- Trump shkakton debat me foton për riemërtimin e Ngushticës së Hormuzit
- YouTube sjell shërbimin falas Picture-in-Picture për përdoruesit e iPhone jashtë SHBA-së
- Serbia bllokon fondet për shqiptarët e Luginës, Qeveria: Kemi njoftuar BE-në dhe ndërkombëtarët
- McLaren rikthehet fuqishëm – një veturë e re për gara po vjen
- Përkujtohet dëshmori Hazir Berisha në 27-vjetorin e rënies: Shembull i urtësisë dhe i sakrificës për liri
- Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë
- Mo Salah shokon me klubin e ri, nis negociatat me gjigantin turk
- Dështon zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së në raundin e parë
Author: korrektpress
Është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1 derbi italian mes Interit dhe Juventusit.Përballja po rezulton të jetë shumë interesante, ku të dy skuadrat kanë pasur raste të vazhdueshme gjatë tërë kohës.Andrea Cambiaso shënoi një autogol në përpjekje për ta devijuar një goditje për të kaluar Interin në epërsi (17’).Sidoqoftë, nëntë minuta më vonë Cambiaso përmirësoi gabimin duke barazuar rezultatin pas asistimit të Weston McKennie (26’).Megjithatë, situata u përkeqësua për “Zonjën e Vjetër” kur Pierre Kalulu mori kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë u përjashtua nga fusha.Interi lehtë mund të shënonte edhe një gol, por Alessandro Bastoni dështoi keq…
Për nder të 18-vjetorit të Pavarësisë, të premten në Çikago është ngritur flamuri i Kosovës përkrah atij të Shteteve të Bashkuara dhe të qytetit të Çikagos.Konsullata e Kosovës në Iowa bëri të ditur se në ceremoni morën pjesë drejtuesit e konsullatës, të cilët falënderuan Komunitetin Shqiptar të Illinois-it për përkushtimin e tyre ndaj Kosovës.“Drejtuesi i Konsullatës Drilon Zogaj dhe Sekretari i Parë, Fatmir Rrahmanaj gjatë ceremonisë kanë falënderuar drejtuesit e Komuniteti Shqiptar në Illinois-Albanian Community of Illinois dhe Shoqata Dardania për përkushtimin e tyre për Kosovën dhe bashkatdhetarët tanë në Illinois”, thuhet në njoftim.
Rishpikja e shumëpritur e “Wuthering Heights” nga Emerald Fennell ka dalë në kinema dhe ka prekur thellë publikun. Shumë adhurues e kanë quajtur dramën romantike “filmi i vitit”, duke pranuar se kanë qarë gjatë shikimit.Filmi, me Margot Robbie dhe Jacob Elordi në rolet e Catherine Earnshaw dhe Heathcliff, sjell historinë pasionante të dashurisë së tyre tragjike, të vendosur në moçalet e Yorkshire-it, shkruan DailyMail. Pas premierës, rrjetet sociale u mbushën me reagime emocionale, ku shikuesit thanë se nuk e prisnin ta pëlqenin kaq shumë filmin dhe se ai i frymëzoi disa të lexonin romanin e famshëm të Emily Brontë.Regjisorja Emerald…
Kryeministrja e Danimarkës ka thënë se Donald Trump është ende “serioz” në lidhje me pretendimin e SHBA-së ndaj Grenlandës, pavarësisht bisedimeve.Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih në Gjermani, Mette Frederiksen tha se dëshira e Trumpit për të zotëruar rajonin gjysmëautonom të Danimarkës mbeti “saktësisht e njëjtë” pavarësisht një ftohjeje në retorikën e presidentit amerikan lidhur me pretendimet e tij mbi ishullin Arktik.Danimarka dhe Grenlanda filluan bisedimet teknike mbi një marrëveshje sigurie në Arktik, pas planeve të përsëritura të Trumpit në rajon.Në janar, Trump shkoi aq larg sa kërcënoi me tarifa ndaj Danimarkës dhe shtatë aleatëve të tjerë, përfshirë…
Ashley Graham edhe një herë dëshmoi se kilogramët e tepërt nuk e ndalojnë të ndihet sensuale dhe rehat në trupin e saj. Fotot më të fundit e konfirmojnë këtë!Modelja më e famshme plus-size, Ashley Graham, u fotografua së fundmi gjatë një shëtitjeje krejt të zakonshme në New York. Më saktë, paparacët e kapën para një studioje ku ajo kishte një paraqitje të planifikuar në emisionin “The Kelly Clarkson Show”.Për këtë rast, ajo zgjodhi një kombinim që në pamje të parë dukej i thjeshtë, por që nxirrte në pah gjithë forcën joshëse dhe bukurinë e saj natyrale. Ajo kishte veshur një…
Sipas raportimit të “La Stampa”, furnizimi me prezervativë falas për atletët në Lojërat Olimpike Dimërore ka përfunduar brenda vetëm tre ditësh.“Furnizimet mbaruan brenda vetëm tre ditësh. Na premtuan se do të arrijnë të tjera, por kush e di se kur”, ka deklaruar një atlet anonim për gazetën italiane.Raporti fajëson organizatorët olimpikë, duke theksuar se nuk kanë qenë “veçanërisht bujarë me numrat”. Sipas artikullit, në Paris 2024 Summer Olympics atletët morën 300 mijë prezervativë – rreth dy në ditë për secilin – ndërsa për këto Lojëra Dimërore numri ishte dukshëm më i ulët, jo më shumë se 10 mijë.Në Lojërat Olimpike…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike.Ai për marshin e së martës që do të mbahet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, tha se që ky marsh është i drejtë.“Përveç kësaj, motoja e atij është shumë qëlluar. Është jo politikë, por drejtësi, duhet për ne, për Kosovën, por të gjithë ata të cilët po përballen me këtë padrejtësi në Dhomat e Specializuara. Pjesëmarrja po duket që do të jetë e madhe e qytetarëve të Kosovës. Ne duhet të tregojmë që jemi unik…
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se si pasojë e aksidentit të dy këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.“Ndërsa rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve”, tha Rugova.
Ambasadori shqiptar Gazmend Turdiu, i cili foli mbi mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në NATO-n, sigurinë e saj dhe mbrojtjen nga Serbia në rast sulmi.Sipas tij, Kosova nuk do të jetë shpejt anëtare e NATO-s, sepse pavarësisht rolit përcaktues që kanë SHBA për vendimmarrjen brenda Aleancës Atlantike, katër vendet që janë pjesë të NATO-s nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës dhe sipas tij bazuar në këtë analizë, Kosova do ta ketë të vështirë anëtarësimin në NATO.“Kosova është e ankoruar dhe do të mbetet e ankoruar përfundimisht me NATO-n. Fakti që ka një bazë të fuqishme të NATO-s aty, nuk…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina “ka nevojë për një datë” për pranimin e saj në Bashkimin Evropian dhe se ai synon të jetë gati për t’u bashkuar në vitin 2027.”Na duhet një datë”, tha ai gjatë një konference për shtyp. “Data e pranimit varet nga të gjitha këto bisedime me partnerët, por, dhe nuk dua të kem mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, na duhet një datë sepse përndryshe Rusia do të përpiqet të na bllokojë – drejtpërdrejt ose ndoshta nëpërmjet vendeve të tjera”, shtoi ai.”Ukraina duhet të jetë teknikisht gati për t’u bashkuar me…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari