- Të gjithë u evakuuan nga ndërtesa e një universiteti të Floridas ndërsa një zjarr i madh shpërtheu në kampus
- Mashtruan qytetarët jashtë vendit – dy të arrestuar në Prishtinë e Suharekë, konfiskohen mbi 48 mijë euro
- Liverpooli afër ta “rrëmbejë” talentin 80-milionësh që kërkohet edhe nga Man Unitedi
- Shpërthim në Tiranë, dyshohet për lëndë plasëse
- Nëse Reali gabon, Barcelona fiton titullin – Flick: Nuk do t’i shikoj nesër, duam të festojmë kundër tyre
- Trump thotë se SHBA-të mund të rifillojnë sulmet ndaj Iranit ‘nëse ata sillen keq’
- Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të diele
- Konfirmimi i 8 rasteve me fruth në Kosovë, thirrje për vaksinim të menjëhershëm
Author: korrektpress
Një tragjedi ka ndodhur në mesin e ushtarëve francezë.Një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua aksidentalisht në kokë gjatë një loje me kolegët e tij.Incidenti ndodhi të shtunën e 8 shkurtit në spitalin ushtarak Percy, në periferi të Parisit, shkruan bbc. Viktima, Brigadier Alexandre Lanckbeen, u plagos rëndë gjatë një “loje” ku disa ushtarë tentonin të merrnin armët e njëri-tjetrit. Më pas u konstatua se arma ishte me fishekë të vërtetë.Lanckbeen u transportua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë më 14 shkurt. Autoritetet franceze kanë nisur hetimet dhe tre ushtarë janë çuar para gjykatës.…
Pas miratimit të marrëveshjeve të domosdoshme në Kuvend për Planin e Rritjes, Kosova ka të drejtë të marrë mjetet e parafinancimit, kanë konfirmuar zyrtarët e Komisionit Evropian.Në këtë institucion u konfirmua se Kosova tashmë ka bërë kërkesën për lirimin e parafinancimit deri në 7 për qind të shumës totale të parashikuar në kuadër të këtij instrumenti.“Tani që marrëveshjet e lidhura me Instrumentin e Reformës dhe Rritjes janë ratifikuar, Kosova ka të drejtë të marrë parafinancimin. Sapo këto ligje të shpallen zyrtarisht dhe t’i komunikohen Komisionit, dhe me kusht që të përmbushen kushtet e përgjithshme, mund të bëhet lirimi i fondeve…
Legjenda e Barcelonës, Thierry Henry, i ka bërë thirrje klubit katalanas që në verë të investojë në një sulmues të nivelit më të lartë.Sipas ish-sulmuesit francez, problemi kryesor i Barcelonës këtë sezon ka qenë efikasiteti në repartin ofensiv, duke mos shfrytëzuar si duhet potencialin e yjeve si Raphinha dhe Lamine Yamal. “Barcelona ka nevojë për një numër 9 të vërtetë. Një sulmues të nivelit elitar. Po flas për golashënues të frikshëm si Victor Osimhen, Erling Haaland ose Harry Kane. Lojtarë të provuar, jo thjesht talente në zhvillim”, ka thënë fillimisht Henry.Ai theksoi se me një talent si Yamal në krah,…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vlerësoi reperen Nicki Minaj gjatë pritjes në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Muajit të Historisë së të Zinjve, duke thënë se e do atë dhe duke theksuar pamjen e saj para personaliteteve të mbledhura.Duke iu drejtuar audiencës, Trump pyeti: “A e duam Nicki Minaj? Unë e dua Nicki Minaj. Ajo ishte këtu disa javë më parë. Shumë e bukur. Lëkura e saj është shumë e bukur. Unë thashë, ‘Nicki, je shumë e bukur'”, të cilës publiku iu përgjigj me duartrokitje.Presidenti më pas rrëfeu takimin e tyre të fundit në Shtëpinë e Bardhë, duke deklaruar…
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim prezantues të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Annu Prattipati.Gjatë bisedës, u shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet aktuale politike në Republika e Kosovës dhe mbi thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve. Zëvendëskryeministri Konjufca paraqiti vizionin dhe prioritetet e politikës së jashtme që do të udhëheqë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në mandatin e ri, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit të diplomacisë kosovare.Në takim u diskutua edhe për proceset e brendshme…
Ish-mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Petit beson se trajneri Cesc Fabregas po shndërrohet në një kandidat serioz për ta drejtuar një ditë gjigantin anglez, falë punës mbresëlënëse që po bën te Como 1907 në Serie A.Petit vlerësoi transformimin që Fabregas i ka bërë skuadrës së sapongjitur në elitë, duke paralajmëruar se klubet e mëdha do ta kenë në radar sapo të hapen vende në stol.“Klubet e tij të mëparshme do t’i shkarkojnë trajnerët dhe natyrisht Chelsea, Arsenal – në fakt çdo klub i madh – do ta shohë si opsion sepse ai po bën një punë të jashtëzakonshme te Como”.Fabregas, ish-kapiten…
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për stabilitet në marrëdhëniet tregtare transatlantike pasi Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara hoqi tarifat e gjera të presidentit amerikan Donald Trump.“Jemi në kontakt të ngushtë me administratën amerikane dhe presim sqarime mbi masat që ata synojnë të marrin si përgjigje ndaj këtij vendimi”, tha në një deklaratë Olof Gill, zëvendës-zëdhënës i Komisionit Evropian. “Bizneset nga të dyja anët e Atlantikut varen nga stabiliteti dhe parashikueshmëria e marrëdhënieve tregtare. Prandaj ne vazhdojmë të mbështesim tarifat e ulëta dhe punojmë për t’i zvogëluar ato”, shtoi Gill për politico.Në Bashkimin Evropian mbizotëron pritshmëria se administrata Trump…
Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në kuadër të vizitës së punës në Komunën e Prilepit, zhvilloi një takim me kryetarin e komunës Dejan Prodanoski, ku u diskutua për gjendjen dhe mundësitë zhvillimore në sektorin e minierave, si dhe për përfitimet që vetëqeverisja lokale ka nga aktivitetet koncesionare.Në takim u theksua se Prilepi përfaqëson një nga komunat me numrin më të madh të koncesionarëve aktivë në vend, gjë që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik lokal, hapjen e vendeve të punës dhe rritjen e të hyrave në buxhetin komunal. Bashkëbiseduesit diskutuan për efektet e rritjes së koncesioneve, si…
Në botën me ritme të shpejta të teknologjisë, pritshmëritë janë gjithmonë të larta, por në gjeneratën e ardhshme, Samsung pritet të sjellë revolucionin që do të lërë pas çdo konkurrent. Nuk bëhet fjalë thjesht për një telefon të ri, por për një epokë krejtësisht të re kuinteligjenca artificiale proaktive, krijimtaria pa kufij dhe siguria e hekurt bëhen një trup i vetëm.Kjo seri e re do të shënojë pikënisjen e inteligjencës artificiale tërësisht të personalizuar,duke ofruar përvoja proaktive dhe plotësisht të përshtatshme për ju. Të gjitha veprimet komplekse menaxhohen në prapaskenë, duke ju lejuar të fokusoheni plotësisht te qëllimet tuaja pa…
Sipas raportimeve të fundit nga “Diario Sport”, situata e Joao Cancelo te FC Barcelona po bëhet e tensionuar për shkak të mungesës së minutave nën drejtimin e Hansi Flick.Mbrojtësi portugez, 31-vjeçar, i huazuar nga Al Hilal, ka luajtur vetëm 12 minuta në tri ndeshjet e fundit të La Ligas, gjë që ka ngritur dyshime serioze për një transferim të përhershëm në verë.Cancelo thuhet se e kishte pranuar një rol dytësor pas rikthimit, por mundësitë e kufizuara e kanë lënë të zhgënjyer në stol në ndeshjet e fundit. Edhe kur Alejandro Balde u la jashtë formacionit, Flick preferoi Gerard Martin, duke…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari