Author: korrektpress

Bad Bunny dha një nga performancat më spektakolare dhe më të komentuarat në historinë e Super Bowl 2026, duke hyrë njëkohësisht si artisti i parë që realizoi të gjithë shfaqjen në gjuhën spanjolle në Apple Music Super Bowl Halftime Show.Sipas regjisorit të programit, Hamish Hamilton, ky ishte një nga projektet më sfiduese dhe me angazhimin më të madh ekipor në të cilin ai ka marrë pjesë ndonjëherë. Ai zbuloi se Bad Bunny ishte i vendosur t’i realizonte akrobacitë sipas kushteve të tij, duke refuzuar madje edhe përdorimin e rripit të sigurisë. Foto: ReutersGjatë performancës, artisti porto-rikan u ngjit në një…

Read More

Kupa e Kosovës vazhdon të luhet edhe ditën e sotme me dy ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar në kuadër të 1/8 së finales. Luhet në Klinë dhe në Prishtinë me dy ndeshje që janë mjaftë interesante. Dukagjini para adhuruesve të vet pret Prishtinën e Re me fillim nga ora 13:00, me dy skuadrat që kërkojnë kalimin tutje. E në kryeqytet nga ora 18:00 luhet sfida kryesore e këtij rrethi, ku Prishtina dhe Ballkani janë përballë njëra tjetrës. Të dyja skuadrat duan fitorendhe na pret një ndeshje spektakolare në Fadil Vokrri. Kupa e Kosovës do të vazhdoj edhe…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Bajnicë të Kaçanikut, ku një burrë 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një bunar që ndodhej në oborrin e shkollës së fshatit.Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai bëri të ditur se rasti është raportuar në orët e mbrëmjes, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipet e zjarrfikësve dhe shërbimet emergjente.Sipas Veselit, rreth orës 22:30, pas angazhimit të ekipeve të zjarrfikësve dhe vullnetarëve, është arritur të nxirret trupi i viktimës nga bunari dhe…

Read More

Numri i trupave britanike në Norvegji do të dyfishohet gjatë tre viteve të ardhshme, si pjesë e përpjekjeve për të luftuar kërcënimet ruse në Veriun e Epërm.Sekretari i Mbrojtjes, John Healey tha se numri i personelit të forcave të armatosura të stacionuara në kombin Arktik do të rritet nga rreth 1,000 në 2,000, transmeton Telegrafi.Angazhimi vjen pas shqetësimit në rritje midis aleatëve të NATO-s në lidhje me aktivitetet e Rusisë në Arktik, duke përfshirë rihapjen e bazave të vjetra të Luftës së Ftohtë dhe një prani ushtarake në rritje në rajon.”Kërkesat për mbrojtje po rriten dhe Rusia përbën kërcënimin më…

Read More

Menaxheri i Qendrës së Skijimit në Brezovicë, Ardian Grazhda ka folur lidhur me tërmetin që goditi mbrëmë Kosovën, për çka tha se situata është nën kontroll.Ai tha se për shkak që në një hotel atje ishin rreth 130 nxënës, përgjegjësia dhe frika ishte më e madhe.Në Klan Kosova, ai tha se të gjithë janë mirë dhe për fat të mirë, në vendin e ngjarjes kanë qëlluar edhe FSK.“Mirë jemi, shyqyr Zotit gjithçka në rregull. Mbrëmë na ndodhi diçka, i kemi pasur 130 nxënës, dhe është FSK me shërbim këtu. Janë angazhuar të gjithë, i kemi nxjerr nxënësit jashtë. Tërë natën…

Read More

Roberto De Zerbi thuhet se ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij si trajner i Olympique Marseille, konfirmim i cili erdhi edhe nga klubi francez.Presioni mbi trajnerin italian kishte qenë i shtuar pas një sezoni të dobët 2025/26, me humbjen 5-0 kundër PSG-së që rezultoi të ishte gozhda e tij e fundit në arkivol.Marseille u eliminua gjithashtu nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe humbi finalen e Trophee des Champions kundër PSG-së me anë të penalltive muajin e kaluar.Ata gjithashtu dështuan të luftonin për titull në Ligue 1, duke u renditur në vendin e katërt, 12 pikë larg…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar mbrëmjen e djeshme pas mbarimit të protestës së opozitës se në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, janë paraqitur 21 persona të lënduar.Sipas ministrisë, 19 prej tyre ishin efektivë të Policisë së Shtetit, deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, dhe një qytetar.Njoftimi i Ministrisë:“Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë paraqitur 10 efektivë policie, deputeti B.N dhe një qytetar. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore sipas protokolleve respektive, të pritur nga ekipi mjekësor multidisiplinar.Pas trajtimit, 9 efektivë janë larguar nga spitali, sipas këshillave të mjekut dhe një prej…

Read More

Sulmi i së martës në Tumbler Ridge, është një nga ngjarjet më vdekjeprurëse me viktima masive në historinë e kohëve të fundit të Kanadasë.Janë të shtënat më të këqija masive që nga masakra e prillit 2020 e një personi të armatosur në Portapique, Nova Scotia, transmeton Telegrafi.Gjithashtu janë të shtënat më të këqija në shkollë që nga dhjetori 1989, kur një person i armatosur vrau 14 nxënëse në Ecole Polytechnique në Montreal.Ndërsa zyrtarët lokalë po mbanin një konferencë për shtyp, zyra e Mark Carney njoftoi se kryeministri do të vononte një udhëtim të planifikuar në Konferencën e Sigurisë në Mynih…

Read More

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, të martën refuzoi të thotë nëse presidenti amerikan, Donald Trump kishte pasur një telefonatë me Departamentin e Policisë së Palm Beach, Florida, në mesin e viteve 2000 lidhur me Jeffrey Epstein.“Faleminderit Zotit që po e ndaloni”, thuhet se ka thënë Trump gjatë telefonatës, sipas një dokumenti të publikuar së fundmi. “Të gjithë e kanë ditur se ai ka qenë duke i bërë këto gjëra”, shtoi ai. CNN: Trumpi ka thirrur policinë për Epsteinin në vitin 2000, zbulohet çfarë u tha atyre Leavitt tha se nuk mund të konfirmonte nëse telefonata kishte…

Read More

Në prag të finales së madhe të Big Brother VIP Kosova 4, tensionet e përplasjet në shtëpi janë bërë më të forta.Ka qenë Labinot Rexha i cili ditëve të fundit ka pasur debate të ashpra me disa nga banorët.E së fundmi pati një situatë të agravuar me Klodian Mihajn e Londrim Mekajn. Foto: InstagramAi i akuzoi ata se e kanë prekur gruan e tij për fëmijën që kinse ka në Serbi.”Ju jeni njerëz egoista. Ju prekni gruan time për fëmijën në Serbi. Marre ju qoftë. A është në rregull fara fara në Serbi’, iu drejtua Labi. Foto: InstagramNdërkaq, kanë mbetur…

Read More