Author: korrektpress

Një situatë e tensionuar ka ndodhur pak minuta më parë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, gjatë një bisede mes banorëve.Teksa Klodi po fliste për “pëlqimin” e Benitës, ajo reagoi ashpër, duke ngritur zërin dhe duke shtyrë një karrige që ndodhej pranë saj.“O ndalu më o vëlla, ndalu më me atë pëlqim. E ka shfrytëzu, e ka shfrytëzu atë pëlqim”, tha Benita, ndërsa Klodi e shikonte.Pas përplasjes, Benita hyri brenda në shtëpi duke bërtitur, duke e tensionuar edhe më shumë atmosferën mes banorëve. /Telegrafi/

Read More

Barcelona po e konsideron Alessandro Bastonin si objektivin kryesor për afatin kalimtar të verës 2026, raportojnë mediat italiane, por në garë mbetet edhe gjiganti anglez, Arsenal. Mbrojtësi i Interit dhe Italisë shihet si përforcimi ideal për repartin defensiv të kampionëve në fuqi të La Ligës.Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka hasur vështirësi në mbrojtje këtë sezon, sidomos pas largimit të Inigo Martinez drejt Al-Nassr verën e kaluar. Aktualisht, dyshja Pau Cubarsí – Eric García ka mbajtur peshën në qendër të mbrojtjes, por klubi katalanas po kërkon një mbrojtës natyral të majtë për më shumë stabilitet dhe thellësi në skuadër.…

Read More

Sulmuesi Fisnik Asllani thotë se duhet të vazhdojnë të fokusohen ndeshje pas ndeshje, ndërsa është i lumtur që ka vendosur rekord të ri në klub.Asllani e gjeti rrugën drejtë golit pas një periudhe të gjatë, ku shënoi në fitoren kundër Freiburgut, kurse po synojnë të zënë një vend në Ligën e Kampionëve.Për faqen zyrtare të klubit gjerman, ylli i Kosovës thotë se merituan fitoren ndaj Freiburgut, kurse shtoi se janë mësuar aq mirë me bashkëlojtarët sa po “pason me sy mbyllur”.”Është fitore e merituar, edhe me këtë diferencë golash. Ishim pak të pafat në pjesën e parë, por kemi shpërblyer…

Read More

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza japin detaje për gjendjen aktuale pas reshjeve të shiut. Nga QMK bëjnë të ditur se shirat shkaktuan përmbytje në lagjen “Prilepska” në Kërçovë, ku janë të përfshirë disa shtëpi, ndërkaq rreth 180 persona janë evakuuar në palestrën sportive “Hristo Uzunov”.Njoftimi i plotë nga Qendra për Menaxhim me KrizaGjendja pas rreshjeve të denruara të shiut deri në orën 12:30Rajoni i KërçovësGjatë natës, shirat e mëdhenj shkaktuan përmbytjen e lumit Zajashka në rrugën “Prilepska” në Kërçovë, ku u përfshinë disa shtëpi. Rreth 180 persona u evakuuan dhe u vendosën në palestrën sportive “Hristo Uzunov”.U regjistrua gjithashtu…

Read More

Nga omega-3 te vitamina D – çfarë e ndihmon dhe çfarë e përkeqëson dhimbjen në nyje, sipas organizatave ndërkombëtare të shëndetitNdryshime të vogla në pjatë mund të ulin presionin mbi nyjet dhe të zbusin simptomat e artritit. Prej vitesh flitet për ndikimin e zakoneve ushqimore dhe suplementeve në këtë sëmundje. Disa pohime janë konfirmuar nga kërkimet shkencore, të tjera mbeten në nivel rekomandimesh praktike. Megjithatë, ekspertët pajtohen se ushqimi luan rol të rëndësishëm në kontrollin e inflamacionit dhe peshës trupore.Sipas Arthritis Foundation, kontrolli i peshës është një nga faktorët më të rëndësishëm në menaxhimin e osteoartritit. Organizata raporton se humbja…

Read More

Struga Trim Lum ka pësuar humbjen e dytë radhazi në start të gjysmësezonit pranveror në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, duke u mposhtur në shtëpi nga Sileksi me rezultat 2-3 (1-0), në kuadër të javës së 18-të, njofton Telegrafi.Struganët e nisën mirë takimin dhe kaluan në epërsi në minutën e 22-të, kur Kompaore asistoi për Marjan Radeskin. Struga pati edhe një rast të mirë për ta dyfishuar epërsinë para pushimit, por pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.Në pjesën e dytë, Sileksi hyri më agresiv dhe barazoi shpejt me anë të Adi Aliqit, për të cilin ky…

Read More

Kaja Kallas hodhi poshtë pretendimet se Evropa po përballet me një rënie qytetëruese që mund të çojë në zhdukjen e saj në përgjigje të kritikave të SHBA-së në lidhje me trajektoren e kontinentit.Kryediplomatja e BE-së kundërshtoi premisën se “Evropa e zgjuar dhe dekadente” po përballet me zhdukjen e qytetërimit.Komentet e saj vijnë pasi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih se Perëndimi kolektiv ka nevojë për ripërtëritje pas dekadash politikash të keqhartuara, shkruan euronews.Vitin e kaluar, një rishikim i diskutueshëm i sigurisë kombëtare të SHBA-së tha se Evropa po përballet me një kërcënim…

Read More

Aktori anglez, Daniel Radcliffe, zbuloi në një intervistë të kohëve të fundit pse i shmang plotësisht rrjetet sociale.Sekreti i paqes së tij të brendshme është i thjeshtë – ai qëndron plotësisht larg platformave si Instagram, X dhe Facebook.Radcliffe i tha revistës Rolling Stone: “Unë nuk i përdor kurrë rrjetet sociale sepse jam i vetëdijshëm për ndikimin e tyre dhe dua të mbroj shëndetin tim mendor”. Foto: EPA-EFEAktori shpjegoi: “Nuk kam Instagram. Madje nuk kam asnjë nga versionet e X që ekzistojnë tani. Nuk e di se si mund ta bëjë dikush këtë. Sinqerisht, më duket shumë stresuese. Jam nën presion…

Read More

Kryeministri Hristian Mickoski sot kumtoi se në Konferencën e Munihut të sigurisë mori pjesë në tyrezën e rrumbullakët “Derë e hapur apo fund i hapur? – Përmbushje e premtimeve për zgjerim të BE-së”, ku, siç theksoi, i prezantoi pozicionet e vendit për zgjerimin e Bashkimit Evropian.Në kumtimin në profilin e tij në Facebook, Mickoski thekson se porosia, sipas tij, është e thjeshtë dhe se Maqedonisë dhe rajonit nuk i nevojitet një proces pa fund, por një e ardhme e parashikueshme dhe e merituar evropiane”. Është koha, tha Mickoski, reforma dhe mundi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të vlerësohen në…

Read More

Një incident zjarri ka shpërthyer në një objekt në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, ku ndodhet Agjencia Kosovare e Privatizimit.Abdulsamed Shkodra, zëvendëskomandant i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, ka dhënë detaje për situatën.Ai tha për RTKlive se tymi po dilte nga objekti, por qytetarët dhe punonjësit nuk ishin në rrezik.“Është duke dalë tym nga objekti, por njerëzit nuk rrezikohen. Ende nuk kemi arritur të hyjmë saktësisht brenda objektit ku dyshohet se po del tymi, pasi kjo pjesë është bodrum dhe ka qasje të vështirë, me kthesa që e bëjnë të ngjashme me një labirint. Ende nuk dimë saktësisht se çfarë…

Read More