drejtpërdrejtë shembjen e qindra banesave dhe ka krijuar frikë të madhe te banorët lokalë.Veçanërisht e rrezikuar është qendra historike e qytetit, e cila përfshin rreth 880 ndërtesa, disa prej tyre me vlerë të jashtëzakonshme kulturore dhe historike, që datojnë që nga shekulli XVII. Autoritetet paralajmërojnë se lëvizjet e tokës vazhdojnë dhe se çdo reshje e re shiu mund ta përkeqësojë më…
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ndahen 14 bursa studimi për studentët nga kjo komunë për studime në Kampusin Evropian të Universitetit të York-ut në Selanik, për vitin akademik 2026/2027.Sipas njoftimit të tij, shtatë bursa do të mbulohen plotësisht nga Komuna e Vushtrrisë dhe Universiteti, ndërsa shtatë të tjera do të financohen në masën 50 për qind nga Universiteti dhe 50 për qind nga vet studenti.“Edhe këtë vit, studentët e Vushtrrisë kanë mundësinë të studiojnë në Kampusin Evropian të Universitetit të York-ut në Selanik, ku do të ndahen 14…
Ndryshimet e shpeshta të terapisë pa sqarim mjekësor, dhënia e ilaçeve të cilat anulojnë njëra-tjetrën dhe aplikimi i kimioterapisë në fazën terminale, e cila në vend që të ndihmonte, shkurtoi jetën e pacientëve, janë disa nga përfundimet e paraqitura sot nga ekspertja Maja Ravnik nga Fakulteti i Mjekësisë në Maribor, Slloveni, në seancën gjyqësore për rastin “Onkologjia”, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup.Ekspertiza u përgatit bazuar në një analizë të 51-të të dokumentacionit mjekësor nga mjekimi i pacientëve në Klinikën e Onkologjisë.Duke iu përgjigjur pyetjeve nga Prokuroria, Ravnik tha se një sërë lëshimesh sistemike në mjekim, duke potencuar se pavarësisht…
Shtesa më e fundit në serinë F të Samsung është tani zyrtare me Galaxy F70e.Pajisja e re ndan specifikimet kryesore me Galaxy A07, por zgjedh një pjesë të pasme të ridizajnuar me një shtresë lëkure artificiale dhe vjen me një çmim fillestar më të ulët, transmeton Telegrafi.Galaxy F70e është ndërtuar rreth një ekrani LCD IPS 6.7 inç me rezolucion HD+ dhe një shpejtësi rifreskimi 120Hz. Paneli vlerësohet me shkëlqim maksimal prej 800 nits dhe përmban një kamerë selfie 8MP.Rreth pjesës së pasme, Galaxy F70e përmban një kamerë kryesore 50MP me aperturë f/1.8 së bashku me një sensor thellësie 2MP dhe…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari