Author: korrektpress

Kryeministri britanik Keir Starmer u pa duke luajtur ndeshjen e tij javore të futbollit me miqtë në veri të Londrës, pavarësisht motit me shi dhe një jave të vështirë politike. Sipas mediave, 63-vjeçari veshi fanellën e Anglisë dhe këpucë sportive të zeza, duke marrë pjesë në lojën tradicionale “five-a-side” që e luan prej dekadash. telegrafi.com Starmer është tifoz i njohur i Arsenal dhe shpesh shihet në stadium për të ndjekur ndeshjet e ekipit. Dalja e tij në fushë vjen pas një periudhe të trazuar për Labour Party, me kritika dhe përpjekje për ta sfiduar lidershipin e tij. Kryeministri pranoi se…

Read More

Meteorologu turk Hasan Tatlı ka zhvilluar një sistem paralajmërimi të hershëm që mund të zbulojë rreziqet e papritura të motit deri në 60 orë para se të ndodhin. Profesori nga Çanakkale Onsekiz Mart University tha se modeli identifikon fenomene si valët e të nxehtit, të ftohtit, stuhitë e forta dhe thatësirat në zhvillim të shpejtë. Studimi është publikuar në Quarterly Journal of the Royal Meteorological Society dhe prezanton një model dinamik katër-dimensional që tejkalon kufizimet e parashikimeve tradicionale. Sistemi përkthen të dhënat komplekse atmosferike në një indeks të vetëm rreziku nga 0 në 1, duke e bërë paralajmërimin më të…

Read More

Këngëtarja Leonora Jakupi, e ftuar së fundmi në një intervistë, ka folur për rolin e saj të ri si opinioniste në Big Brother VIP Kosova 4, duke e cilësuar këtë angazhim si një eksperiencë të veçantë për të.Ajo tregoi se ftesa i erdhi nga Alaudin Hamiti dhe se e pranoi ofertën si një sfidë të re, edhe pse nuk kishte shumë njohuri për formatin.E pyetur nëse kishte menduar të tërhiqej dhe të mos vazhdonte, Leonora u shpreh: “Ditën e parë, po. Ditën e parë kam pasur shumë dilema, madje shumë mike të miat më thoshin, pse po e sjell karrigen,…

Read More

Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi paketa të reja mbështetjeje që Ukraina do të marrë nga partnerët e saj.Sipas Ukrinform, ai e deklaroi këtë në fjalimin e tij të mbrëmjes pas pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.”Pati shumë takime, dhe më e rëndësishmja – do të ketë paketa të reja mbështetjeje për Ukrainën. Prioriteti kryesor janë raketat për mbrojtjen ajrore, për mbrojtjen nga raketat balistike. Kjo ka qenë çështja numër një gjatë gjithë këtij dimri, siç e dini. Kjo është arsyeja pse e diskutuam në Mynih me pothuajse çdo udhëheqës që mund të na ndihmojë vërtet. Gjithashtu me Marco…

Read More

Blerta Kadzadej, ambasadorja e Shqipërisë në Turqi, ka folur për riatdhesimin e Eva Dumanit pas 12 vitesh nga kampi Al-Hol në Siri. Ambasadorja ndau detaje nga operacioni i vështirë për ta nxjerrë të renë, e cila rrinte atje prej 12 vitesh.“Ju keni shumë të drejtë, ky ishte një rast njerëzor fundi i një kalvari të gjatë të dy fëmijëve, të cilët duhet të jetonin jetën fëmijërore sic i takon të gjithëve, por që patën një fatkeqësi”. “Kemi nisur në datën 5 për riatdhesimin e Evës nga Kampi Al-Hol dhe i kemi marrë nga Ministria për Evropën e Jashtme, e cila…

Read More

Gazetarja Edina Avdiu, njofton se më nuk është pjesë e RTK-së, ajo thotë se pas tri vitesh menaxhmenti vendosi të mos ia vazhdojë kontratën e punës.Ajo informon se kontrata nuk iu vazhdua nga RTK-ja edhe pse eprorët e saj, thotë se ishin në dijeni që është në muajin e pestë të shtatzanisë.Avdiu ndër të tjera kishte refuzuar ta lexonte një tekst për Dimal Bashën, që sipas saj ishte shkruar në zyret e partisë, ditën kur ai u zgjodh kryeparlamentar.

Read More

Humanisti Halil Kastrati do të inaugurojë nesër (hënë) në Gjilan një projekt të madh humanitar, i cili do të ofrojë shërbime të ndryshme për qytetarët në nevojë. Ceremonia hapëse do të mbahet në Sallën e Teatrit, nga ora 11:00.Projekti përfshin: Qendrim ditor për të moshuar – një hapësirë ku të moshuarit mund të kalojnë ditët në ngrohtësi dhe kujdes. Kuzhinë humanitare – për të siguruar ushqim për personat në nevojë. Bujtinë për studentë – strehim dhe përkujdesje për studentët që kanë nevojë për mbështetje. Halil Kastrati tha se ky projekt synon të krijojë një vend ku i moshuari gjen ngrohtësi,…

Read More

Atleti nga Peja, Gazmend Grapci, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Split Marathon në Split, duke përfunduar distancën prej 21 kilometrash me kohën mbresëlënëse 1:35:56.Në një konkurrencë ku morën pjesë rreth 1400 garues nga vende të ndryshme, Grapci u rendit në vendin e 106-të në klasifikimin e përgjithshëm, një rezultat shumë i fortë duke pasur parasysh nivelin e lartë të garës.Suksesi i tij bëhet edhe më i veçantë në kategorinë e moshës 65+, ku ai dominoi plotësisht, duke zënë vendin e parë dhe duke u shpallur fitues i padiskutueshëm.Klubi Peja Trail Run e ka përgëzuar publikisht Gazmend Grapcin për…

Read More

Cynthia Erivo ka folur hapur për thashethemet që e lidhin me Ariana Grande, pas një miqësie shumë të afërt mes tyre gjatë turneve për shtyp të Wicked dhe vazhdimit të saj Wicked: For Good. Pamjet e tyre duke pozuar ballë për ballë dhe duke mbajtur duart së bashku nxitën spekulime për një lidhje romantike.“Në fillim, mendoj se njerëzit nuk e kuptonin se si ishte e mundur që dy gra të jenë shoqe – të ngushta – dhe jo të dashura”, tha Erivo për Stylist. “Nuk kam folur kurrë për këtë, por kishte një magjepsje të çuditshme me ne të dy,…

Read More

Milot Rashica ishte protagonist në fitoren e Beşiktaş JK të dielën mbrëma, duke dhënë asistimin vendimtar që siguroi tri pikët e plota në udhëtim te Başakşehir FK.Ndeshja e xhiros së 22-të përfundoi 3-2 për Besiktasin, me Rashicën që hyri në lojë në minutën e 34-të dhe i dhuroi asistim të përkryer golit vendimtar në minutën e 96-të të kohës shtesë, në golin e shënuar nga Mustafa Hekimoglu.Bravo Çocuk. Mustafa Erhan Hekimoğlu. #İBFKvBJK pic.twitter.com/x1AQ6G4NWP— MK190302 (@Mkarakulaa1903) February 15, 2026 Ky ishte asistimi i tretë i Rashicës në këtë edicion të Superliga e Turqisë, ndërsa ka shënuar edhe një gol. Sipas vlerësimeve…

Read More